Titulli: Lajme - risi
Kosova nė listėn e shteteve tė Microsoft-it nga viti 2014
Qeveria e Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht MF-ja mė 24 qershor ka marrė pėrgjigje zyrtare nga Microsoft-i, nė tė cilėn ėshtė konfirmuar thellimi i bashkėpunimit si dhe ėshtė konfirmuar se nga viti 2014 do tė zgjidhet edhe ēėshtja e pėrfshirjes sė Kosovės brenda sistemeve tė Microsoft-it dhe veēanėrisht paraqitja e Kosovės nė listėn e shteteve tė Microsoft-it.
Nė njė njoftim tė pėr medie tė Ministrisė sė Financave, bėhet e ditur se kanė filluar pėrgatitjet dhe tashmė janė marrė disa nisma pėr tė mbėshtetur Kosovėn nė disenjimin e shėrbimeve pėr e-Qeverisje dhe thellimi i bashkėpunimit nė fushėn e arsimit.
Bazuar nė faktin qė Republika e Kosovės nė vitin 2008 ka shpallur pavarėsinė e saj, si dhe duke parė qė Republika e Kosovės ka popullsi me moshė mesatare tė re, ku pothuajse 58% e tyre shfrytėzojnė internetin apo janė tė pajisur me kompjuter, ministri aktual i Financave, Besim Beqaj, gjatė mandatit tė tij si ministėr i Zhvillimit Ekonomik ka iniciuar disa ēėshtje qė ndėrlidhen me avancimin e teknologjisė informative nė vend. Nė kėtė drejtim, me shkresėn e tij zyrtare tė datės 11 shkurt 2013, adresuar z. Steve Ballmer-CEO nė Microsoft, janė parashtruar kėrkesat pėr dhėnien e rolit udhėheqės nė disenjimin e shėrbimeve pėr FPR e-Qeverisje tė Kosovės nė Microsoft, radhitjen e Republikės sė Kosovės nė listėn e shteteve tė Microsoft-it, hapjen e njė zyre tė Microsoft-it apo distributorit nė Prishtinė, pjesėmarrjen nė hapjen e njė qendre novacioni tė Microsoft-it nė Prishtinė, si dhe bashkėpunimin e mėtejshėm nė fushat e arsimit fillor dhe tė mesėm (mė shumė se 25% e popullsisė sė Kosovės ndjekin shkollat fillore apo tė mesme).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|