RTK e balldeskave tė Thaēit

RTK ka nisur tu bėjė konak edhe atyre qė kanė pasur fatin tė lidhin martės me pjesėtarė tė familjes sė kryeministrit Thaēi dhe njerėzve tė afėrt tė tij
Radio Televizioni i Kosovės (RTK) nuk i shėrben kryeministrit Hashim Thaēi vetėm pėr qėllime politike, ashtu siē akuzohet shpesh kompania, qė paguhet nga paratė e popullit tė Kosovės. Megjithatė, pėrzgjedhja e kronikave lavdėruese pėr shefin e qeverisė dhe poshtėruese pėr tė gjithė tė tjerėt qė kanė qėndrime tė ndryshme prej Hashim Thaēit, duket se nuk kanė mjaftuar pėr kėtė tė fundit, shkruanjė mediat tjera.
Njė mori anėtarėsh tė partisė sė Thaēit janė punėsuar nė RTK dhe pėr njė periudhė rekord janė ngritur nė pozita qė u ofrojnė rroga shumė tė mira, tė paguara nga buxheti i Kosovės. Sipas burimeve tė gazetės brenda RTK-sė, nė dy konkurset e fundit nė transmetuesin publik janė punėsuar kunata (e motra e gruas) e kryeministrit Thaēi, Nerxhivane Gėrxhaliu, si dhe kunata (e motra e gruas) e Gani Thaēit (vėllai i Hashim Thaēit), Kaltrina Gashi. Nerxhivane Gėrxhaliu fillimisht ishte punėsuar nė administratė, ndėrsa vetėm pas dy muajsh ajo ėshtė dėrguar nė skemėn programore duke iu rritur kėshtu edhe koeficienti i rrogės.