Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
jeta e vshtire more zotni
u mbush toka hallegji
po del hajni e po shet llafe
luksuzgjia po del ne kafe
ne hotele e restorane
disa shesin fjale mjerane
u mbush toka me bari
shum qoban jan bė zotri
ta zen rrugen e karrigen
ta qet kurthen e intrigen
ta merr token te lashten hise
ti mohon sherbime e fise
krejt sherbimet per atdhe
te len pa toke e te len pa dhe
tjetri del e behet pashė
kush ma i zi e ma koktrashė
qe dikurė ishte qyqarė
e tash behet grabitqarė
dikur larg ishte ne nje vendė
tash del ne qender e shet mendė
ka vjedhė pare ka vjedhe troje
kka bė hile e gjithfar loje
me intriga brryla te zi
grabitė prona varg e vi
behet pashe e mbrenda nate
del mbi klane e tarikate
ka grabite shpija e dyqane
ka vjedhe prona ka vjedhe stane
ka vjedhe troje e bujtina
mire po i shkojne sot moti e stina
mire po i vjedhe trojet dardane
kah do token iliriane
kush si pashe e kush si mbret
sot ka
mbete shqipnija shkret
plot me cuba e me kusarė
pervetsues e profitarė
plot tradhti neper shum leqe
hajna te zi e kohe e keqe
ku qe besa lum zotnija
vuan poeti e ndershmeria
kah do vuan akademiku
por se jete gezon munafiku
vuan i gjori profesori
i sinqerti vuan skamnori
po vuajn shtresat e ndershmerisė
po fiton balli i tradhtisė
paftyrsia po del ne frone
drogagji e alkapone
e vrastari i blerė me pare
krimineli ashiqare
vuajn sa koka te menqurisė
sot po vuan ajka e shqipnisė
se fitoj kah do servili
puthadori e kopili
po vuan koka intelektuale
vyshken shtresat dal ngadale
kah do shtresat e ndershmerisė
po zgerdheshė maska e tradhtisė
sot shqipnia ajo etnike
ka veq lot neper qerpike
shiten femrat per nje pare
thone ka dale nje mode bizare
edhe i keqi per me ble
fermra prona toke e dhe
me vozite me foristrada
ka dale loja e maskarada
dalin hiqat n- per parada
deri dje ka shkue me dhi
sot pronarė edhe zotni
fort shqipnia ka ndryshue
kush si ujk kush si langue
kush ta mer buken prej goje
kah do shihen shkrumb e ploje
mbi atdhe askund s mbet jetė
se u be hajni krajl e mbret
e po i ece fjala tradhtarit
ka mbarue rraca e shqiptarit
per pak pare blene mizori
blehet pisi e puthadori
mafiozi e vrastari
pisi i ndyre e lajkatari
e i sinqerti strukė mbas dere
s mbet drejtesi as kufar ndere
se q u prish thone qytetnia
qysh se ne sheher erdh hajnia
gjithfar rodi e soj llaskuci
gjithfar derri e derrkuci
shum bandita e te kqia klane
u shkel toka albaniane
keq prej thundres diktatore
kah do e mbane dora mizore
dirigjenti e nderkombtari
sot po vuan thone qytetari
po vuan fshati e vuan qyteti
mali e fusha bregu e deti
se qe besa lum zotnia
kurr s ka qene kshtu qytetnia
ne vese te kqia e poshte ra
kshtu s ka qene jo a s nen shkja
as nen turk e perandor
nuk ka qene kurr kaq e gjorė
kaq me hile e pa drejtesi
kund sundues s jan pa ma te kqi
as ne qifligje feudale
nuk kan vuajt kshtu fusha e male
toka e te parve gure e dhe
nen pushtues nen kombe e fe
siq po vuan sot nen tradhtarė
kjo shqipni e jona mbarė
kah do esht kjo e mjera etnike
kah do lot po ka ne qerpike
mbushur plot skamnorė mbi dhe
ik ne eksode e lotin rrke
nga varfria plot me krime
kan marre rruge neper mergime
kush prej zori e kush prej halli
por se sot zgerdheshe qakalli
dhelpra e keqe e e loje katile
po ja bejne atdheut me hile
autori i vargjeve shqiptare ne mergim xhelal ferizi
|