Titulli: Martesa nė Islam
Per martesen me FUSNOTE *
Për të (burrin) është e lejueshme të kënaqet me gruan e vet në çdo mënyrë, përveç pjesës intime të saj ndërsa ajo është me menstruacione. Ka disa hadithe rreth kësaj:
1. Pejgamberi (صلى اهللا عليه و سلم) tha:"... dhe bëj çdo gjë me të, përveç marrëdhënies". (Muslim, Ebu Daud dhe Ebu Auwãne)
2. Nga Aisha (radi Allahu anha):"Kur ne ishim me menstruacione, pejgamberi (صلى اهللا عليه و سلم) na urdhëronte të venim një brez në bel dhe pastaj burri i saj mund të shtrihej me të".
Në një rast, ajo tha:"... burri i saj pastaj mund ta ledhatojë atë". (Buhari, Muslim dhe të tjerët)
3. Nga njëra prej grave të pejgamberit (صلى اهللا عليه و سلم) e cila tha:"Kur pejgamberi (صلى اهللا عليه و سلم) dëshironte diçka nga ndonjëra nga gratë e tij, e cila ishte me menstruacione, ai vendoste një pëlhurë mbi pjesën intime të saj e pastaj bënte çfarë dëshironte". (Ebu Daud, Sahih)
__________________
Shėlbimi i Hyjit u ėshtė dėrguar popujve joēifutė. Ata do ta dėgjojnė.
|