Konstantini ynė
Me gjithė tentimet pėr ta sllavizuar Konstantinin e Madh ai mbetėt ilir. Kjo u pohua nga studiuesit dhe historianėt nė tribunėn kushtuar kėtij perandori tė Romės.
Lajmi se njė universitet privat nė Serbi pritet tė financojė njė film hollivudian, i cili flet pėr Konstantinin e Madh dhe e portretizon atė si serb, i ka shkundur shqiptarėt dhe i ka zgjuar ata nga gjumi. Pėr tė demantuar serbėt dhe pėr tė dėshmuar se Konstantini i Madh ka qenė iliro-dardan, katėr asociacione tė ndryshme u bėnė bashkė dhe e organizuan njė tribunė kulturo-shkencore.
Asociacioni pėr Zhvillim tė Galabit Galabri, Shoqata Kulturore e Kosovės Anton Pashku, Shoqata Miqtė e Amerikės dhe Unioni i Letrarėve tė Kryeqytetit tė Kosovės, tė hėnėn, organizuan nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės tribunėn kushtuar kėtij perandori, nė tė cilėn u paraqiten gjashtė kumtesa.
Kjo tribunė, sipas organizatorėve, shėnon edhe fillimin e jubileut tė 1700-vjetorit tė Ediktit tė Milanos, tė mbajtur nė vitin 313, kur Konstantini i Madh e kishte legalizuar krishterimin nė botė.
Nė kėtė tribunė u lexuan gjashtė kumtesa dhe u zhvillua njė debat lidhur me figurėn e Konstantinit tė Madh.
Nė kumtesėn e tij, shkrimtari dhe botuesi Frrok Kristaj u shpreh se Evropa duhet tu jetė mirėnjohės ilirėve, dardanėve, arbėrve dhe shqiptarėve pėr rolin e jashtėzakonshėm tė disa shenjtorėve tė gjakut tonė, si Shėn Konstantini i Madh, Shėn Justiniani i Madh, Shėn Jeronimi, Shėn Niketa, e deri te e lumja Nėna Tereze.
Mirėpo, me porosi tė Serbisė Hollivudi po bėn filmin pėr Konstantinin e Madh, qė e trajton serb, sipas romanit Udhėkryqi i Konstandinit tė serbit Dejan Stojkoviq. Pėr kėtė Serbia ka ndarė mbi 100 milionė dollarė. Por a e dinė serbėt se Konstandini i Madh ishte dardan, paraardhės i shqiptarėve, pėrkatėsisht se serbėt duhet tė nisen nga fakti se ndėr emrat serb asanjėherė nuk kanė pas Konstandin, shtroi pyetjen Kristaj.
Ai shtoi se skenaristėt serbė e dinė se ska asnjė dokument bindės tė cilėsdo kohė qė Konstantinin e Madh e trajton serb. Kristaj tha se vetėm pse u lind nė Nish, tė cilin sot e kanė serbėt, kjo nuk do tė thotė se Perandori i Madh na qenka serb.
Sipas kėsaj logjikė do tė mund tė bėhej kėrdia nė transferimin e personaliteteve tė historisė nga njė komb nė tjetrin, sepse edhe Kanti, u lind nė Konigsberg, por kjo nuk e bėnė atė rus. Pra, sipas kėsaj logjike do tė na pėrmbyseshin maja e historisė, sepse De Rada, qė u lind nė Itali, a duhet quajtur italian, pėrkatėsisht Papa Klement Albani u lind nė Itali, por ai e pohon veten arbėr, siē mban dhe zyrtarisht mbiemrin Albani dhe emrin Kelmendi. Midhat Frashėri u lind nė Stamboll, por ai ėshtė ndėr tė mėdhenjtė e shqiptarėve. Vendlindja e Konicės sot ndodhet nė Greqi, por kush mund ta bėjė grek dijetarin e madh shqiptar?, u shpreh Kristaj.
Pėr ta dėshmuar prejardhjen iliro-dardane tė Konstantinit tė Madh, Kristaj citoi shumė historianė botėrorė, tė cilėt nė veprat e tyre theksojnė se Konstantini i Madh ka qenė ilir e jo sllav. Njė pjesė tė fajit, sipas tij, e kanė edhe institucionet tona shtetėrore, kulturore dhe shkencore, tė cilat rrinė nė gjumė.
Tė dy shtetet shqiptare heshtin, sikur qė heshtin edhe akademitė tona, kurse akademitė sllave e greke skanė turp tė shpifin e tė grabisin, ndėrkaq tanėt skanė turp tė heshtin!, u shpreh Kristaj.
Studiuesi Besim Morina foli pėr legalizimin e krishterimit nga ana e Konstantinit tė Madh. Ai gjithashtu i kundėrshtoi pohimet se krishterimi te ilirėt ėshtė imponuar nga pushtuesit romakė.
Mendimi se krishterimi tek ilirėt ishte i imponuar nga pushtuesit romakė nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn, kur dihet se nė fillim tė krishterėt ishin tė pėrndjekur nga ana e Perandorisė Romake, theksoi Morina.
Historiani Arben Hajdari foli pėr portretin e Konstantinit nė prerjet monetare romake, ndėrsa historiani tjetėr Arben Arifi foli pėr jetėn e Konstantinit.
Dy studiuesit e letėrsisė, Ramadan Musliu dhe Prend Buzhala u morėn me paraqitjen dhe portretizimin e Konstantinit tė Madh nė letėrsinė shqipe.
Musliu nė qendėr tė kumtesės sė tij i pati dy romane tė dy autorėve shqiptarė qė si personazh e kanė Konstantinin e Madh, ndėrsa Buzhala theksoi se figura e Shėn Konstantinit na vjen e zgjuar nga lashtėsia dhe vjen nė kohėn tonė si njėri ndėr personalitetet qendrore tė krishterimit, tė kulturės e tė qytetėrimit europian, nga njėra anė dhe si personalitet, veprimtaria historike, politike e ushtarake e tė cilit bėn pjesė edhe nė botėn shqiptare.