Foshnjėn e fusin nė gyp kanalizimi!?
Zjarrfikėsit nė Kinėn lindore kanė shpėtuar njė djalė tė porsalindur, tė futur nė njė gyp kanalizimi, nėn komoden e tualetit, raporton televizioni shtetėror. Ky akt ka ngjallur zemėrim nė faqet e mediave sociale.
Ka raporte tė shpeshta nė mediat kineze pėr foshnjat e braktisura, shpeshherė menjėherė pas lindjes. Ky problem i atribuohet nėnave tė reja tė cilat nuk janė nė dijeni pėr shtatzėninė, apo lindjes sė vajzės sė padėshiruar nė njė shoqėri qė i kushton rėndėsi mė tė madhe djemve, pėr shkak tė rregullave strikte tė planifikimit familjar (e drejta pėr vetėm njė fėmijė).
Nė rastin e fundit foshnja u gjet nė njė tub tė ujėrave tė zeza, nė njė ndėrtesė banesore nė provincėn e pasur bregdetare tė Zhejiangut nė Kinė. Banorėt kishin dėgjuar tė qarat e bebes, raporton televizioni shtetėror.
Zjarrfikėsit ėshtė dashur ta kėpusin tubin, e ta dėrgojnė nė spital, ku mjekėt me kujdes kanė prerė pjesėt e tij pėr ta shpėtuar vogėlushin brenda, thuhet nė raport.
Fėmija ėshtė nė njė gjendje tė mirė dhe policia ėshtė nė kėrkim tė prindėrve e tij.
Rasti ėshtė diskutuar gjerėsisht nė Kinė, nė rrjetin e ngjashėm me Twitter, Sina Weibo, ku kėrkohet qė prindėrit tė ndėshkohen rėndė.
Prindėrit qė kanė bėrė kėtė e kanė zemrėn mė tė ndytė se gypi i kanalizimit, ka shkruar njė pėrdorues.