Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-13, 15:57   #59
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Kemi pasė ndjenjen edhe si fėmijė se diēka e madhe kishte ndodh me familjen tonė. Kjo familje nė fillim tė kryengritjeve tė mėdha shqiptare 1908-1912 nisiluftėrat me kryengritėsit shqiptar kundėr turqėve.Mė parė pėrmendet Halil Dema, e Demė Neziri, por ne e kujtojmė mirė ndėrhyrjen e Haxhė Kerit, trimit rugovas, nė dobi tė familjes, kur Sadri Elezin e kishin sulmuar disa rrebel vendės, kur familja jonė ka ardhė nė fshatin Cerrcė nė fillim tė shekullit tė kaluar.Familja njė here ishte vendosur nga fshati Malaj i Rugovės nė Gllaviqicė. Sipas axhės Ali, familja e Sadri Elezit kėtu kishte vendosur lidhje me gjyshin e akademik Mark Krasniqit. Mė vonė familja jonė ėshtė vendosur nė Banjicė, afėr, banjės sė Pejės, dhe me ndihmėn e Haxhi Zekės, ėshtė vendosur ku edhe ėshtė sot, nė Cerrcė tė Istogut.Por, disa inate vendėse paskan nxitur disa tė rrebeluar qė ta gėrgasin familjen tonė tė madhe qė ka qenė e vendosur nė njė kullė, aty mbi trollin e tashėm tė shkollės sė fshatit. Nė bjeshkėt Istogut, atėherė paskan qendruar disa tė rrebeluar, qė e paskan sulmuar familjen tonė. Kjo ėshtė e vėrteta: ėshtė dashė qė Keri i Sadri Bardhit tė Rugovės, njė trim i njohur rugovas, qė i kishte dalė zani deri nė Shkodėr, tė vijė me trimat e Rugovės, qė t’ i qetėsojė rrebelėt vendės.Ngjarja ka ndodhur nė Bjeshkėt e Bajshės sė Istogut.

Rugovasit rrethojnė vendėsit nė Bajshe

Dy- tri familje nė fillim tė shekullit tė kaluarkanė qenė mė tė moēme se familja Rugova nė Cerrcė tė Istogut. Cerrca, njė fshat qė shtrihet nja 1,5 km, nga Istogu, nė rrugėn nė drejtim tė Vrellės e Pejės, gati e tėra ishte tokė bejlerėsh tė Pejės. Mė duket se vetėm familja Kaliqanaj ka qenė me tapi tė moēme, sė pakut si thonė vendėsit, familjet e tjera kėtu janė vendosur si ēipēi, nė tokė tė bejlerėve tė Pejės.Para familjes sonė kėtu ka qenė e vendosur familja Rexhaj, Haskaj, Maxharraj, Hasanaj, etj. Kėto familje, me atė Kaliqanaj, edhe sot janė kėtu dominuese.Por, copėzat e historisė qė na i tregonin baballarėt ishin tė rėnda. Pse kulla Sadri Elezit nė grykė tė fshatit Cerrcės sulmohej? Mė thonin se ajo kullė, qė I ka pasė themelet dei vonė, ishte e rrethuar me njė avli tė madhe, e sulmohej, nga kush, e shtroja mė vonė pyejtjen?Sadri Elezi, me vėllezėrit e vet kishte ardhur kėtu me lidhjen qė kishte pasur me Haxhi Zekėn dhe me pjesėtarėt e tjerė tė Lidhjes “ Besa- besė” tė Pejės.Atėherė erdhi Ker Sadria nė Bajshe dhe ua mbledhi betė rrebelėve vendės!

Krenaria e rugovasve dhe ndėrhyrja e dėmshme e vojvodės serb, Miliq Kėrstiqit

Thash edhe mė parė, familjet e mėdha rugovase, edhe kur kemi rėnė nė rrafsh, tradicionalisht e kanė mbrojtur familjen tonė. Njė herė trimi Ker Sadria, mė vonė bajraktarėt e Rugovės, Sak Fazlia e Zhuk Haxhia, e pas LDB, kur familja doli me katėr burra tė vrarė e tė zhdukur, rugovasit na kanė ndihmuar edhe me bukė. Por, me njė rast, krenaria e rugovasve i ka kushtuar familjes sė Rrustės, sė Sadri Elezit (njė rrugė nė Pejė e mban tash kėtė emėr). Nga mesi i viteve ’20 Rrusta e paska martuar vėllanė e vogėl dhe qenka bėrė njė dasmė e madhe. Si ėshtė zakon ndėr malėsorė, nė atė dasmė qenkan ftuar shokė e miq.

Si ia mori tokėn Kėrstiqi Rrustė Rugovės?

Si thuhet, Kėrstiqi ka hyrė e ka dalė ku ka dashur nėpėr Kosovė, ka shkuar me shokėt e vet edhe nėpėr raste tė vdekjeve e dasma tė shqiptarėve, ftuar e paftuar. Kėshtu paska shkuar edhe nė dasmė tė vėllait tė Rrustės. Rugovasit qė paskan qenė aty tė ftuar krushq, nuk ia paskan marrė patin Kėrstiqit, madje nuk paskan lėvizur vendi! Miliqi me shokė atė natė e paska lėshuar dasmėn, paska bėrė konak te njė familje tjetėr e fshatit dhe qenka betuar: “ Pėr kėtė Rrusta ka pėr tė ma pa sherrin”. Disa ditė mė vonė shokėt e Miliqit e kanė ndjekur me pushkė njė burrė tė familjes Rugova nga toka mė e mirė qė e kemi pasur nė Koreniqe, buzė lumit tė Istogut. Ajo tokė ka mbetur e serbėve deri pas luftės sė fundit, kur familjarėt tanė pėrsėri janė kthyer pėr ta punuar. Ėshtė e vėrtetė se familjarėt tanė kanė marrė pjesė nė kryengritjet shqiptare kundėr pushtuesve, por asnjėherė, kurrė, nuk kanė qenė plaēkitės, nė asnjė rast dhe kurrė nuk kanė qenė tė gjakėsuar me shqiptarėt. Deri vonė nga fundi i viteve ’50 nė oborrin e moēėm, tash pronė e xhaxhait, aty e ka truallin edhe Ibrahim Rugova dhe pasardhėsit e tij, ka ekzistuar oda e burrave.

Burgosja e Sahit Zatriqit nė odėn e Rrustė Rugovės

Ajo odė ka qenė e madhe, odė tradicionale, e punuar prej druri. Nė atė odė njė kohė ka qenė i vendosur njė shtab i ushtrisė sė atėhershme italiane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kur kanė shkuar italianėt pas shtatorit tė vitit 1943, nė fshat paskan ardhur gjermanėt, por nuk qenkan vendosur kėtu. Njė ditė nė kėtė odė paska ardhur Sahit Zatriqi, njė nėpunės shteti atėherė, por qė ka vepruar nė kėto anė si komunist. Gjermanėt paskan marrė nė dijeni ardhjen e Zatriqit kėtu dhe e paskan rrethuar odėn. Si kanė treguar mė vonė familjarėt dėshmitarė, Sahiti paska arritur qė t’i hedhė nė zjarr disa dokumente qė i paska pasur me vete. Paska ndėrhyrė me pushkė nė dorė edhe njė burrė i familjes, pėr ta mbrojtur Sahitin, si ėshtė zakon ndėr malėsorė, nė bazė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, qė tė mbrohet mysafiri, pa marrė parasysh sė kush ėshtė ai. Por, gjendja qenka qetėsuar, pa krisma. Zatriqi, si ėshtė shėnuar mė vonė nė “ Monografinė e LNĒ tė Istogut”, qenka mbajtur disa muaj nė burg dhe qenka liruar. Sahit Zatriqi pas LDB ka qenė njėri ndėr njerėzit kryesorė tė pushtetit komunist nė Istog. Pos tij, nė atė pushtet kanė qenė edhe Ruzha Rajiqiqi, Vaso Pavlloviqi, e ndonjė tjetėr. Pavlloviqi ka qenė malazez, kolonist i ardhur nga mėrgata malazeze nė Amerikė. Nė vitin 1973, kur unė fillova tė punoj si gazetar, korrespondent i “ Rilindjes” nga Istogu, zyrėn e kam pas marrė pikėrisht nė shtėpinė e pavlloviqėve qė ishte nė qendėr tė qytetit. Ka qenė njė shtėpi e vogėl, njėkatėshe, me njė podrum tė thellė. Mė kishin folur se nė atė podrum OZN-na kishte torturuar shumė shqiptarė. Mė flitnin se nė atė podrum kishte edhe hallka hekuri me tė cilat ishin mbajtur tė lidhur shqiptarėt. Me plakėn e Pavlloviqėve tė cilės ia bėja ndonjė shėrbim, si ishte telefoni i “ Rilindjes” tė cilin ajo e shfrytėzonte pėr tė biseduar me djemtė e saj nė Beograd, etj. tentoja tė bije nė ujdi pėr tė hyrė njė here nė atė podrum, por ajo kurrė nuk mė ka lejuar dhe kurrė nė asnjė rast nuk fliste pėr masakrat serbe e malazeze mbi shqiptarėt. Stoikisht mbahej e heshtur. E dija se po e luan lojėn mirė, si e luaja edhe unė, por edhe pse burri i saj ka qenė kryetar komune nė Istog menjėherė pas luftės, ajo nuk fliste asgjė. Pėrkundrazi, Stana fliste me pietet pėr ata burra shqiptarė, por detaje mė shumė nuk tregonte. Unė e kuptoja…

Dhunė e vazhdueshme serbe mbi shqiptarėt

....vazhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė