Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
AZIL POETIK (nga libri "Mekatari")
ti qė mė lexon
nėse guxon
eja me mua
lakuriq...
eja tė tė gėnjej...
gėnjeshtra ėshtė mė fisnike
se sa i hidhur zhgėnjimi...
guxo tė tė gėnjej veē njė herė unė
siē guxove tėrė jetės tė tė zhgėnjejnė ata...
ato...nderi...morali...besa dhe premtimi...
gėnjeshtra ime gjithnjė ėshtė mė e bukur
se gjithnjė ndodhet pėrtej...
eja pra...
pa tė zhgėnjyer guxo tė tė gėnjej...
eja tė tė marr nė njė udhėtim tė gjatė...
tė gjatė...shumė tė gjatė...
pėrtej Tri Pikave nė fund tė vargjeve tė mia
atje larg
atje poshtė
atje lart
atje pėrtej
por kurrė kėtu
Tri Pikat
trinia ime humnerė...
ēast
pėrjetėsi
asnjėherė
trinia ime djegėse
e nesėrme
e sotme
e djeshme
trinia ime e trishtė
muzg
natė
ditė...
trinia ime magji
bordell
kishė
xhami
trinia ime pa altar
ėngjėj
djajė
transeksualė
trinia ime gri
ne
unė
ti
trinia ime pa shenjtorė
i dashur
bashkėshort
dashnor
trinia ime mėkatare
orale
anale
vaginale...
trinia ime rrėnjėdalė
rėnkim
heshtje
fjalė
nėse guxon eja tė tė marr nė njė udhėtim tė gjatė
si kurrė ndonjėherė alfabetėve tė pėrmbysur
ndėrgjegjes sė cakėrdisur moraleve tė dhjerė...
pėrtej Tri Pikave nė fund tė vargjeve tė mia
pėrtej ēfarė shkruajta e ēfarė thashė
pėrtej ēfarė mund tė lexohet e mund tė shkruhet
pėrtej gjithshkaje qė mund tė thuhet
pėrtej ēfarė njerėzit lexuan e mund tė lexojnė
pėrtej ēfarė njerėzit harruan e mė s'kujtojnė...
pėrtej ēfarė ti kėrkove dhe s'ta dhanė...
pėrtej ēfarė nuk doje dhe ta dhuruan...
pėrtej ēfarė besove dhe ta vranė...
pėrtej ēfarė bekove dhe ta mallkuan...
nėse guxon eja pra atje ku pak shkojnė...
eja dhe guxo tė tė gėnjej...
tė tė gėnjej pa tė zhgėnjyer...
nė Arratinė e Madhe Pėrtej Tri Pikave
atje ku retė pa qiej
azil poetik kėrkojnė...
Artan Gjyzel Hasani
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|