Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-04-13, 10:59   #139
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Qeveria

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga uck_aksh Shiko postimin
Ku po shpenzohet pasuria e popullit te kosoves


K E T U



Kryeministri: Hashim Thaqi

Kabineti i Kryeministrit:
1. Bekim Ēollaku kėshilltar
2.Lirim Greiēevci kėshilltar
3.Dhurata Hoxha kėshilltare
4. Mrika Kotorri kėshilltare
5. Fadil Hysa kėshilltar
6. Dukagjin Gorani kėshilltar
7. Ismail Syla kėshilltar
8. Blerim Latifi kėshilltar
9. Srdjan Sentic kėshilltar
10. Abelard Tahiri Shef i kabinetit
11.Edi Sejdiu shef i protokollit

Kabineti qeveritar:
1.Behgjet Pacolli Zėvendėskryeministėr i parė i Republikės sė Kosovės
2.Hajredin Kuēi Zėvendėskryeministėr i Republikės sė Kosovės
3. Mimoza Kusari - Lila Zėvendėskryeministre e Republikės sė Kosovės
4. Slobodan Petroviq Zėvendėskryeministėr i Republikės sė Kosovės
5. Edita Tahiri Zėvendėskryeministre e Republikės sė Kosovės
6. Bujar Bukoshi Zėvendėskryeministėr i Republikės sė Kosovės


Zėvendėskryeministrat:

Kabineti i zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi:

1.Bajram Bujupi - Shef i Kabinetit
2. Lirak Ēelaj - kėshilltar i lartė politik
3. Elbasan Dervishaj - Shef i Protokollit
4. Laura Zherka - kėshilltare politike
5. Idriz Blakaj - kėshilltar politik
6. Zejnullah Gruda - kėshilltar politik
7. Zejnel Kelmendi - kėshilltar politik
8. Uliks Emra - kėshilltar politik


Kabineti i zėvendėskryeministres Edita Tahiri:

1. Dren Zeka, Kėshilltar i lart politik
2. Gazmir Raci, Kėshilltar politik
3. Arjeta Rexhaj, Kėshilltare politike
4. Elona Cecelia, Kėshilltare politike
5. Visar Xani, Kėshilltar politik
6. Vesa Mullaademi, Asistente personale e Zėvendėskryeministres Edita Tahiri

Ministrat:

1.Enver Hoxhaj Ministėr i Punėve tė Jashtme
2. Vlora Ēitaku Ministre e Integrimeve Evropiane
3. Hajredin Kuēi Ministėr i Drejtėsisė
4. Agim Ēeku Ministėr i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės
5. Bajram Rexhepi Ministėr i Punėve tė Brendshme
6. Bedri Hamza Ministėr i Financave
7. Mimoza Kusari-Lila Ministre e Tregtisė dhe e Industrisė
8. Memli Krasniqi Ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
9. Besim Beqaj Ministėr i Zhvillimit Ekonomik
10.Ramė Buja Ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė
11. Slobodan Petroviq Ministėr i Administrimit dhe Pushtetit Lokal
12. Mahir Yağcilar Ministėr i Administratės Publike
13. Fehmi Mujota Ministėr i Infrastrukturės
14. Blerand Stavileci Ministėr i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural
15. Ferid Agani Ministėr i Shėndetėsisė
16. Nenad Rasič Ministėr i Punės dhe i Mirėqenies Sociale
17. Dardan Gashi Ministėr i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor
18. Radojica Tomiq Ministėr i Kthimit dhe i Komuniteteve


Sekretar i pergjithshem :
Fitim Krasniqi Sekretar i Pėrgjithshėm

ketu nuk jan te perfshir :
1. Kabineti i zėvendėskryeministrit Behgjet Pacolli
2. Kabineti i zėvendėskryeministres Mimoza Kusari
3. Kabineti i zėvendėskryeministrit Bujar Bukoshi
4. Kabineti i zėvendėskryeministrit Slobodan Petroviq


nuk jan kryesia e parlamentit deputetet
nuk jan edhe truprojet dhe ngasesit e veturav
Koment!

Gjenerata e promovimit te antivleres eshte pikellim ne vete per historine e dhimbshme te Kosoves!

Gjenerata?

(kupto gjithe strukturen diletante te zhytur ne krim edhe para fillimit te luftes qe mundesoi te koheekzistoj kjo gangrene e kesaj shoqerie te lodhur; per me keq madje edhe e interpretuar si "George Washington".

Centralizimi diskrepant i instaluar kudo me pushtetin autoritar alla Pronto vec sa po e kullon rrjedhen e paster te Kroit ne popull qe do shperthej nje dite per t`a pastruar njehere e pergjithmone kete ndytesire te organizuar qe eshtet zhytur thelle ne krim e shantazh duke shkelur mbi gjithe gjakun dhe amanetin e Heronjeve te Popullit!

Po c`mu kujtu nje fjale e bacit Hamez kur thoshte po shume e m. u kane neper keto troje e asnje prej tyne s`kane mujt me nejt gjate (kjo vlene edhe per Pronton e karieres).
...

Sulltani!

Wikileaks: Presionet e Thaēit pėr ta futur PDK-nė nė qeveri



Publikuar: 10.04.2013 - 08:15Prishtinė, 9 prill

- Kabllogramet mė tė reja tė publikuara nga Wikileaks tregojnė kokėēarjen qė amerikanėt nė Kosovė, bashkė me zyrat e tjera perėndimore, kishin nga Hashim Thaēi si opozitar. Nė to pėrshkruhet disa herė tentimi i Thaēit pėr tė pėrdorur ēdo lloj metode e kėrcėnimi pėr ta futur PDK-nė nė pushtet. Ai nuk u mor parasysh asnjėherė, derisa i fitoi vetė votat nė vitin 2007 pėr ta udhėhequr Qeverinė e Kosovės, transmeton KTV. Historia e Hashim Thaēit me amerikanėt pas luftės nis nė vitin 2001, kur ai kėrkon me ngulm afrimin dhe aprovimin e SHBA-sė.

Nė kabllogramin e dėrguar nė Washington mė 11 shtator 2001, shefi i Zyrės Amerikane nė atė kohė, John Menzis, i tregon qėllimet e vizitės sė liderit opozitar atje.

Thaēi mendonte se ishte njeri i padėshirueshėm nga amerikanėt dhe donte afrimin me ta pėr ambiciet politike. Menzis shpjegonte se Thaēi ishte larg Rugovės nė aprovimin popullor.

“Edhe Rugova, edhe Haradinaj janė shumė tė interesuar pėr tė bashkėpunuar dhe pėr tė pasur marrėdhėnie tė mira me SHBA-nė, natyrisht, por asnjėrit nuk i duhemi aq shumė sa Thaēit, i cili ende vazhdon tė besojė se ai personalisht e ka ēliruar Kosovėn. Teksa pritet tė nisė fushata parazgjedhore, ai me padurim po pret ta portretizojė veten si dikush qė ka lidhje me qeverinė amerikane nė Washington dhe me OKB-nė nė New York. Ai do tė kėrkojė mbėshtetje publike politike nga zyrtarėt amerikanė”, shkruante Menzis.

Shefi i Zyrės amerikane e vlerėsonte Thaēin pėr afrimin me serbėt dhe kujtonte se i kishin thėnė qė lideri i PDK-sė bėn shaka me Rada Trajkoviqin nė gjuhėn serbe nė KPA.

Por, nė njė takim me Menzis Thaēi kishte shprehur shqetėsimin pėr dhunėn qė kryesisht ishte e drejtuar ndaj zyrtarėve tė LDK-sė, duke e ditur se dyshimi kryesor shkonte nė PDK-nė e tij.

Zyra Amerikane e kishte inkurajuar qė ai tė inkurajonte ndaljen e dhunės.

Pas kėtij kabllogrami, Thaēi nis tė pėrmendet mė shpesh vetėm nė vitin 2006, me pėrpjekjet e vazhdueshme pėr tė arritur pushtetin, nė atė qė nė njė kabllogram pėrshkruhet si “dėshirė e zjarrtė pėr t’u bėrė kryeministėr”.

Tentimin e parė pėr ta futur PDK-nė nė qeveri Thaēi e kishte bėrė nė qershor 2006, kur kishte kėrkuar njė takim me pėrfaqėsuesit e Quintit nė Prishtinė.

Aty ai u kishte thėnė ambasadorėve tė SHBA-sė, Britanisė sė Madhe, Francės, Gjermanisė dhe Italisė se qeveria LDK-AAK nuk i kishte pėrmbushur detyrat e veta, se vendi ishte nė vakuum institucional dhe se duhej krijuar njė qeveri e re teknike gjithėpėrfshirėse me PDK-nė nė tė.

“Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit unanimisht nuk ishin aspak tė impresionuar me propozimet e tij”, shkruan nė kabllogramin e 15 qershorit.

Kėrkesa e Thaēit kishte ardhur pas vendimit tė Shefit tė UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, pėr shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Plani i Thaēit i shėrben vetėm atij. Nė njė sondazh tė opinionit publik, qė Thaēi u kujdes ta mbante tė papublikuar, tregohet rėnia e popullaritetit tė tij dhe e PDK-sė. Tė kėrkohet njė zgjidhje e imponuar ndėrkombėtare tregon dėshpėrimin e Thaēit pėr tė pasur mė shumė ndikim nė qeverisjen e Kosovės, sesa lejon karrigia e tij nė ekipin negociator. Duke marrė parasysh reagimin me dyshime tė Grupit tė Kontaktit, pak simpati apo interes tregohet pėr propozimin e Thaēit”, thuhet nė kėtė kabllogram.

Njė ditė mė vonė, mė 16 qershor 2006, Zyra Amerikane e tregon sondazhin qė e nxirrte shumė keq PDK-nė dhe Thaēin.

Nė sondazhin e Gani Bobit, 49.8 % e votuesve pėrkrahin LDK-nė dhe vetėm 21.2 PDK-nė.

Kryeministri Agim Ēeku ishte lideri mė i preferuar sipas sondazhit, kurse Hashim Thaēi dilte dėshpėrimisht nė vendin e 15-tė.

Lirim Grejqevci, kėshilltar i kryetarit tė PDK-sė, tash ambasador nė Londėr, kishte thėnė se sondazhi ishte manipulim i Lutfi Hazirit dhe Ramush Haradinajt qė e kishin blerė Shkėlzen Maliqin pėr t’i ndėrruar numrat.

Pak ditė mė vonė Thaēi kėrkoi takim me shefin e Zyrės Amerikane, Filip Goldberg. Aty ai iu shprehur shqetėsimin pėr emėrimin e pritshėm tė Joachim Ruecker nė postin e shefit tė UNMIK-ut.

Thaēi u tha amerikanėve se Ruecker kishte udhėhequr si Shef i Shtyllės sė Katėrt njė proces tė korruptuar tė privatizimit, dhe se kryeadministrator duhej tė bėhej dikush me tė cilin PDK-ja ndihej rehat.

Zyra Amerikane nuk ia mori parasysh shqetėsimin, duke thėnė se Rucker kishte bėrė punė tė mirė dhe se SHBA-ja nuk mund tė pėrzihej nė punėt e OKB-sė.

Goldberg thotė se Thaēi kishte marrėdhėnie jo tė mira me Soren Jessen Petersenin, pėr shkak tė shtyrjes sė zgjedhjeve lokale dhe pėr shkak se Peteresen nuk pranonte krijimin e qeverisė teknike me PDK-nė nė tė, pėr tė cilėn insistonte vazhdimisht Thaēi.

Nė tė tjera kabllograme tė vitit 2006 e 2007, Zyra Amerikane nė Kosovė tregon pėr kėrcėnimet e vazhdueshme qė Thaēi bėnte me largim nga Ekipi i Unitetit nėse PDK-ja nuk hyn nė qeveri.

SHBA-ja ia kishte bėrė tė qartė nė disa raste, se ai nuk guxonte ta bėnte njė gjė tė tillė, nė tė kundėrtėn do tė mbahej publikisht pėrgjegjės pėr prishjen e konsensusit pėr negociatat pėr status me Serbinė.

Nė fillim tė 2007-s pėrshkruhet tendenca e Thaēit pėr tė shfrytėzuar ndarjen e LDK-sė nė dy pjesė, pėr ta larguar AAK-nė nga qeveria, dhe pėr ta futur aty PDK-nė me LDK-nė.

Paraprakisht, Thaēi kundėrshtonte kandidimin e Sejdiut pėr kryetar tė LDK-sė pėr shkak se ishte edhe president, por ai mori garanci nga UNMIK-u se nuk kishte probleme ligjore.

Thaēi e dinte se nuk mund tė bashkėpunonte me Dacin e LDD-sė pėr ta rrėzuar qeverinė, sepse ai ishte i padėshirueshėm pėr amerikanėt dhe bashkėsinė ndėrkombėtare.

Sipas Zyrės Amerikane, Thaēi do tė pėrdorte edhe protestėn vdekje-prurėse tė Vetėvendosjes, pėr tė kritikuar qeverinė dhe pėr tė shkaktuar ēarje nė Ekipin e Unitetit.

Nė gusht 2007 Thaēi kundėrshtonte fort para amerikanėve idenė qė zgjedhjet nacionale tė shtyheshin.

“Tė gjithė e dinė se Thaēi dėshiron tė bėhet kryeministėr, sidomos nė kohėn kur Kosova do ta shpallė pavarėsinė. Insistimi i tij pėr zgjedhje brenda afatit kushtetues e reflekton kėtė ambicie. Thaēi gjithashtu ka frikė se mund tė humbasė vota nė bazėn e Haradinajt nė perėndim tė Kosovės, nėse Haradinaj lirohet para zgjedhjeve nga Haga. Thaēi gjithashtu ka shqetėsime pėr pozicionin e tij nė PDK nė raport me Fatmir Limajn. Pavarėsisht makinacioneve tė brendshme politike, ne do ta mbajmė Thaēin pėrgjegjės qė tė mos e pėrdorė planin e Ahtisaarit apo statusin final pėr efekt elektoral”, shkruante pėrfaqėsuesi i Ambasadės, Laskaris.

Nė janar 2008, Zyra Amerikane me Kaidanow nė krye mė nė fund mund tė raportonte pėr Hashim Thaēin – kryeministėr tė Kosovės.

“Edhe pse ndonjėherė mund tė jetė bashkėpunėtor i paparashikueshėm dhe tė cilit nuk mund t’i besohet, Zyra Amerikane ka kultivuar marrėdhėnie tė forta me tė dhe stafin e tij dhe ai ka premtuar se do ta konsultojė qeverinė amerikane dhe BE-nė pėr tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme”, shkruante Kaidanow.

Nė kėtė kabllogram ajo jepte edhe biografinė e Thaēit qė e pėrshkruante kokėfortė dhe qė nuk merrte parasysh kėshilla kur ndjente se i cenohej interesi partiak.

Kaidanow gjithsesi lavdėron insistimin e pandalshėm tė Thaēit pėr ta ēuar PDK-nė drejt fitores nė zgjedhje dhe ēmon faktin qė pėr tė mirėn e Kosovės ai pranoi koalicionin me kundėrshtarėt e mėdhenj tė LDK-sė.
  Pėrgjigju Me Kuotė