ISIS, ka vendosur rregulla pėr marrėdhėniet seksuale me skllavet femra
Ushtria terroriste e Shtetit Islamik ka hartuar njė guidė eksplicite seksi pėr tė udhėzuar luftėtarėt pėr tė ashtuquajturat rregulla islamike pėr marrėdhėniet seksuale me skllavet femra.
Supozohet se ai ėshtė publikuar nė pėrgjigje tė zhurmės sė shkaktuar nga shumė reporterė kėtė verė se ISIS-i kishte marrė vajza Jazidi dhe gra si skllave seksuale, thotė Instituti i Kėrkimeve tė Medies nė Lindjen e Mesme (MEMRI), qė ka nė duar njė kopje tė materialit.
Besohet se ISIS mban rreth 5 mijė gra dhe fėmijė tė sektit Jazidi, tė cilėt janė rrėmbyer nė fillim tė gushtit dhe janė mbajtur nė kryeqytetin terrorist tė Raqės nė Siri.
Dokumenti, i krijuar nga Departamenti pėr Tė Burgosurit dhe Ēėshtjet e Femrave brenda ISIS-it shpjegon se cilat gra mund tė mbahen si skllave, kur ato mund tė dhunohen dhe kur mund tė pėrdhunohen, pėrveē rregullave tė tjera pėr pronarėt e tyre.
I shkruar nė formėn e pyetjeve dhe pėrgjigjeve, ai qartėson pozicionin e ligjit islamik (sipas interpretimit tė ISIS-it) mbi ēėshtje tė ndryshme dhe pohon se, veē tė tjerash, ėshtė e lejueshme pasja e marrėdhėnieve seksuale me skllave jomyslimane, ku futen edhe vajzat e reja, po ashtu lejohet edhe dhunimi dhe tregtimi i tyre, shton MEMRI.
Po ashtu, thuhet se islami e lejon njė skllavopronar qė tė shesė pengjet e tij, por nuk mund tė ndajė njė nėnė nga e bija, derisa kjo e fundit tė bėhet mazhorene.
Lejohet blerja, shitja ose tė dhuruarit e njė femre peng ose skllave, pasi ato janė vetėm njė pronė, thuhet mė tej.
Manuali pėrfshin detaje edhe pėr shpėrndarjen e skllaveve, pas vdekjes sė njė terroristi. Ato mund tė shpėrndahen si pjesė e pronės sė tij, si ēdo pronė tjetėr e tij.
Pėr militantėt konsiderohet e ligjshme qė njė skllave tė pėrdhunohet dhe madje edhe tė lihet shtatzėnė, menjėherė sapo i ka rėnė nė dorė, edhe nė qoftė se ėshtė e mitur.
Njė skllave seksi e moshės 40-50 vjeē mund tė blihet deri nė 35 euro, ndėrsa vajzat e vogla qė janė mė pak se 9 vjeē blihen deri nė 130 euro.
Gazeta Telegraph nė Londėr raportoi se departamenti drejtohet nga njė terrorist i njohru si Abu Suja.
Ai zbaton vendime tė marra nga Kėshilli Shura, njė trup kėshillues fetar, qė supozohet tė studiojė Kuranin dhe tė interpretojė ligjin Sharia. Anėtarėt e tij caktohen nga lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.