Titulli: Elections 2013
Serbėt aplikuan me listė unike qytetare Serbija
Prishtinė, 05.09.2013
Serbėt aplikuan nė KQZ ashtu siē iu kishte kėrkuar Beogradi me listė tė pėrbashkėt Serbija. Atė e dorėzoi mbrėmė brenda afatit ligjor kryetari i tė ashtuquajturit qark i Kosovės, Vlladeta Kostiq. Lista qytetare unike serbe nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit, do tė pėrfaqėsojė serbėt nė 24 komuna tė Kosovės.
Pas aplikimit tė serbėve, tani nė KQZ numri i subjekteve qė kanė aplikuar pėr tė garuar nė kėto zgjedhje ka arritur nė 102, nga tė cilat 18 janė serbe, 33 parti politike, 2 koalicione, 53 nisma qytetare dhe 15 kandidatė tė pavarur.
Nuk ka konfirmime nė KQZ nėse tė gjithė do tė certifikohen.
Zyra pėr regjistrimin e partive politike ka 15 ditė afat pėr kontrollimin e dokumentacionit, ndėrsa mė 19 shtator hedhet shorti pėr renditjen e subjekteve nė fletėvotim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|