Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-13, 07:53   #351
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: PARATE....! NA SJELLIN LUMTURI...?

Paraja nuk bėn lumturinė

Bota Sot | 10.12.2013 07:10



A e bėjnė paratė lumturinė? Nė fakt, nė kohė krizash padyshim qė pak do tė vinin nė ndihmė. Por nė qoftė se mungesa e parave pėr tė drejtuar njė familje mund tė bėhet njė problem serioz, edhe pasja e shumtė e tyre nuk do tė na bėjnė tė ndihemi mė mirė. Ky ėshtė “gjykimi” i cili vjen nga Eugenio Proto, njė ekonomist nga Universiteti i Warwick nė Mbretėrinė e Bashkuar. Studimi nė fjalė ka shqyrtuar produktin e brendshėm bruto (PBB) pėr person. Natyrisht nuk ėshtė njė matės i vėrtetė i tė ardhurave pėr frymė, por ai sigurisht ėshtė njė tregues i nivelit tė jetės qė ēdo vend ka. Nga tė dhėnat e botuara nė “PLoS One”, ėshtė zbuluar njė fakt i ēuditshėm: njerėzit qė jetojnė nė vendet e pasura, duket tė ndihen mirė vetėm atėherė kur kombi i tyre arrin njė GDP prej 36 mijė dollarėsh (rreth 26.000 euro).

Nėse shuma e parave rritet, kėnaqėsia personale bie nė mėnyrė dramatike. Ndoshta kjo vjen prej faktit se sa mė shumė para tė kesh aq mė shumė rriten ambiciet. Janė pikėrisht kėto tė fundit qė mesa duket ēojnė nė zhgėnjim. “Derisa njerėzit do tė shohin pasuri dhe mundėsi rreth tyre ata do tė aspirojnė tė ketė gjithnjė e mė shumė. Por kjo aspiratė pėr tė kapėrcyer hendekun (diferenca ndėrmjet tė ardhurave aktuale dhe tė ardhurave qė ne do tė dėshironim) ul nivelet e kėnaqėsisė sė jetės. Me fjalė tė tjera, ajo qė ne synojmė bėhet njė objektiv qė lėviz dhe shkon mė shpejt nė vendet e pasura, duke shkaktuar njė rėnie tė lumturisė, qė ne shohim nė analizėn tonė”, shpjegon Eugenio Proto.

Krahasuar me personat rezidentė nė vendet me njė GDP prej rreth 18.000 $ pėr person, ata qė jetojnė nė vendet me njė GDP mė poshtė 6.700 $, kishin 12% mė pak gjasa tė ndiheshin tė kėnaqur. Pra rezultatet e studimit tregojnė se kėnaqėsia e jetės sė njerėzve rritet nė vendet mė tė varfra. Ndėrkohė, njė tjetėr studim suedez konfirmon se paratė nuk sjellin lumturi. Nė fakt, lumturia e vėrtetė ka tė bėjė me marrėdhėniet njerėzore dhe jo me tė mirat materiale. Kėrkuesit shkencorė tė Akademisė Sahlgrenska dhe Universitetit tė Lundit kanė dalė nė pėrfundimin se rrethi i ngushtė i miqve dhe familja janė faktorėt kryesorė tė njė jete tė lumtur. Studiuesit nordikė analizuan artikujt e gazetave suedeze qė nga viti 2010 dhe veēuan fjalėt qė shoqėronin mė shpesh fjalėn “lumturi” nė kėta artikuj. Nga rezultatet doli qė fjalė si “iPhone” apo “miliona” nuk pėrkonin pothuajse kurrė nė tė njėjtin artikull ku gjendej edhe fjala “lumturi”. Nga ana tjetėr, fjala “gjyshe” apo “shok” gjendej shpesh nė tė njėjtin artikull me fjalėn “lumturi”.

Ēelėsi i lumturisė

Njerėzit tė cilėt ndihen tė admiruar dhe tė respektuar nga personat rreth tyre kanė njė ndjenjė tė mirėqenies mė tė fortė se ata tė cilėt kanė tė ardhura ekonomike tė mėdha. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga hulumtuesit nė psikologji sociale nga Universiteti i Berkeley, nė Kaliforni. Studiuesit kryen katėr eksperimente, dy prej tė cilėve shumė domethėnėse. I pari konsistonte nė analizimin e marrėdhėnies ndėrmjet statusit subjektiv tė mirėqenies dhe statusit sociometrik, qė do tė thotė, imazhi qė mund tė ketė njė individ nga njė grup shoqėror. E dyta ishte tė krahasonin shkallėn e lumturisė personale ndaj statusit socio-ekonomik. Megjithatė, tė pasurit njė status tė mirė sociometrik, tė respektohesh nga miqtė e tu, nga kolegėt apo fqinjėt, tė jep njė ndjenjė tė qėndrueshme tė lumturisė dhe mirėqenies. Rezultati: njerėzit tė cilėt kishin rezultate mė tė larta nė statusin sociometrik rezultonin tė ishin mė tė lumtur se ata qė kishin tė ardhura tė larta. Pra statusi socio-ekonomik i njė personi nuk ėshtė njė faktor qė ndikon nė kėnaqėsinė e jetės.
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė