Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-13, 13:12   #47
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Elections 2013

Thaēi e Haradinaj humbėsit legjendarė






Humbja e bastioneve ka qenė tėrmeti i kėtyre zgjedhjeve. Secila parti pėr shkak tė rrethanave tė ndryshme ėshtė ndėshkuar nga votuesi. Komunat ku ėshtė pritur me komoditet se nuk mund tė humbin e sidomos ato tė regjionalizuara kanė pėsuar debakėl, ndėrkohė qė fitorja e kandidatit tė AKR-sė nė Mitrovicė ėshtė komentuar si ndėr mė tė befasishmet.

Analistėt japin arsye tė ndryshme pėr secilėn komunė, e cila ka sjellė pėrmbysje tė rezultateve. Humbėsit mė tė mėdhenj tė kėtyre zgjedhjeve kanė dalė tė jenė dy paritė e krahut tė luftės PDK dhe AAK.

Ato humbėn shumė komuna qė deri mė tash kanė qenė bastione tė tyre. Rėnia e PDK-sė ėshtė cilėsuar si ndėshkim pėr keqqeverisjen edhe nė pushtet qendror. Kurse humbja e Mitrovicės ka qenė e papritur pėr shkak se nga kjo komunė vijnė edhe figurat me pushtet brenda partisė.

Nga ana tjetėr, Ramush Haradinaj me vetėm tre komuna tė fituara dhe humbjen e dy bastioneve deri tash shumė tė forta Pejėn dhe Gjakovėn, shihet si humbės i madh i kėtyre zgjedhjeve. Analistėve vlerėsojnė se ai i ka parė sherrin flirtimit qė ka bėrė me t’u liruar nga Haga me kryeministrin Thaēi dhe njėkohėsisht keqqeverisja e AAK-sė nėpėr komuna.

Analisti Halil Matoshi konsideron se elektorati i Kosovės e ka aplikuar votėn ndėshkuese pėr qeverisjen. Duke e vlerėsuar se nė Mitrovicė vota nuk ka qenė e drejtuar direkt kundėr Avni Kastratit, por kundėr PDK-sė, kundėr qeverisjes sė kėsaj partie edhe nė nivelin qendror edhe nė atė lokal, kėshtu qė kandidati i AKR-sė ka fituar nė bazė tė faktit qė ky rajon ėshtė ndėr mė tė varfrit nė Kosovė.

Ndėrsa, sipas tij, nė fitoren e kandidatit tė PDK-sė nė Prizren, Ramadan Muja, i cili ėshtė duke u pėrballur me drejtėsinė mbi dyshime pėr keqpėrdorime, ka ndikuar LDK-ja dhe kryeministri Thaēi.

“Strategjia e LDK-sė me Eqrem Kryeziun ka dėshtuar nė Prizren, po tė ishte ndonjė kandidat mė ndryshe nga brezi i ri i LDK-sė dhe nė koalicion me iniciativėn e Zafir Berishės do t’i shkaktonin humbje Ramadan Mujės. Por duhet shtuar se nė garė atje mund tė themi se ka qenė vetė kryeministri Thaēi, ku ka premtuar gjėra shumė joshėse duke pėrdorur edhe buxhetin e shtetit qė atje tė fitohet”, ka pėrfunduar Matoshi.

Nga ana tjetėr, kandidatja e AKR-sė pėr kryetare tė Gjakovė, Mimoza Kusari –Lila, e cila edhe shihet si shpėtimtare e kėsaj partie nė shuarje.

“Gjakova e ka ndėshkuar kryetarin e deritashėm pėr mospunė sepse kjo komunė vėrtet ka mbetur ndėr mė tė pazhvilluarat, ajo e ka fituar garėn nė Gjakovė pėr shkak tė keqqeverisjes se deritanishme”, ka thėnė Matoshi.

Por ai shton se nė kėtė rast ka kontribuar shumė edhe pėrafrimi i kryetarit tė AAK-sė me kryeministrin Thaēi. “AAK-ja ka humbur edhe pėr shkak tė pėrafrimit tė liderit tė saj, Ramush Haradinaj me kryeministrin dhe me kėtė rast duke e ndėshkuar keqqeverisjen nė nivel qendror ėshtė ndėshkuar edhe AAK-ja nė nivelin lokal”, ka pohuar Matoshi.

Shpend Kursani vlerėson se ana pozitive e rezultatit tė zgjedhjeve ėshtė vetėdijesimi qytetar nė Kosovė, ku ndėshkuan shumicėn e pushteteve tė cilėt dėshtuan nė mbajtjen e premtimeve dhe nė ofrimin e zgjidhjeve pėr problemet thelbėsore tė komunave.

“Mirėpo qytetarėt e Kosovės do tė duhej qė pjesėmarrjen e tyre publike ta shpeshtojnė edhe me forma tė tjera demokratike tė presionit publik mbi pushtetet e jo tė marrin pjesė nė ndryshime vetėm njė herė nė katėr vjet”, ka theksuar Kursani.

Fidan Kalaja, nga lėvizja “Fol” ka thėnė se qytetarėt e Kosovės kanė vendosur njė standard tė ri nė zgjedhje. “Qytetarėt kanė treguar me votėn e tyre se kanė analizuar ēdo aspekt tė programeve tė partive politike nė garė dhe gjithashtu kanė vlerėsuar punėn e partive qė kanė garuar e kanė qenė nė pushtet. Vlerėsoj se kjo ka ndikuar qė te kemi ndėrrim pushtetesh vetėm nė balotazh nė shumicėn e komunave tė Kosovės”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, partitė politike duhet tė reflektojnė nė bazė tė kėtyre rezultateve dhe vizionin e tyre duhet formėsuar nė bazė tė kėtij standardi ku qytetari i Kosovės tash e tutje nuk do tė votojė nė bazė tė inercionit grupor, por nė bazė tė punės dhe angazhimit tė tyre.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė