Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-13, 06:46   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Elections 2013

Daēiq: Sė shpejti do tė vizitoj Kosovėn



Beograd, 08.10.2013
Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq, ka thėnė se sė shpejti do tė vizitojė Kosovėn, pėr t’iu ofruar mbėshtetje serbėve qė sa mė masovikisht tė dalin nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit.“Kjo nuk ėshtė ndihmesė pėr Hashim Thaēin, por pėr popullin tonė, qė tė kemi organet tona nė Kosovė”, ka thėnė Daēiq, raportojnė mediat serbe.
Ai ka thėnė se vizita mund tė ndodhė javėn e ardhshme.
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka deklaruar tė martėn se nuk do tė lejohen vizitat e zyrtarėve serbė me karakter zgjedhor.
Vizitat nė fjalė kanė qenė temė diskutimi edhe nė rrethin e fundit tė bisedimeve Thaēi-Daēiq, qė ėshtė zhvilluar tė hėnėn nė Bruksel.
Me kėtė rast, Thaēi ka thėnė se institucionet e Kosovės do tė respektojnė marrėveshjen pėr lėvizje tė lirė me Serbinė, pa qasje diskriminuese ndaj askujt.



Vendim i pamenduar i Prishtinės zyrtare?



Prishtinė, 08.10.2013

“Ēka po duan po bėjnė. Kur tė duan vijnė, kur tė donė dalin. Si nė shtėpi tė babės e kanė bė! ”, thotė Ariani 30 vjeē, nė pėrshkrimin e tij pėr polemikat e fundit mes Prishtinės dhe Beogradit, pėr ndalimin e hyrjeve tė zyrtarėve nga Serbia qė tė bėjnė fushatė nė Kosovė.

“Tash po del nga takimi i fundit, qė ajo fjali, ose ai fjalim i qeverisė, nuk paska qenė serioz. Nė kėtė rast, shihet qė as Hashim Thaēi e as [Ivica] Daēiq, nuk po pyeten. Por, po pyetet krejt tjetėr kush, dhe se lejimet ose ndalimet po i bėnė krejt tjetėr kush”, shprehet Mendimi 33 vjeē qė po shfletonte njė gazetė nė qendėr tė qytetit.

Tė hėnėn mbrėma pas njė darke pune nė Bruksel, kryeministri Hashim Thaēi bėri tė ditur se qeveria nė Prishtinė do tė respektojė marrėveshjen pėr lėvizje tė lirė, pa diskriminim, edhe pse deri nė kėtė orė vlente njė ndalesė pėr kryeministrin serb Ivica Daēiq pėr tė bėrė fushatė nė zgjedhjet lokale tė Kosovės.
Pėrfshirja direkte e autoriteteve serbe nė fushatėn parazgjedhore tė 3 nėntorit, pėr njohėsit e rrethanave nė vend, paraqet pėrzierje nė punėt e brendshme tė Kosovės, transmeton Radio Evropa e Lirė.
Labinot Greiēevci, qė drejton Institutin Ridea, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se vendimi pėr ndalimin e vizitės sė kryeministrit serb ishte i gabuar.

“Por kėtu ėshtė bėrė si duket, ėshtė marr njė vendim i pamenduar, dhe i pastudiuar mirė, nga zyrtarė tė caktuar tė qeverisė, rrjedhimisht nga vet qeveria, dhe tashmė kemi kėto pasoja qė janė negative, por, nuk janė tė pariparueshme”, thotė ai.

Por nė opinion, qytetarėt nuk ėshtė se ia shohin pėr tė madhe ndryshimit tė qėndrimit tė qeverisė.
“Mendoj qė nuk ka gjė tė keqe...Prapė se prapė besoj qė ėshtė e drejtė, qė t’i mundėsohet, meqenėse ka qytetarė serbė, dhe iu duhet mbėshtetja e tyre. Duhet me qenė njė bashkėpunim, dhe njė lėvizje e lirė e qytetarėve. Sido qė tė jetė, e zyrtarėve dhe qytetarėve tė thjeshtė”, thotė Blerimi njė 28 vjeēar nga Prishtina.

Nė Beograd ndėrkaq, analistėt e shohin shtendosjen e raporteve mes dy palėve, vetėm si njė uverturė pėr tensionet qė mendojnė ata se do tė shtohen gjatė procesit zgjedhor, dhe jo vetėm kaq.
“Mendoj se qėndrimi i Prishtinės, ishte njė sfidė pėr Beogradin, dhe se ishte njė sfidė edhe pėr BE-nė. Nuk pres dhe nuk mendoj se ky ėshtė fundi, apo qė kjo ėshtė situata e fundit e cila do tė lind, gjatė zgjedhjeve. Kjo ėshtė vetėm hapja e njė periudhe qė do tė pasojė deri nė zgjedhjet e 3 nėntorit, dhe mė pas”, vlerėson Predrag Simiq.

Se pėrvojat nė marrėdhėniet mes Prishtinės dhe Beogradit, lėnė shumė pėr tė dėshiruar, e thotė edhe Valon Murtezaj profesor nė Institutin e Ekonomive Shkencore dhe Menaxhmentit (IESIG) tė Parisit.
Sipas tij, ka pak shpresė qė lėshimi qė ka bėrė Prishtina nė takimin e sė hėnės, do tė pėrdoret pėr tė mirė nga Beogradi zyrtar.

“Kjo do tė duhej tė konsiderohet si njė shenjė e vullnetit tė mirė nga ana e Kosovės, por qė do tė duhej tė ishte si shpagim, njė sjellje konstruktive tė Serbisė, ēfarėdo lloj mesazhesh qė do tė pėrēoheshin brenda nė Kosovė, nga ana e zyrtarėve tė Serbisė, do tė duhej tė ishin nė frymėn e njė demokracie, qė nėnkupton ndoshta ndonjė thirrje, qė serbėt tė marrin pjesė nė zgjedhje, nė mėnyrė qė tė sigurohet njė pjesėmarrje brenda sistemit zgjedhor”, thotė ai.

Sido qė tė jetė, problemi rreth lejimit/pengimit tė zyrtarėve nga Serbia pėr tė ardhur nė Kosovė gjatė fushatės parazgjedhore, pritet tė sqarohet gjatė kėsaj jave.

Bashkimi Evropian pret nė ndėrkohė qė palėt tė sqarojnė edhe njė problem qė Beogradi zyrtar ka ngritur rreth listės sė votuesve, meqė pretendon se afro 12 mijė njerėz duhet regjistrohen pėr tė votuar nė komunat veriore.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė