Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Ashton: Marrėveshje pėr kodin telefonik tė Kosovės
Beograd, 27.06.2013
Serbia dhe Kosova kanė arritur marrėveshjen pėr kodin telefonik tė Kosovsė, ka thėnė pėrfaqėsuesja e lartė e BE Catherine Ashton nė mbledhjen e Kėshillit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit Evropian, transmeton Koha.
Siē transmeton FoNet, Ashton, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė raportuesit tė Parlamentit Evropian pėr Serbinė Jelko Kacin, ka thėnė se marrėveshja pėr kodin telefonik ėshtė pjesė e pakos pėr ēėshtje tė tjera lidhur me telekomunikacionin qė pret konfirmimin final.
Ajo ka shtuar se kryeministri i Kosovės dhe ai i Serbisė kanė kaluar mė shumė se 100 orė nė dialogun e lartė politik", qė ka rezultuar me Marrėveshjen pėr normalizim marrėdhėniesh mė 19 prill, ka kumtuar kabineti i Jelko Kacinit.
Nė fillim tė majit autoritetet e Prishtinės kishin kumtuar se ishte arritur marrėveshja me Beogradin qė kodi telefonik pėr Kosovėn tė jetė +383 ose +384.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|