Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Mos mė lerė ...
Ti harrojmė zėnkat
mėritė e keqkuptimet
e kohėn e humbur
Tė harrojmė gjithēka
tė harrojmė orėt
qė vrisnin pa mėshirė
me thika pyetjesh
dyshimesh tė kota
zemrėn e lumturisė ...
Unė do tė tė dhuroj
njė shi plot me perla
ardhur nga vende
ku nuk bie shi
e do tė gėrmoj
gjersa tė jap shpirt
tė gjej ar e zefir
tė tėrėn tė tė mbuloj
Unė do ngre njė vend
ku dashuria tė jetė mbret
ku dashuria tė bėjė ligjin
e ti tė jesh mbretėreshė ...
Mos mė lerė
se mė s'do vajtoj
e slėshoj mė fjalė
po do tė tėrhiqem
aty prapa pemės
pėr tė parė ty
pėr tė ndjerė nga larg
zėnė e gazin tėnd
kėngėn e dėfrimin
Lermė qė tė bėhem
hij' e hijes tėnde
hij e dorės tėnde
hij e qenit tėnd
Mos mė lerė
mos mė lerė
mos mė lerė !...
(J.B - Ne me quitte pas)
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
|