Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-13, 16:06   #63
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Gjatė homazheve pėr Ibrahim Rugovėn sivjet mė kanė pyetur edhe publikisht disa gazetarė: sa ka qenė i afėrt Ibra me bashkėfamiljarėt e vet (mendohej nė rrethin mė tė gjerė familjar). Unė kam thėnė gjithmonė dhe gjithmonė kam pėr ta pėrsėritur se Ibrahim Rugova i lindur dhe i rritur nė ato rrethanat mė tė zeza pėr popullin shqiptar, Ibra qė njė kohė tė fėmijėrisė sė parė e ka kaluar edhe ndėr dajallarėt e tij, te familja e madhe dhe e njohur e Qerim (Muriqi) Rugova, nga Llukafci i Begut, ka qenė i afėrt dhe i ka respektuar tė gjithė. Kurrė ai njeri me askėnd nuk ėshtė ngucur, as si fėmijė, kurrė ai njeri nuk ėshtė kapur fytas me dikė, as me moshatarėt e vet qė i bėnim ndonjė hile tė vogėl! Nuk ėshtė e vėrtetė se ka qenė gjithmonė i mbyllur, si e mbyllen tė tjerėt kur ka filluar pas vitit 1989, tė merret me politikėn e madhe tė shqiptarėve.

Pėrkundrazi, mė kujtohet se ka pasur shumė dėshirė qė tė rri e tė dėgjojė hallet e mė tė moshuarve, tė cilėt e donin dhe e respektonin mė sė shumti ndėr tė gjithė tė tjerėt. Mė kujtohet si vinte nė pushime verore e dimėrore, por edhe nė vdekje e dasma, kur qėndronte me neve gati edhe tėrė natėn, duke bėrė edhe ndonjė shaka. Gazetarėve u kam thėnė se edhe gjatė viteve ’90 unė i kam pasur dyert e hapura te Ibra. Gjithmonė. E vėrteta ėshtė se kam qėndruar pak mė anash ( kam pasur shumė arsye personale…) por nuk jam ndarė i tėri. Tash mė vjen keq tė them, por disa njerėz rreth tij e konsideronin Ibrėn tonė si diēka qė u takuaka vetėm atyre, ose partisė, unė kėshtu kurrė nuk i kisha kuptuar gjėrat. Ai ėshtė problem i tyre, si u pa edhe mė vonė, kur zunė tė largoheshin njė nga njė! Por, ishte edhe rreziku nga pushteti serb, e dija se ata e pėrcillnin ditė e natė…Mirėpo, unė shkoja kur ma merrte mendja vetė se duhej tė isha diku aty ku mbaheshin konferencat e shtypit, kur mbahej Kuvendi i Dytė i LDK-sė nė Shou, i Treti te Dora, kur e detyruan Ibrėn tė thėrrasė e tė mbajė Kuvendin themelues tė Kosovės dhe kur erdhi policia serbe dhe e rrethoi selinė e LDK-sė, konfiskoi materialet e asaj mbledhjeje, por shkoja edhe nė Velani.

Nė Cerrcė ka pasur njė simpati tė jashtėzakonshme pėr nėnėn e madhe tė familjes, nėn Fatime, tė cilėn serbėt e kanė masakruar bashkė me shtatė bashkėfamiljarė tė tjerė, mė 13 prill tė vitit 1999 nė Kaliqan tė Istogut. Ka pasur njė simpati tė jashtėzakonshme pėr axhėn Bekė, vėllai i fundit i Rrustė Sadrisė, qė vdiq nė moshė tė shtyrė nga mesi i viteve ’80. Nė varrimin e nė tė pamėn pėr Bekė Sadrinė kishin ardhur shumė miq e dashamirė. Mė kujtohet Ibra erdhi i heshtur dhe kur shkoi, si ėshtė adet, e la njė grusht para, shumė para pėr atė kohė! Deri vonė ėshtė pėrmendur gjesti i tij human. Humanizmin e vet ai e ka treguar edhe mė herėt. Kur ishim mė tė rinj, ai mua gjithė mė ka dalė zot, si u ka dalė zot edhe rugovasve tė tjerė qė nė fillim tė viteve ’70 filluan tė bėnin fakultete e shkolla tė mesme profesionale nė Prishtinė. Kėtė gjeneratė tė re Ibra jo vetėm qė i ndihmonte materialisht, por edhe u bėnte konak, kur duhej dhe kur i zinte puna pisk nė shehėr.
Pjesa e njembedhjete Ibra, kryetar nė njė manifestim tė “ Rilindjes”

Pastaj me Ibrėn mbanim kontakte, pa politikė, gjatė viteve ’70 e ’80. Unė pastaj erdha me punė nė redaksinė e gazetės “ Rilindja” nė Prishtinė nė verėn e vitit ’78, njė vit mė vonė edhe me familje. Ibrės tashmė i kishin lindur dy djem, Mendimi e Uka (Teuta ka lindur pas tė ’90-tave). Ishim gėzuar shumė pėr djemtė e Ibrės. Ai punonte nė Institutin Albanologjik, ku i kishte shokėt e punės e tė idealit, afėr ishte edhe Universiteti i Prishtinės. Por, mė kujtohet mirė se njė pjesė tė madhe tė kohės Ibra e kalonte nė “ Rilindje”, nė sektorin e botimit tė librit letrar. Aty punonte Sabriu, Aliu, Antoni, Nazmi Rrahmani, qė ndihmonte shumė botimin e librit nė “Rilindje”. Ibra, si zakonisht, vinte i qetė e i heshtur si gjithmonė, me ēantėn e tij tė madhe. Tė themi me kėtė rast se atėherė shtėpia botuese e gazetare “Rilindja” vėrtet ishte ēerdhe e botimeve nė Kosovė. Aty botoheshin librat shkollorė, librat letrarė e shkencorė, botohej gazeta e vetme e pėrditshme, botoheshin revistat shqipe. Ibra ka pasur njė bashkėpunim tė pėrhershėm me “ Rilindjen”. Dhe, me gjasė, nuk e kishte harruar as kur e kishte marrė rrugėn e politikės sė madhe shqiptare, rrugėn e bėrjes sė Kosovės shtet tė pavarur e sovran, tė integruar nė BE e nė NATO. Ishin ato vitet e rėnda e tė kthesės pėr Kosovėn e shqiptarėt. Ishin vitet e ngritjes sė nacionalshovinizmit serb, nė krye me Milosheviqin, kur Ibra doli nė krye tė LDK-sė, qė unė vazhdimisht e kam quajtur lėvizje pėr lirinė e Kosovės. Ishin ato vitet kur pushteti serb hoqi me dhunė autonominė e Kosovės, kur u shtyp me dhunė protesta e shqiptarėve, kur delegatėt e Kuvendit tė Kosovės shpallen Deklaratėn e Pavarėsisė mė 2 Korrik 1990 e nė shtator tė atij viti shpallen edhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės nė Kaēanik.

Ishte edhe koha “ kur djemtė tanė shkuan nė Amerikė…” dhe kur para plasjes sė luftės nė ish-Jugosllavi, LDK-ja kishte mobilizuar rreth vetes shumicėn e shqiptarėve, e si thuhet edhe tash, kishte nė radhėt e veta mbi 700 mijė anėtarė.

Ibra erdhi, u tha se e kishte shkurtuar njė qėndrim nė Evropė, me qėllim tė ardhjes nė manifestimin e “ Rilindjes”

Dukej se po vinte koha e lirisė sė shqiptarėve. Nė manifestimin e “ Rilindjes” mė 12 shkurt tė vitit 1991, pėr shkak tė ngjarjeve tė bujshme qė ndodhen nė atė kohė, nga tė cilat unė raportoja dhe komentoja pėr “ Rilindje” m’u nda ēmimi i gazetarit mė tė mirė tė kėsaj gazete pėr vitin 1990. Sabri Hamitit iu nda shpėrblimi i parė pėr veprėn mė tė mirė tė botuar nė “Rilindje” gjatė vitit. Ishte pra pėr mua njė ēast gėzimit. Por, fillimi i ceremonisė ku merrnin pjesė shumica e intelektualėve eminentė tė Kosovės dhe shumė njerėz tė politikės, pak u vonua. Nė interesimin tim mė thanė se po e presin tė vijė drejt e nga rruga, kėtu, Ibrahim Rugovėn. Ibra, si ma sqaruan, kishte shprehur dėshirėn e tij qė tė jetė nė kėtė manifestim tė shtėpisė ku deri mė atėherė i kishte botuar shumicėn e veprave tė tij letrare, e shumė punime shkencore e eseistike. Ibra erdhi, bėmė edhe njė foto tė pėrbashkėt me Rexhep Ismajlin, Sabri Hamitin e Kumrie Rugovėn- Hamitin.

Nga ai manifestim Ibrėn e nxorėn nėpėr do dyer tė tėrthorta tė “Rilindjes”. Pastaj filluan ta ruanin nėpėr zyra, kafene etj. E pashė se Ibrėn e kishin marrė tė tjerėt…. Por, si e thashė edhe mė herėt, edhe nė pyetjet e shumta tė tė afėrmve, shokėve dhe miqve, nė pyetjet e gazetarėve, unė vazhdimisht kam pohuar se Ibra kurrė nuk i ka humbur kontaktet me bashkėfamiljarėt e vet kėtu dhe nė diasporė. Ėshtė ēėshtje tjetėr ana e protokollit, si kam thėnė shumė herė se nė selinė e LDK-sė dhe nė Velani, Ibra nuk ka hapur odė burrash pėr tė hyrė e dalė kush tė dojė! Para lufte, Adnan Merofci, mė siguronte kontakte me Ibrėn, sa herė kam dashur dhe sa herė qė Ibra ka qenė pak mė i lirė. Mė siguronte edhe takime pėr tė tjerėt, kur ata mė drejtoheshin mua pėr takime dhe pėr intervista. Edhe diēka pėr fund: pėr herė tė fundit me Ibrėn po ashtu patėm njė gėzim tė madh. Para dy vjetėsh u pėrurua rruga e asfaltuar Istog-Vrellė, qė kalon edhe nėpėr vendlindjen tonė, Cerrcė. Ibra e bėri pėrurimin e saj. Nė Vrellė u organizua njė manifestim i madh popullor, edhe me kėngė e valle. Vrellasit zemėrgjerė shtruan gosti aty pėr Ibrėn. Istogasit po ashtu shtruan gosti nė motelin tashmė tė njohur “Trofta”. Por kulmi i atij manifestimi ishte hyrja e Ibrės pas sa e sa vjetėsh nė oborrin e shtėpisė (e vjetra e rrėnuar, e reja nė vend tė saj) ku kishte lindur mė 2 dhjetor tė vitit tė rėndė 1944. Nė atė oborr ishin mbledhur, me porosi, vetėm bashkėfamiljarėt Rugova. Ibra, si gjithmonė i afėrt nuk la kėnd pa e pėrshėndetur dhe pėrqafuar. Bėmė edhe shumė foto tė pėrbashkėta (dikush nga shėrbimi i tij teknik kurrė nuk na i ka kthyer ato!). “Jo, jo, tha nė shaka Ibra, nuk ėshtė se vij kėtu pėr herė tė parė pas lufte, mbi kėtė lagje pas lufte shpesh kam kaluar me helikopter tė KFOR-it, e kam parė se si po ngrihen shtėpitė e reja”. Dolėm edhe oborreve tė tjera. Unė vėrtet nuk e dija gjendjen e tij shėndetėsore. E pashė se ishte i rraskapitur, i lodhur, e mbaja pėr krahu! Edhe nė oborrin e Imerajve me Sanijen bėri njė shaka: i tha ku ėshtė fiku qė ka qenė aty, ai fiku i moēėm. I thanė se nuk ėshtė mė. Ibra tha: po rrėnjėt i kanė mbetur!

Nga Rrustem Rugova

29/09/2008 - 22:10:53
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė