Skandali i pasaportave, zbardhen transferet e Natalies
Prishtinė, 13.06.2013
Mė 4 qershor 2013, prokurorja e EULEX-it, Nina Grande, ka vendosur ti zgjerojė hetimet pėr tė pėrfshirė akuza tė reja kundėr Natalie Veliajt, Fisnik dhe Betim Blakajt, si dhe pėr tė pėrfshirė shtatė tė pandehur tė rinj. Kėtė propozim prokurorja e EULEX-it e ka dėrguar nė Gjykatėn Themelore tė Prishtinės, ku dje ėshtė mbajtur edhe njė seancė dėgjimore.
Ekziston dėshmia qė tregon se Natalie Veliaj ishte nė posedim tė afro 1.5 milionė eurove. Llogaritė e saj bankare tregojnė se ajo tėrhoqi 648 000 euro para tė gatshme dhe pjesėn tjetėr tė parave e transferoi nė disa llogari tė tjera bankare tė kompanive dhe tė tė dyshuarve tė fundit, Nazmi Thaēi, Adriatik Thaēi, Ergyn Dogani, Jakup Blakori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala. Velijaj gjithashtu ka transferuar tė holla pėr kompaninė FIMEX, kompani me tė cilėn ajo dhe Fisnik Blakaj janė tė lidhur me Betim Blakajn, shkruan gazeta Kosova Sot.
Prokuroria ėshtė ende duke hetuar se ēfarė ka ndodhur me paratė, pasi u transferuan te personat e pėrmendur nga Natalie Veliaj.
Pavarėsisht kėrkesės sė prokurores, gjyqtarja Allten Murseli ka vendosur tė shtojė paraburgimin me njė muaj pėr Natalie Veliajn dhe ti lėrė nė masėn e arrestit shtėpiak vėllezėrit Blakaj.