Ky ėshtė trimi Selman Kadrija, lindi nė vitin 1906 dhe vdiq nė vitin 1938.
Nė varrezat e reja tė fshatit Cerrcė, aty buzė rruge, nė njė varr qė tė bie nė sy menjėherė, amshuar pushojnė eshtrat e Selman Kadrisė, trimit qė shtriu pėr tokė vojvodėn Miliē Kėrstiq, bajlozin serb, kryekriminelin ēetnik, shkaktarin e dhunės, vuajtjeve, dhembjeve e tragjedive tė padurueshme familjare dhe kombėtare nė fshatrat e Dukagjinit, tė Drenicės dhe mė gjerė. Nga bashllėku i kėtij varri, tė punuar bukur me gur mermeri, ngritur nė vitin 1941, nė kohėn e Shqipėrisė, me shkronja tė mėdha shtypi, me fjalė guri, porosit dhe flet me brezat ky epitaf kuptimplotė:
Ju shtegtarė qė kaloni
Pranė kėtij trimi ndaloni
Veprėn mos t'ia harroni
Bijve tuaj tua kujtoni