Titulli: Elections 2013
Arrestohen pesė zyrtarė tė KQZ-sė
Prishtinė, 13.11.2013
Policia e Kosovės, nė mbrėmjen e sė martės ka arrestuar pesė punėtorė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, tė cilėt dyshohen se kanė keqpėrdorur vota nė komunėn e Prishtinės, nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit. Burime tė Infokusit brenda Policisė sė Kosovės, thonė se arrestimi i kėtyre zyrtarėve ėshtė bėrė nėn dyshimin e bazuar se kėta kanė manipuluar me vota, nė favor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kandidatit tė saj pėr Kryeqytet, Isa Mustafa.
Sipas kėtyre burimeve, arrestimi i tyre ėshtė bėrė nė bashkėpunim me Prokurorinė e Shtetit.
Ndėrkohė as nga organet e rendit e as nga KQZ-ja nuk kanė dashur qė tė komentojnė pėr njė ngjarje tė tillė.
Ndryshe, nė zgjedhjet e tre nėntorit, Isa Mustafa i LDK-sė dhe Shpend Ahmeti i Vetėvendosjes janė dy kandidatėt qė kanė marrė mė sė shumti vota nė raundin e parė, dhe pritet qė mė 1 dhjetor tė ballafaqohen nė balotazh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|