Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian
Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian
Aktualiteti shilerian
Ndonėse dramat e Shilerit Vajza e Orleansit dhe Don Karlos, tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, u ndaluan pėr gjysėm shekulli, njė pjesė e inteligjencies shqiptare ėshtė njohur ndėr vite me subjektin dhe mesazhet e tyre, ndė mos nga literatura e huaj, nga realizimet kinematografike e teatrale. Drama Zhan Dark e Shilerit njihet nga filmi i famshėm Joan of Arc, i vitit 1948, ku Zhanėn e luan Ingrid Bergman apo nga filmi sensacional Jeanne d'Arc (The Messenger: The Story of Joan of Arc) tė vitit 1999 ku heroinėn e luan Milla Jovovich. Ndėrsa subjekti i dramės "Don Karlos" njihet edhe prej operės sė famshme tė Verdit qė ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet vepra tė repertorit operistik botėror. Ajo u shfaq nė muajin maj 2011, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nga regjisori Nikolin Gurakuqi, me skenograf Alfredo Troisin e dirigjim koral nga Dritan Lumshi. Krahas 200 artistėve, shumica tė huaj, spikati soprano shqiptare Sonila Baboēi, nė rolin e mbretreshės Elisabeta.
Shileri, flamurtar i lirisė dhe barazisė sė kombeve, ka shkruar pėr 'Vilhelm Telin' e Zvicrės dhe 'Don Karlosin' e Spanjės, pėr Zhan Darkėn e Francės dhe 'Maria Stjuartin' e Anglinė duke u ndarė nga jeta mbi dorėshkrimet e Demitriusit' tė Rusisė. Ndaj ai nderohet e studjohet jo vetėm nė Gjermani, por nė gjithė botėn e qytetėruar.
Himni i Evropės sė Bashkuar ėshtė dėshmi e vlerėsimit tė kombeve europiane ndaj veprės vigane tė poetit, dramaturgut e historianit Fridrih Shiler dhe mesazheve tė tij universal pėr vėllazėrimin dhe unitetin e kombeve. Tingujt e Himnit tė BE tė luajtur nga Orkestra Filharmonike e Kosovės pagėzuan shpalljen e Pavarėsisė. Studjuesi Zamir Zija Kėlliēi , shef i Arkivit Historik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, dėshmon qė vargjet e Shilerit
(dy strofa nga Ode gėzimit) janė kėnduar nga kori (koha e katėrt e Simfonisė IX tė Bethovenit) nė koncertin pėrkujtim tė 200-vjetorin tė lindjes sė kompozitorit gjenial.
Ode gėzimit e Shilerit
Gėzimi ėshtė i mrekullishėm,
Lindur ėshtė nė paradis,
Npragun tėnd o i magjishėm,
Buron kėnga edhe nis
Se ato qė ndan ligėsia,
Ti sėrishmi i bashkon.
Vlerėsohet njerėzia
Flatra jote po pushon
( Dy strofat janė shqipėruar nga Robert Shvarc mė 1970)
Studimi dhe ribotimi i veprave tė Shilerit, inskenimet e shumta nė skenat evropiane e botėrore tregojnė se vepra dhe mesazhet e tij i mbijetojnė ndryshimit tė kohėrave. Ai nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes dhe sė ardhmes, pėr sa kohė qė shoqėria progresive njerėzore mendon dhe lufton pėr liri, demokraci, identitet e dinjitet.
Petro Luarasi
|