Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-13, 14:01   #69
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si ndertohet nje ''Shtet "..!

Dashuria ndaj shtetit, ndaj kėtij vendi ėshtė e vogėl



13.06.2013 15:17 -
Intervistė me Sociologun dhe Publicistin Ibrahim Berisha

“Formimi i Asociacionit tė Komunave serbe ėshtė tejkalim i Pakos sė Ahtisarit. Bile -bile kjo Marrėveshje ėshtė edhe tejkalim i 6 pikėshit tė Ban Ki Munit, Sekretarit Gjeneral tė OKB-sė, qė njė kohė tė gjatė ėshtė refuzuar dhe ka qenė mė i butė se Marrėveshja pėr Asociacionin”, ka thėnė Berisha nė njė intervistė pėr EA-SK.

Tė gjitha zgjedhjet ku qytetari ka votuar mė shumė se njė kandidat janė manipuluar shumė. Nė zgjedhjet e kaluara kishte vjedhje masive votash nga partitė politike, si nė plan tė jashtėm ashtu edhe vjedhje brenda partive, tė votave, dhe kjo dha njė cilėsi tmerruese qė e dėshmon kuvendi i sotėm. Faktikisht klientelizmi dominon edhe nė kėtė aspekt. Duke na dhėnė edhe kėtė: Kandidati qė nė komunėn e vet nuk i fiton as 200 vota nė komunat tjera i fiton 3500 vota!

EA-SK: Z. Berisha ditėve tė fundit janė shtuar zėra qė pohojnė se me Marrėveshjen e nėnshkruar mes Serbisė dhe Kosovės serbėt kanė fituar njė autonomi tė zgjeruar, pėrderisa qeveria vazhdon tė mbrojė qėndrimin e saj se Marrėveshja nuk ka dalė jashtė kornizave tė Planit tė Ahtisarit. Ēfarė sipas jush kanė fituar serbėt dhe qė nuk ėshtė nėPplanin e Ahtisarit?

I.Berisha: Formimi i Bashkėsisė sė Komunave serbe ėshtė tejkalim i Pakos sė Ahtisarit, sepse nė kėtė fazė kjo Pako ėshtė dashur tė rishikohet dhe shteti tė kthehet nė suaza tė njė shteti normal. Pra nė fazėn kur ėshtė dashur tė tejkalohet kjo Pako, shkohet edhe njė hapė mė tutje duke krijuar Asociacionin e Komunave Serbe, pėrkatėsish njė lloj pushteti tė pakontrolluar nė disa aspekte, si nė financa, siguri, shėndetėsi, arsim, drejtėsisė. Bile -bile kjo Marrėveshje ėshtė edhe tejkalim i 6 pikėshit tė Ban Ki Munit, Sekretarit Gjeneral tė OKB-sė, qė njė kohė tė gjatė ėshtė refuzuar dhe madje ka qenė mė i butė se kjo Marrėveshje. Pakoja e Ahtiasrit serbėve u ka dhėnė mė shumė se sa japin tė gjitha ligjet dhe marrėveshjet ndėrkombėtare pėr pakicat nė njė shtet apo bashkėsi popujsh evropianė. Nė aspektin strategjik ėshtė bėrė njė gabim pėr arsye se ēėshtjet, tė cilat janė menduar se duhet tė diskutohen e qė arritėn tė futen n rend dite me Marrėveshjen e fundit mes Kosovės dhe Serbisė, janė bėrė kryesisht me ndikimin dhe presionin e serbėve. Agjendėn e realizimit e kėtyre marrėveshjeve e ka diktuar Serbia. Pse? Sepse Serbia, po flas edhe nga projektet qė i ka pasur, ka menduar ta realizojė ndarjen e Kosovės, kėtė e ka synim pėrfundimtar, nė disa faza.

E para ėshtė decentralizimi, pėrkatėsisht realizimi i komunave tė reja dhe krijimi i hapėsirave ku qeverisin serbėt, si rasti i Gracanicės, Ranillukut, etj.?

Faza e dytė ishte krijimi i ex- territoreve, nė emėr tė mbrojtjes sė monumenteve tė kulturės, kishtare serbe, duke krijuara faktikisht hapėsira tė pakontrollueshme nga shteti i Kosovės.

Hapi i tretė ėshtė autonomia e Veriut tė Mitrovicės, me krijimin e njė bashkėsie tė komunave serbe nė veri tė Mitrovicės qė do tė integronte edhe komunat tjera serbe qė janė jashtė veriut duke mundėsuar pastaj nė njė fazė tė fundme Kosova tė ndahet pėrfundimisht, ose tė hyhet nė pazare tė ndarjes.

EA-SK: Por Marrėveshja gėzon pėrkrahjen e pa rezervė nga ndėrkombėtarėt. Ēfarė ėshtė dashur tė bėjnė institucionet tona qė Marrėveshja tė ishte nė favor tė Kosovės?

I.Berisha: Thėnė shkurt ky ishte njė propozim-projekt amerikano evropian dhe kėtu asnjė qeveri e Kosovės nuk do mund ta pėrballonte. Por ēėshtja ėshtė se pse ėshtė krijuar problemi qė ekziston sot. A kanė pėrgjegjėsi politikanėt tanė qė kėto 10- 12 vjet kanė lejuar tė krijohet ky problem i madhe nė njė hapėsirė tė vendit? Mbi 10.000 shqiptarė kanė ikur nga ajo pjesė e vendit dhe nuk ėshtė shtruar problemi asnjėherė nė formėn e duhura, as nė aspektin e sigurisė madje. Nuk ėshtė shtruar as aspekti i ekonomisė informale, aspekti i doganave, i krimit tė organizuar. Tė gjitha kėto kanė sjellė kėtė, qė tė ketė njė plan, i cili praktikisht nuk ka mundur tė refuzohet nga Qeveria e Kosovės edhe pėr problemet qė vetė njerėzit e qeverisė i kanė me ligjin, e qė edhe ky ėshtė njė problem mė vete. Por nuk ka pasur njė variant zgjidhjeje tjetėr tash pėr tash. Ka qenė nė duar tė Qeverisė sė Kosovės (t gjitha qeverive) qė tė mos lejojė eskalimin e situatės, ėshtė dashur qė me kėmbėngulje t’i mbrojė shqiptarėt nė Veri, sepse kemi njė territor qė praktikisht pa shqiptarė. Pranimi i shpėrnguljes sė shqiptarėve nė mėnyrė tė heshtur, pranimi i krimit tė organizuar, i cili ka shkaktuar njė evazion fiskal vjetor prej qindra miliona eurove, involvimi i zyrtarėve tė ndryshėm nė kėtė krim tė organizuar, bashkėpunimi i kriminelėve shqiptarė nga jugu me ata serbė nga veriu, tė gjitha kėto kanė mundur tė ndalohen, sepse ėshtė e kuptueshme se krimi serb qė ka sjellė kėtė situatė ka pas mbėshtetje dhe bashkėpunėtor tė vazhdueshėm nė jug dhe nė brendėsit tė territorit tė Kosovės.

Ėshtė e kuptueshme se ai evazion fiskal ėshtė bėrė nga shqiptarėt e jo nga serbėt. Serbėt ishin pjesė e evazionit, por realizimin pėrfundimtar tė tij e kanė bėrė shqiptarėt. Pra krimi ka mundur tė ndalet, se ai ka nxitur ikjen e shqiptarėve nga Veriu. Mendoj se kėtu ėshtė dashur tė ndėrhyjė qeveria e Kosovės. Qeveria nuk pasur asnjė herė njė plan pėr tė kthyer rendin dhe ligjin nė Veri. Volumi i krimit dhe evazionit fiskal nga kontrabanda qė ka ardhur nga Veriu nė Jugė, praktikisht ka qenė e pamundur tė ndodhė pa pasur mbėshtetje nga strukturat mė tė larta, qė nga policia e deri nė qeveri. Ėshtė e pamundur tė ndodhė njė evazion fiskal me mbi 100 milionė euro nga kontrabandistė apo kriminelė tė vegjėl. Kėtu kemi tė bėjnė me njė strukturė perfekte tė funksionimin dhe sigurisht se rastet e mė vonshme tė rėnies sė kėtyre sistemeve tė krimit tė organizuar do tė dėshmojnė pėr mėnyrėn e funksionimit tė tij.

EA-SK: Ēfarė fiton Kosova nga njė Marrėveshje e tillė? Sa ka gjasa qė kjo Marrėveshje tė zbatohet duke pasur parasysh se Serbia vazhdimisht ėshtė munduar tė sabotojė apo nuk ka zbatuar fare Marrėveshjet e arritura mė herėt?

I.Berisha: Kjo duhet parė nė dy faza. Nė aspektin afatshkurtėr pėr shkak tė problemit tė madh qė ėshtė krijuar duket si njė fitore e Kosovės. Praktikisht apo formalisht se edhe Veriu ėshtė pjesė e Kosovės. Por nė aspektin afatgjatė, Kosovės i ėshtė futur njė thikė e fortė nė trup, pėr arsye se serbėt kurr nuk realizojnė njė Marrėveshje nė variantin qė e nėnshkruajnė. Dhe Marrėveshjen e kanė nėnshkruat pėr tė mos realizuar, nė aspektin integrimit tė Veriut, por pėr tė ē’integruar dhe shkuar drejtė ndarjes sė kėsaj pjese nga Kosovės dhe bashkimin me Serbinė. Pra, nė planin afatgjatė kjo Marrėveshje do tė jetė mjaft problematike.

EA-SK: Ēfarė mund tė bėjnė institucionet shtetėrore tė Kosovės pėr tė ndaluar njė synimin pėrfundimtarė tė Serbisė dhe t’i bėjė ballė kėtij presioni?

I.Berisha: Mendimi im ėshtė ky. Asnjė qeveri nuk do tė mund tė bėjė asgjė nė Veri, nėse nuk krijon institucione demokratike nė kėtė pjesėn tjetėr tė Kosovės. Nėse forcohet shteti nė kėtė pjesė, nėse do tė veprojė ligji, pra secili qytetar tė jetė i barabartė para ligjit, sepse edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės situata ėshtė e njėjtė si nė Veri, kur ėshtė puna e pabarazisė para ligjit. Pra qeveria mund tė bėjė shumė nė kėtė pjesė dhe vetė vlera e cilėsia e organizmit tė shtetit nė kėtė pjesė do tė imponojė ndryshimet nė Veri.

Pėrkundėr kėsaj, nėse vazhdon degradimi i institucioneve nė mėnyrėn si ėshtė duke u bėrė dhe mosrespektimi i institucioneve nga vetė ata, tė cilėt janė pėrgjegjės, tė mos funksionojnė gjykatat, prokuroritė, nuk do tė kemi kurrfarė ndryshimi esencial nė Veri. Pra, ndryshimi nė Veri ėshtė i kushtėzuar nga ndryshimet nė pjesė tjetėr tė Kosovės.

EA-SK: Sa janė gjasat qė Kosova me gjendjen aktuale tė arrijė tė marrė liberalizim tė vizave, duke pasur parasysh kėtu edhe premtimet e Qeverisė sė Kosovės se Marrėveshja do tė sjellė edhe udhėrrėfyesin?

I.Berisha: Tashmė kemi njė Marrėveshje dhe nė variantin si na ėshtė servuar ėshtė njė Marrėveshje qė do t’i shpėrblejė tė dyja palėt. Sigurisht se serbėt do tė fitojnė mė shumė, pasi atyre u hapen dyert drejt procesit pėr anėtarėsim nė BE. Ndėrsa, Kosovės do t’i ofrohen disa hapa tė vegjėl drejt procesit tė asoocim -stabilizimit nė BE-nė. Mendoj se ndoshta ajo qė mund tė pritet nė kėtė proces ėshtė liberalizimi i vizave nė njė fazė mė tė, i cili do tė mbulonte tė gjitha problemet qė do tė dilnin me moszbatimin e plotė tė Marrėveshjes nė Veri. Sepse duke qenė tė mbyllur nė presion dhe tė pamundėsisė pėr tė lėvizur, vėmendja e qytetarėve do tė bartet nė njė rezultat tė lėvizjes sė lirė dhe praktikisht serbėt do tė kėrkojnė tė konsolidojnė identitetin shtetėror tė Beogradit nė kėto hapėsira me qėllim qė t’i mbajnė lidhjet me disa komuna tė vogla duke u pėrkrahur edhe nga kisha serbe.

EA-SK:Njė nga tema qė ėshtė duke u diskutuar nė politikėn kosovare ėshtė edhe ēėshtja e zgjedhjeve dhe kalkulimet qė janė duke u bėrė reformės zgjedhore. A do tė ketė Kosovės njė reformė tė pėrshtatshme zgjedhore kur tė vjen koha pėr mbajtjen e tyre?

I.Berisha: Kėta njerėz qė janė nė parti politike nuk duan reforma. Reforma pikėsėpari nėnkupton qė qytetari tė ketė mundėsi me votėn qė ka tė pėrcaktojė se kush do tė jetė i zgjedhur dhe secili qytetar ka tė drejtėn e njė vote, jo mė shumė. Problemi ėshtė ky: Nėse nuk do tė mund tė ketė mundėsi qė qytetari ta japė vetėm njė votė pėr njė parti apo kandidat, atėherė do tė ketė vota tė manipuluara.

Tė gjitha zgjedhjet ku qytetari ka votuar mė shumė se njė kandidat janė manipuluar shumė. Nė zgjedhjet e kaluara kishte vjedhje masive votash nga partitė politike, si nė plan tė jashtėm ashtu edhe vjedhje brenda partive, tė votave, dhe kjo dha njė cilėsi tmerruese qė e dėshmon kuvendi i sotėm. Faktikisht klientelizmi dominon edhe nė kėtė aspekt. Duke na dhėnė edhe kėtė: Kandidati qė nė komunėn e vet nuk i fiton as 200 vota nė komunat tjera i fiton 3500 vota!

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė