Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-13, 21:28   #116
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Islami nuk i ka bėrė padrejtėsi gruas. .

GRUAJA NE HISTORI

Le t’i hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr gjendjes sė gruas nė popuj tė ndryshėm gjer nė lindjen e Islamit (shek. VII e.r.)


Nė Hindinė e Vjetėr
Sipas tė drejtės sė Hindisė sė Vjetėr, gruaja nuk zotėronte tė drejtėn e martesės, tė trashėgimit dhe asnjė tė drejtė nė fusha tė tjera. Duke u nisur nga konsiderata pėr prirje tė kėqia, pėr karakter tė dobėt dhe moral tė shėmtuar, sistemi juridik "Manu" e detyronte gruan tė lidhej pas njė burri; nė fėmijėri pas tė atit, nė rini pas burrit, me vdekjen e tij pas tė birit ose pas njė farefisi tė burrit. Nė Vedat hindiane gruaja pėrshkruhej si njė krijesė mė e keqe se cikloni, vdekja, helmi dhe gjarpėri.
Themeluesi i budizmit, Buda, nė fillimet e tij nuk e pranonte gruan nė fe. Pyetjes sė mikut tė tij mė tė afėrt, djalit tė xhaxhait, Anenda, "si duhet tė sillemi ndaj grave", i ishte pėrgjigjur: "Nuk duhet t’i shihni aspak!"
- Po nė qofshim tė detyruar t’i shohim?
- Nuk duhet tė bisedoni.
- Po nė qofshim tė detyruar tė bisedojmė?
- Atėherė, me to duhet tė jeni gjer nė fund tė kujdesshėm!
Anenda i mbikqyrte gratė. Me kėmbėnguljen e tij, Buda, pas shumė ngurrimeve, i pat pranuar gratė nė fenė e tij, por edhe pat shprehur rrezikshmėrinė e madhe tė kėsaj pėr bashkėsinė budiste. Dhe njė radhė i pat thėnė kėshtu Anendės: "Po tė mos e kishim pranuar gruan nė fe, budizmi do tė mbetej i pastėr pėr shumė shekuj. Por, mė nė fund, gruan e kemi mes tonė e, kėshtu, nuk pandeh se kjo fe do tė mund tė jetojė gjatė pas kėsaj".

Nė Babiloni
Nė Ligjet e Hamurabit, tė nxjerra nga sundimtari babilonas Hamurabi (2123-2081 p.e.r), qė kishin fituar famė, pėrmbaheshin mjaft nene tė favorshme lidhur me tė drejtat e familjes. Ndėrsa i pėrmbaheshin nė themel monogamisė, kėto ligje, nė disa raste pranonin edhe mbajtjen e mantenutave si dhe poligaminė. Njėkohėsisht vihet nė dyshim edhe zbatimi praktik ashtu siē duhet i Ligjeve tė Hamurabit nė bashkėsinė e vet.

Nė tė drejtėn izraelite
Nė tė drejtėn izraelite, burri kishte tė drejta absolute mbi familjen. Madje, vajzat ēifute nė shtėpinė atėrore ishin si shėrbėtore. I ati mund t’i shiste ato. E drejta e ndarjes i pėrkiste burrit pėr kėnaqėsinė e tij. Veēse vajzat mund tė merrnin pjesė nga trashėgimi atėror nė se s’gjendej ndonjė trashėgimtar tjetėr

Nė Iran
Nė shtetet Sasani, martesa me motrėn ishte e lejueshme. Madje, njė gjė e tillė nxitej. Afėrsia e gjakut nuk pėrbėnte njė veēori me vlerė pėr respektin ndaj motrės dhe nėnės.

Nė Romė dhe nė Greqinė e Vjetėr
Nė Romė dhe nė Greqinė e Vjetėr gruaja nuk zotėronte asnjė tė drejtė. Qėllimi kryesor i martesės pėr mashkullin ishte plotėsimi i kėnaqėsive, zotėrimi i fėmijėve, sjellja e njė kujdestari dhe shėrbėtori pėr mallin dhe pasurinė e shtėpisė. Nė Spartė, gruaja, pėr tė lindur, shtrėngohej tė kishte marrėdhėnie edhe me persona tė tjerė pėrveē burrit tė saj. Sipas Platonit, gruaja na qenkėsh "njė mall i shkėmbyeshėm qė duhet tė kalojė nga dora nė dorė". Aristoteli thotė: "Gruaja ėshtė njė mashkull i mbetur pėr gjysmė qysh nė krijim".

Nė Kinėn e Vjetėr
Te kinezėt gruaja nuk trajtohej si njeri, madje as emėr s’i vihej. Gruaja thirrej me numra: njėshi, dyshi, treshi... Djemtė trajtoheshin tė denjė, ndėrsa vajzat pėrmendeshin me fjalėn "dosa".

Nė Angli
Ndėrmjet shek. V-XI, burrat mund t’i shisnin gratė. Popujt pesimistė kristianė, duke i besuar pikėpamjes se gruaja (nėna jonė, Hava) ishte shkaktare e mėkatit tė parė, pėr pasojė, e pėrgatitjes sė fatkeqėsisė njerėzore, vazhdimisht e kishin vėshtruar gruan si "djall". Nė Angli, gruaja, e trajtuar si njė qenie e fėlliqur, nuk mund tė prekte Ungjillin. Ky status vetėm nė kohėn e sundimit tė Henrikut VIII (1509-1547) ishte mundur tė hiqej me njė vendim tė dalė nga parlamenti. Sipas kėtij vendimi, gratė mund tė lexonin Ungjillin.

Nė Arabi
Kur po lindte Islami, nė Gadishullin Arabik, gruaja trajtohej pikėrisht si mjeti i plotėsimit tė epsheve tė mashkullit. Gruaja ishte e privuar nga rregullimet pėrkatėse tė martesės, krijimit tė familjes dhe ndarjes si dhe nga e drejta e trashėgimisė. Gjithashtu, nė pikėpamje tė vlerave shpirtėrore si besimi, liria e ndėrgjegjes dhe respekti ndaj vetvetes (izzetu'n-nefs, amour propre), gruaja pranohej shumė poshtė nga burri.
Vajza nė familje, nga pikėpamja materiale trajtohej si barrė dhe, nga ana shpirtėrore, si shkak turpi dhe poshtėrimi. Babai, zotėruesi i tė drejtave tė pakufizuara nė qeverisjen e familjes, nuk shihte ndonjė kufizim ose pengesė pėr tė vrarė vajzėn e vet, madje pėr ta mbuluar nė dhe tė gjallė...

REVOLUCIONI QE KREU ISLAMI
Siē u kuptua nga kėto sqarime tė shkurtera, gjer nė lindjen e Islamit, pothuajse nė tė gjithė botėn, gruaja nuk zotėronte asnjė tė drejtė qė do t’i jepte asaj ndonjė rėndėsi. Madje, specifika nė se gruaja ishte njeri apo jo, pėrbėnte njė ēėshtje tė diskutueshme midis mendimtarėve dhe ligjėvėnėsve.
Ja, pra, feja Islame i erdhi nė ndihmė gruas nė keqtrajtimin e saj. Islami shpalli barazinė nė krijim tė burrit e gruas, tė njerėzve tė ēfarėdo race, tė tė gjithė njerėzimit: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete e, s’ka dyshim, se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr u ėshtė ruajtur (kėqijat)e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". "O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu)dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn)e saj e prej atyre u shtuan burra shumė e gra".
Gruaja ka njė pozitė tė veēantė nė Islam. Kur Profeti Islam, duke sjellė fenė e sė drejtės, sapo filloi tė njoftonte njerėzimin, njeriu i parė qė besoi, ishte njė grua. "Allahu nuk mė ka dhėnė mua njė grua mė tė dobishme se Hatixhenė. Ndėrsa askush s’mė besonte, ajo mė besoi. Ndėrsa ēdokush mė pėrgėnjeshtronte, ajo mė miratonte. Ndėrsa njerėzit largoheshin prej meje, ajo mė mbeshteti me pasurinė e saj dhe, jo nga gratė e tjera, por nga ajo grua, Allahu mė favorizoi fillimisht me fėmijė". Nė tė njėjtėn kohė, gruaja ėshtė dėshmorja e parė e Islamit. Symejje, nėna e Ammarit, qe ndėr tė parėt qė pranuan fenė Islame nė Mekė, pėr pasojė, ajo iu nėnshtrua torturave tė padurueshme. Kurejshėt, asaj, tė shoqit Jasir dhe tė birit Ammar u vishnin rrobe tė hekurta mbi rėrėn e nxehtė dhe i braktisnin nėn diellin pėrvėlues. I Dėrguari i Allahut, kur i shihte, u thoshte: "Bėni durim, familja Jasir! Vendi ku do tė mbėrrini, ėshtė Parajsa!" Si pėrfundim, plaka Symmejje kishte dhėnė shpirt nėn bajonetėn e Ebu Xhehlit. Dėshmorja e parė Islamit!
Hz. Pejgamberi pat dhėnė shumė shembuj tė dashurisė, respektit dhe dhembshurisė ndaj gruas. Ai urdhėron kėshtu: "Nga bota juaj tri gjėra mė kanė gėzuar: bukuria dhe pastėrtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike mė e lumtur".
Para Islamit arabėt silleshin shumė ashpėr me gratė. Njė ndodhi e Hz. Omerit qė njihej pėr seriozitet dhe ashpėrsi, bėhet njė shembull i bukur pėr kėtė. Sad b. Ebi Vakkas tregon: "Njė ditė Omeri kėrkoi lejė tė hynte nė praninė e tė Dėrguarit tė Allahut. Atė radhė pranė Hz. Pejgamberit ndodheshin gratė kurejshe. Ato bisedonin me zė tė lartė dhe po e pyesnin atė pėr shumė gjėra. Porsa dėgjuan zėrin e Omerit, u ngritėn dhe filluan tė mbuloheshin me ngut. Kur Omeri u fut brenda dhe vuri re buzėqeshjen e tė Dėrguarit, tha: "O i Dėrguar i Allahut, ē’ta shkaktoi buzėqeshjen ty?" Dhe Profeti iu pėrgjegj: "U ēudita me kėto. Rrinin pranė meje, por, me ta dėgjuar zėrin, vrapuan me ngut tė mbuloheshin". Kurse Hz. Omeri: "O i Dėrguari i Allahut, ti je shumė mė tepėr i denjė pėr drojtjen dhe frikėn e tyre!" Pastaj iu kthye grave: "O armike tė vetvetes! Nga unė frikėsoheni dhe nga i Dėrguari i Allahut s’frikėsoheni?" Ato i thanė: "Po. Ti, nė krahasim me tė Dėrguarin, je mjaft i ashpėr dhe i pazemėr". Mbi ēka ngjau, Hz. Pejgamber urdhėroi kėshtu: "Betohem nė Allahun qė mė ka nė dorė, se djalli i ėshtė nisur njė qėllimi tė caktuar; le tė ballafaqohet me ty; atėherė me siguri do tė marrė njė drejtim tjetėr, do tė ikė!"
Pėr shumė shekuj, ndėrsa bota e krishterė, duke e njohur gruan si njė krijesė tė ndyrė, nuk e lejonte tė hynte nė mjediset e adhurimit, Hz. Omerit, pėr tė cilin sollėm ndodhinė e sipėrme, mu brenda nė xhami njė grua i pat dhėnė mėsim drejtėsie dhe e pat bėrė tė heshtte. Njė ditė, nė Medine, nė xhami, Kalifi i Dytė, Omer, duke hipur nė shkallėt (minber) ku predikonte Profeti, u kishte folur bashkėsisė sė besimtarėve. Nė ligjėratėn e tij u kishte thėnė qė nė martesė tė mos u jepnin shumė para (mehr) grave. Nga radhėt e grave ishte ngritur njė zonjė shtatgjatė: "Ej, Omer, s’ke tė drejtė tė thuash kėshtu!" Dhe i kishte cituar nga ajetet e Kurani Kerimit. Atėherė Kalifi, duke i marrė fjalėt mbrapsht, kishte thėnė: "Allah! Allah! Njė grua debatoi dhe e bėri tė heshtė Omerin!"

Ngritja e zakoneve tė kėqia dhe e bestytnive
Kurani i Madhnueshėm e kishte ndaluar me forcė krimin ndaj vajzės: "Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh". Kurani e kritikon ashpėr babanė qė e ndjen veten tė turpėruar nga rėnia rob nė luftė e vajzės ose nga martesa e saj: "Kur ndonjeri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij i prishet dhe bėhet plot mllef. Fshihet prej njerėzve, pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela, e jo dhuratė prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre!" Veēanėrisht, kur pėrshkruan tmerrin e Kiametit, urdhėron kėshtu: "Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur..."
Nė fakt, si djalin, edhe vajzėn e ka dhėnė Allahu. Kėtu njeriu s’luan asnjė rol. Kurse veprimet e Krijuesit nuk mund tė pėrbėjnė diēka tė keqe ose turp. "Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai i krijon ēka tė dojė; Ai i fal vetėm femra atij qė do, e i fal vetėm meshkuj atij qė do; Ose i fal ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e le pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm". Hz. Pejgamberi ka urdhėruar: "Me atė qė ushqen dhe rrit gjer nė maturi dy vajza, ditėn e Kijametit (dhe bėn shenjė me dy gishta) ja, kėshtu do tė bėhemi!"
Politeistėt e Mekės i pandehnin engjėjt si vajza tė Allahut. Ndėrsa pranonin qė vajzat janė krijesa tė rėndomta, kishin rėnė nė alogjizėm duke ia pėrqasur ato Allahut. Kurani iu pėrgjigjet atyre kėshtu: "E ti (Muhammed), pyeti ata (idhujtarėt): A tė Zotit tėnd janė vajzat, kurse tė tyre djemtė? Apo, Ne i krijuam engjėjt femra, e ata ishin dėshmitarė (kur Ne i krijuam engjėjt femra)?!" Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonė: "Allahu ka lindė!" S’ka dyshim se ata janė gėnjeshtarė (kur thonė se engjėjt janė bijat e Zotit)! A thua vajzat Ai i ka bėrė mė tė zgjedhura se djemtė?" Fakti qė politeistėt e Mekės djemtė ia kushtonin vetes dhe vajzat Allahut, nė Kuran formulohet "njė ndarje e padrejtė".

__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė