Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-13, 07:06   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Unė dhe gjithė shqiptarėt jemi tė interesuar pėr raporte tė mira me Turqinė e sotme, edhe pse ajo ėshtė trashėgimtare e njė perandorie qė ne na mbajti nėn pushtim rreth 500 vite. Ju mund tė keni njė qėndrim tjetėr pėr pushtimin, por unė personalisht jam rritur me rrėfime pėr vajzat tona tė reja qė dikur hidheshin nga shkėmbinjtė pėr tė mos rėnė nė duart e ushtarėve turq, se si kullave tė tė parėve tė mi, iu ėshtė vėnė flaka disa herė nga kėto pushtues, sesi mijėra shqiptarė merreshin e dėrgoheshin nizam, duke lėnė shkretė shtėpi e katandi, e duke luftuar nėpėr toka tė huaja pėr interesa tė perandorisė.
Ne nuk mund t’ju akuzojmė ju pėr atė qė kanė bėrė paraardhėsit tuaj por nė momentin qė na kėrkoni qė ne tė ndėrrojmė historinė, qė tė zezės t’i themi e bardhė, e pėrgjakshmes lulėzim, nė momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapėsitė e paraardhėsve tuaj, por pėrkundrazi na kėrkoni qė edhe ne t’i shohim me sytė tuaj, atėherė mos pritni prej nesh mirėkuptim.
Ne si komb kemi luftuar shumė hegjemoninė e tė tjerėve, dhe tani qė po shijojmė lirinė, kurrsesi s’mund tė pranojmė qė dikush, sado i fuqishėm, tė na e shkruajė historinė sipas qejfit tė vet. Asnjė shtet perėndimor, as ata qė na ēliruan nga pushtuesi tjetėr Serbia, nuk na ka ardhur me njė kėrkesė tė tillė primitive. Primitive pasi sė pari historinė e shkruajnė historianėt, jo politikanėt, aq mė tepėr politikanėt e vendeve ish-pushtuese; dhe sė dyti, sepse bie tėrėsisht ndesh me fondamentin tonė, iluminizmin dhe tė vėrtetat qė burojnė nėn dritėn e tij.
Sado i fuqishėm tė jetė, askush nuk mund ta ndryshojė tė shkuarėn, ajo ėshtė arbitrare, edhe kur dikush palos fletė mbi tė, njė ditė ajo i shqyen pa mėshirė, madje edhe nė shoqėritė e mbyllura.
E ne nė Kosovė po pėrpiqemi tė ndėrtojmė diēka tjetėr, njė shoqėri tė hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishėruar edhe tek feja, ia lė vendin logjikės kritike, konkurrencės sė ideve dhe dekonstruktimit tė ideologjive.
Prandaj, duke ju uruar mirėseardhje nė Kosovė me datė 23 tetor, si kreu i njė shteti me tė cilin na lidhi njė e shkuar fatkeqe, shpresoj qė kjo vizitė tė bėhet me qėllimin pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme fatmirė.

Me respekt
Deputete e pavarur nė Kuvendin e Kosovės
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė