Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-13, 16:38   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Arsenali Kimik i Sirise te shkaterrohet ne Shqiperi?

Qeveria mblidhet nė 17:30, refuzohen armėt kimike



Tiranė, 14.11.2013

Sot nė orėn 17:30, Qeveria e Shqipėrisė do tė mblidhet pėr tė marrė njė vendim lidhur me armėt kimike tė Sirisė. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave pritet tė jetė kundėr shkatėrrimit tė tyre nė territorin e Shqipėrisė, nisur edhe nga reagimi i madh popullor kundėr kėsaj.

Zėdhėnėsi i Komisionit Evropian, Michael Mann ka bėrė tė ditur se deri tani nuk ka asnjė vendim nė lidhje me vendin ku do tė shkatėrrohen armėt kimike tė Sirisė.

Mann ka deklaruar se ēėshtja e armėve kimike siriane nuk ėshtė vetėm shqiptare, ajo ėshtė njė ēėshtje ndėrkombėtare. Ai ka theksuar se lidhur me kėtė proces nė listė janė disa shtete, por ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim konkret pėr caktimin e vendit ku do tė asgjėsohen kėto armė.





Armėt kimike, qytetarėt nė protestė, Qeveria mblidhet brenda 24 orėve pėr vendimin








Tiranė, 14.11.2013

Ndėrsa pritet qė qeveria shqiptare tė bėjė publik vendimin e saj nėse ka pranuar apo jo tė marrė pėrsipėr shkatėrrimin e armėve kimike tė Sirisė nė vendin tonė , grupe qytetarėsh, studentėsh, nxėnėsish dhe aktivistė tė mbrojtjes sė mjedisit vijuan edhe sot protestėn e tyre nė qytete tė ndryshme tė vendit, kundėr shkatėrrimit tė armėve kimike tė Sirisė nė territorin shqiptar. Burime nga qeveria bėnė tė ditur pėr “News24”, se Kėshilli i Ministrave pritet tė mblidhet brenda 24 orėsh pėr tė zyrtarizuar qėndrimin e Shqipėrisė nė kėtė ēėshtje.

Protesta e sotme ka marrė pėrmasa tė mėdha, pasi asaj i janė bashkuar edhe gjimnazistėt dhe studentėt e Tiranės tė cilėt kanė bojkotuar sot mėsimin pėr t’ju bashkuar tubimit nėn moton “Stop Armėve Kimike nė Shqipėri”. Ndėrkohė shumica e qytetarėve u organizuan pėrmes rrjeteve sociale, si "Facebook" e "Twitter".

Gjatė protestės studentėt e mjekėsisė kishin zgjedhur njė mėnyrė tė veēantė pėr tė shprehur kundėrshtinė e tyre ndaj njė vendimi tė mundshėm, duke u veshur tė gjithė me pėrparėse dhe maska kundra-gazi.

Senatorėt e shkollave tė mesme, si dhe krerėt e organizatave studentore, premtuan se nuk do tė lėvizin nga protesta deri sa qeveria t’i jo armėve kimike tė Sirisė. “Ne sot kemi bojkotuar mėsimin, por kjo nuk do tė jetė e vetmja herė qė do ndėrmarrim njė veprim tė tillė, pasi nuk do t’i afrohemi sallave tė leksioneve pa marrė garancitė e nevojshme nga qeveria shqiptare se armėt kimike nuk do tė vinė kėtu”, thanė ata.

Protesta pėr armėt kimike momentalisht ėshtė zhvendosur pėrpara Piramidės, ku nė njė podium tė ngritur posaēėrisht pėr kėtė qėllim, mund tė flasin tė gjithė qytetarėt qė kanė pėr tė thėnė diēka pėr ēėshtjen e armėve kimike.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė