Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-14, 16:29   #89
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Arkivi shtetėror i Venedikut, si martoheshin shqiptarėt



Qarqet themelore tė jetės sė pėrditshme; lidhjet familjare dhe miqėsore tė emigrantėve shqiptarė.



Jeta e pėrditshme e emigrantėve shqiptarė nė Venedik, jeta e tyre familjare, miqėsitė dhe njohjet, nuk ishin shumė tė ndryshe nga banorėt e tjerė tė qytetit tė lagunės.

Njė ndėr treguesit i cili shpie prapė nė disa veēori tė caktuara ėshtė lidhja e tyre pėrbrenda grupeve homogjene, por edhe lidhjet e tyre tė pėrbashkėta e tė shpeshta me emigrantėt e bashkėsive tjera, e nė veēanti lidhja me ata tė cilėt vijnė po ashtu nga bregdeti i Adriatikut lindor. Kėshtu qė analiza e kėtyre tė dhėnave, pėrveē njohurisė, tė jetės sė pėrditshme dhe private tė emigrantėve shqiptarė, njėkohėsisht dhe si shtesė bėnė dhe ofron tė tė kuptuarit edhe mbi komunitetin kroat dhe lidhshmėrinė e tyre me emigrantėt tjerė (nė kėtė rast me ata shqiptarė) tė bashkėsive tjera emigrantėsh.

Njė dėshmi e gjallė e cila flet nė favor elokuente janė edhe martesat. Vėrtetė numri i madh i emigrantėve shqiptarė ishin nė martesė me pjesėtarė/pjesėtare tė komunitetit ekuivalent (tė njėjtės pėrkatėsi) vėrtetė tė zonės sė Shqipėrisė sė Venedikut. Kėshtu, pėr shembull, duke u bazuar nė bazė tė tė dhėnave nga vepra e B. Imhaus, shėnohen martesat mes Leona Biancha (Albanese) dhe emigrantes nga Durrėsi Katarinė-s (1404, Gjoni nga Lezha dhe Marie nga Durrėsi (1408), Shkodrani-t Andre dhe Menege de Albania (1417.), emigrantit nga Shkodra Lukės me Radėn (1477.), Lazėrit nga Shkodra me Mari-en ulqinake (1481, pastaj tė emigrantit nga Tivari Gjergj Mandi-jės me Marien nga Ulqini (1485.).

Tė thėnat shtesė mbi martesat e shqiptarėve mes veti i njohim e zbulojmė edhe nė bazė tė tė dhėnave tė dokumenteve testamentare. Kėshtu, pėr shembull, Zanetta e tė ndjerit Gjergj Shkodranit bashkėshortja e Gjon Manolosit nga vendi shqiptarė i quajtur Danj; Menega e emigrantit tė ndjerė Shtjefnit e martuar pėr Mihovilin nga zona e Krajinės (zonė afėr Tivarit, kah liqeni i Shkodrės), kurse emigrantja shqiptare Zanetta (vr.pėrkth. Zana) (bija e lt.kolonel Pjetrit) ėshtė e veja e Gjonit nga Shkodra. Mė tutje, janė martesa tė shumta tė emigranteve dhe emigrantėve shqiptarė tė lidhura me qytetarėt venedikas me prejardhje nga zona e gjerė e hapėsirės sė bregdetit kroat kėshtuqė sjella konkrete e kėtyre shembujve i shkon nė favor mė tepėr rreth njohjes sė komunikimit dhe ndėrgjegjėsimit, nė drejtim tė banorėve nga ana tjetėr e Adriatikut. Shembull, Angjelia e tė ndjerit Bartol-it nga Ulqini ėshtė e veja e Mazola-s nga Spliti; Shkodrani Daniel-i u martua me emigranten nga Rabi Agat-ėn; Angjella e tė ndjerit Jure Dalmatini ėshtė martuar me Vick-un nga Shkodra; Monikė Cuzzi nga Shkodra shėnohet si e vejė e Dominikut nga Zara; Gėrguri nga Shibeniku ėshtė burri i Bone de Albania, kurse Marta nga Durrėsi nė Venedik u martua pėr emigrantin nga pjesa veriore-kroate e Zagrebit.

Emigrantėt Shqiptarė nė jetėn e tyre tė pėrditshme personale nuk kanė funksionuar si tė izoluar pėr qytetarėt tjerė, atyre nga Venediku dhe pjesė tjera tė Italisė, si bashkėsi e mbyllur.

Lidhje me kėtė dėshmojnė shembuj tė shumtė mbi martesat me emigrantėt e pjesėve tjera tė gadishullit Apenin, e veēanėrisht me ata nga zona e Venetės. Sė fundi, janė shumė Shqiptarė e Shqiptare tė vendosur nė Ciogi ku pikėrisht aty edhe kanė themeluar familjet e tyre kėshtuqė pranė bashkėshortėve vėrtetė bashkėshorteve tė tyre regjistrojmė (raportohen) mbiemra tipik pėr kėtė pjesė-zonė, ishull pak mė i largėt nga Venediku.

Tė dhėnat dokumentare nė tė cilat nė mėnyra tė ndryshme pėrmendėn anėtarėt mė tė ngushtė tė familjeve dhe tė afėrmve kryesisht janė tė ngjashme (identike) ēdo qytetari tė qytetit mbi lagune. Anėtarėt e familjes mė tė ngushtė tė ēdo individi (bashkėshorti/bashkėshortja, fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat, prindėrit e gjallė (njė jetė) konsiderohen personat mė tė besueshėm dhe besnikėt mė tė mėdhenj kėshtuqė pothuajse rregullisht kėrkohet prezenca dhe pėlqimi i tyre nė cilėsinė e zbatuesit (ekzekutuesit – mommissarii) apo dėshmitarit me rastin e lidhjes sė marrėveshjeve tė ndryshme gojore dhe tė shkruara tė fundit tė emigrantit si depozitė (testamente, kodicili, inventari).

Pranė kėsaj, me rastin e ndarjes sė pasurisė pronėsore tė ndonjė emigranti, antarėt mė tė ngushtė tė familjes, rregullisht janė tė cekur dhe tė shpėrblyer para tė gjithė tė tjerėve, kėshtuqė qė nė mes tyre zakonisht gjendėt edhe trashėgimtari kryesor tė tė gjitha tė mirave tė trashėgimdhėnėsit (herede universario, herede residuario, padrone assoluto, padrone di tutto dhe ngjashėm). Nė pėrputhje tė potencialit ekonomik (pasurisė pronėsore) tė tij, trashėgimlėnėsit si legatėt e veēantė i shpėrblejnė anėtarėt e familjes dhe tė afėrmit. Nė tė shumtėn e rasteve e mė sė shpeshti dhurohen shuma nė tė holla si dhe gjėsende nga pasuria e luajtshme e trashėgimlėnėsit (nė rast tė emigrantėve tė pasur me prona) kėshtuqė shembujt e kėtillė vėrtetojnė tė dhėna shtesė tė lidhshmėrisė sė pėrbashkėt tė familjeve tė emigrantėve, por edhe paraqesin e zbulojnė gjendjen e tyre materiale si dhe tė kulturės urbane (tė banimit, apo jetesės, vėr. pėrkth.).

Miqtė dhe tė njohurit janė tė radhės, poashtu rreth i pashmangshėm i komunikimit tė pėrditshėm i emigrantėve shqiptarė nė rrethin venedikas. Ata regjistrohen (shėnohen) si zbatuesit apo ekzekutuesit e vullnetit tė fundit tė trashėgimlėnėsit, dėshmitarė pranė pėrpilimit dhe nėnshkrimit tė testamentit (porosisė) si dhe tė pasurit e njė pjese tė pasurisė sė trashėgimlėnėsit. Nė tė shumtėn fjala ėshtė pėr personat e statusit tė njėjtė shoqėrorė (qytetar tė zakonshėm), tė mundėsive tė pasurisė modeste apo tė mesme, tė cilėt jetojnė nė pjesėt e njėjta apo pjesė dhe (Castello, S. Marco) famulli tė afėrta e qė kryejnė veprimtaritė e ngjashme mes veti.

Ndonjėherė miqtė e tyre janė personat mė tė ngushtė (afėrt) dhe mė tė besuar tė trashėgimlėnėsit kėshtuqė – kryesisht nėse trashėgimlėnėsi nuk ka anėtarėt tė ngushtė dhe tė afėrm tė familjes – miqve iu besohet dėshira, realizimin, e fundit dhe iu dhurohet njė pjesė e pronės. Nė testamentet e emigrantėve nga zonat e Ulqinit deri nė Durrės janė shėnime tė cilat tregojnė mė konkretisht emrat tė bashkėvendėsve tė tyre nga zona e Shqipėrisė venedikase, ndėrsa nė kėtė kontest – nė veēanti si realizues tė porosisė sė trashėgimlėnėsit – theksohen mė tepėr Shkodranėt. Kėshtu, pėr shembull, shkodranja Katarinė ėshtė njėra ndėr zbatueset e dėshirės sė fundit tė bashkėqytetarit tė saj Daniellit, ndėrsa nė testamentin e Agata-s nga Rabi, bashkėshortes tė emigrantit nga Shkodra Daniell-it si zbatues janė tė shėnuar Maria, e veja e Shkodranit Pjetrit si dhe Klara – bashkėshortja e emigrantit shkodran Gjonit. Gjon Missi nga Shkodra ėshtė ndėr personat mė tė besuar dhe besnik i Gjon Grate de Scutaro, kurse nė testamentin e fisnikes Teodore Ducagini (vėr. pėrkth. Dukagjini) si zbatues shėnohet Mark Bascalagri nga Drishti. Jo rrallė herė si zbatues (sė dėshirės sė fundit) tė testamenteve tė legatėve tė emigrantėve shqiptarė janė edhe personat me prejardhje nga zonat e gjera tė hapėsirės sė Shqipėrisė venedikase (Tivari, Pashtroviqi, Budva), kurse mė tė rrallė nė kėtė kontekst janė tė shėnuar si dėshmitarė apo zbatuesit tė dėshmisė sė trashėgimlėnėsve, emigrantėt kroat nga Dalmacia.

Vėzhgime tė ngjashme shėnojmė kur ėshtė fjala edhe pėr dėshmitarėt e shėnuar nė testamentet e emigrantėve shqiptarė. Prijnė emigrantėt nga Shqipėria Venedikase, ndėrsa nga qytetarėt venedikas tė cilėt kanė prejardhje nga pjesėt veriore tė Adriatikut lindor regjistrojmė – nė testamentin e emigrantes nga Kotori tė definuar si Albanensis – mjeshtrin e qirinjve nga Senji Andrinė. Miqve dhe tė njohurve tė pėrkatėsisė sė atdheut tė njėjtė iu dhurohet – sipas mundėsisė sė dhėnėsit – njė pjesė tė pasurisė sė tyre, ndėrsa kemi tė regjistruar (edhe pse nė numėr tė vogėl shembujsh) si trashėgimtarė kryesor.

Edhe mė i larmishėm ėshtė numri i shembujve tė regjistrit tė Shqiptarėve tė pėrfaqėsuar nė testamentet e emigrantėve nga pjesė tjera tė bregdetit tė Adriatikut lindor. Shpėrndarja hapėsinore e tyre, me origjinė vendase kryesisht tė emigrantėve kroat, pėrfshinė zonėn nga Istra dhe brendinė e Kroacisė, pėrgjatė Bregdetit deri nė Dalamci dhe Bokė. Dhe kėtu ėshtė, duke marrė parasysh vlerėn e materialit tė shėnuar, gjė falėnderuese tė sillėn shembuj konkret. Kėshtu pra, sjellim shembuj konkret, ku kemi raste tė shumta ku emigrantėt shqiptarė shėnojnė nė cilėsinė e kryerėsit tė testamentit emigrantė nga Zagrebi e deri te Lushtica. Mė tutje, ėshtė numri edhe mė i madh i emigrantėve shqiptarė tė cilėt i hasim si dėshmitarė tė testamenteve tė Kroatėve nga hapėsira gjithėpėrfshirėse e zonės pranė detit si dhe nga brendia. Nė testamentet e shkruara tė tyre si dėshmitarė mė sė shpeshti janė tė regjistruar Shkodranėt, tė shpeshtė janė edhe Ulqinakėt, ndėrsa Shqiptarėt nga qytetet tjera shėnohen vetėm nė raste individuale. Sė fundi, ėshtė e nevojshme tė cekim edhe shembujt nė tė cilėt ku emigrantėt Shqiptarė shpėrblehen me pjesė tė pasurisė sė trashėgimlėnėsve kroat. Kėshtu pėr shembull, Matej Stjepanov nga Trogiri i lė Pjetėrit nga Shkodra medietatem omnibus bonorum meorum mobilium de argentis et jocolarum; Ana, bashkėshortja e Juraj nga Vrana i dhuron Antunit tė Dominikut nga Drishtimeum camisum meliorum; Radica nga Lezha ėshtė e shpėrblyer me pasurinė trashėgimoretė emigrantit zadran Mihovil Jurjeva-s me njė shumė tė vogėl prej dy dukateve, ndėrsa Splitasja Katarina i lė Teodorit nga Shqipėria una mastela.

Emigrantėt Shqiptarė nuk ishin, ky fakt ėshtė cek tashmė nė disa vende mė herėt, grup i izoluar kėshtuqė – nė bazė tė pasqyrės sė qartė nė testamentet e tyre – pra ishte i zhvilluar komunikimi i tyre me Venedikasit vendor. Lidhje me kėtė dėshmojnė – nė cilėsinė e kryerėsit tė testamenteve, dėshmitarėt apo dhuruesit e pjesės sė pasurisė nga ana e trashėgimlėnėsve shqiptarė – banorė tė shumtė venedikas me prejardhje italiane. Farkėtarėt, lėkurėtarėt, kėpucėtarėt, rrobaqepėsit e gajtanėve dhe ndreqėsit e armėve, argjendarėt dhe punonjėsit nė shtypshkronja, zdrukthėtarėt dhe ndėrtuesit e anijeve si dhe shitėsit e gjėsendeve specifike tė ndryshme, janė kėto vetėm disa nga profesionet e qytetarėve venedikas – nė rastet mė tė shpeshta persona me status tė mesėm apo tė ulėt tė pasurisė – tė cilėt i hasim (shėnojmė) nė testamentet e emigrantėve nga zonat shqiptare. Jo rrallė herė (d.m.th. shpeshherė) personat mė tė besuar janė pikėrisht njerėzit nga shtėpia e tyre ku ata banojnė, kėshtuqė nė ata shembuj mė sė shpeshti ėshtė fjala pėr testamente tė bėra shqiptare, tė cilat si shėrbyese tė shtėpive, pėr vite tė tėra kaluan nė shtėpitė e fisnikėve dhe qytetarėve venedikas. Ndonjėherė nė kėtė kontekst shėnohen prokurorėt tė familjeve qė ēmuara fisnike venedikase, ndėrsa si kryerės tė testamenteve pėr Shqiptarėt tė vendosur (qė jetojnė) Chioggi janė pikėrisht qytetarėt e cekur tė atjeshėm indigjen (vendorė).

Nė cekjet e mėparshme janė sjellė nė mėnyrė konkrete – me qėllim tė ilustrimit dhe dėshmive tė drejtpėrdrejt – shembujt e shumtė tė paraqitur tė cilėt flasin pėr jetėn familjare dhe shoqėrore tė pėrditshme tė emigrantėve shqiptarė nė Venedik. Burimet elokuentetregojnė qė fjala ėshtė pėr njė komunitet aktiv shoqėrorė e cila ishte nė kontakt me tė gjitha shtresat e qytetarėve venedikas. Edhe pse tė dhėnat janė dėshmi tė plota mbi lidhjet me bashkėkombės tė vet (familjare dhe miqėsore), ėshtė fakt evident edhe komunikimi i shpeshtė i tyre me banorėt vendor venedikas. Shėnime apo karakteristika tė ngjashme vėrejmė edhe me rastin e dokumenteve tė jetės sė pėrditshme shoqėrore tė emigrantėve kroat nė Venedik kėshtu qė sipas kėtyre veēorive apo karakteristikave qė tė dy komunitete emigrantėsh mund tė numėrohen, konsiderohen, nė aktivitetet shoqėrore tė pėrshtatura (integruara), e tė cilėve ndėrrimi i vendbanimit nuk iu ka sjellė tronditje kulturore,por qė nė mesin e ri – larg nga problemet dhe rreziku i luftės – kanė vazhduar apo filluar jetėn e frytshme dhe dobishme pėr tė gjithė komunitetin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė