Kam njohur sy o, ata sy!
Sa fort i desha, e di njė Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin smund ta shkulnja dot.
Natė vėshtrim tė pakuptuar
Zbulohej jeta gjer nė fund.
Kish kaq pasion tė pėrvėluar,
Kaq pikėllim sa ska kurrkund!
Dhe shihte rėndė, madhėrishėm,
Qė nėn qepallat, mengadalė.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshėm
Dhe si njė vajtje ish fatal.
Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjėherė smunda dot
Qė ta vėshtroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
F.I.TJUTĒEV