PE miraton rezolutėn: Shqipėrisė ti jepet statusi kandidat
- 12/12/2013 - 11:07 AM
Rezoluta u miratua me shumicė votash nė Parlamentin Europian kėtė tė enjte. Kėshilli duhet ta bėjė Shqipėrinė zyrtarisht kandidate pėr anėtarėsimin nė BE, pa vonesė-thuhet nė rezolutė. Raportuesi pėr Shqipėrinė, Nikola Vuljaniē tha se me kėtė miratim po dėrgojmė njė mesazh unanim ndaj Kėshillit Europian: Shqipėria meriton ti jepet statusi kandidat
Denion Ndrenika
Mė lejoni tu jap njė lajm tė mirė: Parlamenti Europian e miratoi rezolutėn nė seancė plenare sot.
Kjo ishte fjalia qė kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ua drejtoi deputetėve nė seancėn plenare ndėrsa ishte pėrfshirė nė njė debat pėr shkarkimet nė administratė.
Ky ēast u shoqėrua me duartrokitje nga deputetėt, pasi shėnoi njė mbėshtetje shumė tė rėndėsishme tė Parlamentit Europian qė Kėshilli Europian ti japė Shqipėrisė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian.
Mbledhja pritet tė zhvillohet ndėrmjet datave 17/19-20 dhjetor dhe do tė marrė nė shqyrtim rekomandimin e Komisionit Europian pėr tia dhėnė statusin Shqipėrisė.
Rezoluta u miratua me shumicė votash nė Parlamentin Europian kėtė tė enjte.
Kėshilli duhet ta bėjė Shqipėrinė zyrtarisht kandidate pėr anėtarėsimin nė BE, pa vonesė-thuhet nė rezolutė.
Raportuesi pėr Shqipėrinė, Nikola Vuljaniē tha se me kėtė miratim po dėrgojmė njė mesazh unanim ndaj Kėshillit Europian: Shqipėria meriton ti jepet statusi kandidat.
Sipas eurodeputetit Vuljaniē, Shqipėria pėrparoi axhendėn e reformave dhe arriti nivel tė ri pjekurie politike duke kaluar nė mėnyrėn e duhur pushtetin nė paqe pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 23 Qershorit.
Zoti Vuljaniē e bėri deklaratėn pas votimit.
Partitė dhe shoqėria nė Shqipėri, megjithatė kėrkohet nė kėtė rezolutė, qė tė pėrmirėsojnė frymėn e dialogut dhe mirėkuptimit;
se korrupsioni dhe pandėshkueshmėria mbizotėrojnė ende;
se duhen reformat dhe rezultate pėr sundimin e ligjit, luftės ndaj krimit tė organizuar, korrupsionit tė tė gjitha niveleve;
trafiqeve tė lėndėvė narkotike, armėve dhe qenieve njerėzore; bashkėpunim tė qėndrueshėm ndėrmjet qeverisė dhe opozitės;
ndėrtimin e administratės publike efikase e tė pavarur dhe pėrmirėsimin e sistemit tė drejtėsisė.
Rezoluta thekson domosdoshmėrinė pėr njė sistem drejtėsie plotėsisht tė pavarur, eficent, tė drejtė dhe mė shumė i parashikueshėm, qė tė mund tė kthente besimin e qytetarėve dhe biznesit ndaj gjyqėsorit.
Eurodeputetėt nė Strasburg tė Francės rrėzuan ndėrkohė disa amendamente, por nuk e cenuan thelbin pėr tia dhėnė statusin kandidat Shqipėrisė pa humbur kohė.
Gjatė diskutimeve, tė theksuara nė rezolutė, pėrgėzohet Shqipėria pėr pėrmbushjen e 12 rekomandimeve tė Komisionit Europian tė tetorit 2012 si dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 23 qershorit.
http://illyriapress.com/pe-miraton-r...tusi-kandidat/
Pra shkurt o popull duhet te tregojme seriozitet ne qellimin tone qe kur te bashkohemi ne EU do jemi kontribues dhe jo vetem marres, duhet te kemi nje force pune te pergatitur per kompeticion ne ekonomi globale, dhe jo me diploma te blera ne kafene. Ne nuk duhet ta bejme si greket qe hyne ne EU me genjeshtra per financat e tyre, dhe pasi hyne vodhen sa kishin mundesi derisa arriten ne piken e kulmit qe do merrnin shqelme jashte Evropes, dhe po mbyten ne borxhe te dalin nga kriza, pra skandal boteror.