Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-13, 20:33   #120
a...qysh ke se kam harru
Banned
 
Anėtarėsuar: 26-12-13
Postime: 13
a...qysh ke se kam harru i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

...

Qeveritaret planifikojne prehjet e tyre , tallen me pasion. .. terheqin vemendjen…


…nuk mund te fle !... une jam e shqetesuar ngase me ka humbur durimi dhe nuk kam asnje reputacion te zot ,rrobat e diturise tani me jane zhdukur.Te gjitha menyrat e mia te mira dhe te keqija kane levizur me kilometra larg,mbase per shkak te ketij tjetersimi edhe zemra dhe mendja me jane te zemeruara me njera-tjetren.
-"Sa kohe do te mbetesh e pezulluar pa diell?…-"xhevahir!..dashuria brenda meje ?...,lere pazarin e ekzistences nga guri shkaterruar nga guri.Oj dashuri ?..,Ti qe ke qene e thirrur nga nje mije emra,Ti qe e di se si te hedhesh dehjen ne kupe te shpirtit pa pire asnje pike vere ?...kur do i braktisesh nga mendja yte ata qe japin kulture te njemije kulturave,ata qe jane pa fytyre,e kane njemije fytyra,Oj dashuri ?..., ti qe formeson fytyra te Turqve, evropianeve,amerikaneve,..me jep nje gote nga shishja yte,qe te mund te shoh mijera "shefat e kesaj bote ... »-ktheva koken te shohe kopertinen e librit te cilen mendova se ishte duke e lexuar,por u zhgenjeva ngase nuk kishte liber ne duart e tij, fjalet mi drejtonte mua…mua ?!Nje te zhveshure nga dija ???!!!
Me qeskat e syve te fryer dhe kthjelltesine e esellt te mesnates,u ngrit nga tryeza e ateles
ė ku ruante tufa doreshkrimesh sekrete, gjithēka kishte te bente me baladat, epet, gojedhenat ,mitet…
-« Do dalim fushave dhe do shetitemi bashke mbi barin e njomur nga lotet e nates e dashur! »…ishte i prere ne kerkese dhe nuk kisha nga t’ja mbaja.Edhe pse te heshtur rruges isha e gezuar, i gezuar ishte edhe ai…Dikur e pyeta se mos ishte lodhur dhe nese donte te pushonim pak mbi nje gur, n’anen e rruges. Nuk me foli. U ndal dhe me shikoi me nje veshtrim te embel, koken pak t’anuar.Sa doja te dija ne ishin te sakta fjalet qe mi tha me aq mjeshteri Mjeshtri …, kete m'u dha ta vertetoja saora : aq i mprehte, aq shpues qe shikimi i tij i embel, sa mu duk sikur hyra ne dere te padere une qe e quaja veten njeri te lodhur dhe mendoja se, te dashurosh, eshte nje pune edhe me e lodhshme, shtese lodhjeje mbi shtresa lodhjesh...
Ne heshtje u kthyem se bashku naten vone prane vatres, une me nje liber ne dore dhe edhe ai prane meje. Kur lodhem se lexuari e syt me vriten nga germat e vogla shikoj gjarperimin e zhdervjellte te flakave. E kam mikun me te mire ne jete. Me rri prane dhe me kupton…shpesh me thote :-« mendjes i pelqen te mendohet, zemres te mallengjehet »... kerkon te me beje qe te dal nga burgu ku jam futur me vetedashje une qe vdekja me rri varur mbi koke me nje pe te kalbur. Kerkon te rroj dhe te mar pjese ne gezimet qe Zot i madh perhap mbi bote! Ah, sa e bukur eshte bota! Gjithe te keqijat i ben vete njeriu. Per pak gje fare pa shkak, zihet, vritet... Valle? Dielli jep driten e argjente, bima kallin e florinjte,
zogu kengen, lulja eren, , …qe te gjitha keto na i jep qe te kemi zi dhe vrasje midis nesh?...Valle?


.

a...qysh ke se kam harru Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė