Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Kina, Rusia dhe Irani mbajnė manovra
Fuqitė e mėdha dhe Republika Islamike po tregojnė muskujt e tyre. Edhe nėse deklaratat zyrtare premtojnė vetėm mirė - ajo ėshtė demonstrim i qartė i fuqisė para rrugės sė Hormuzit, vend delikat pėr eksportet e naftės.
China | Zerstörer Xining im Hafen Qingdao (picture-alliance/dpa/Xinhua News Agency/L. Ziheng)
Kina, Rusia dhe Irani kanė filluar njė manovėr tė pėrbashkėt detare nė Gjirin e Omanit. Manovra katėrditore shėrben pėr thellimin e "shkėmbimit dhe tė bashkėpunimit" midis forcave detare tė tria vendeve, tha njė zėdhėnės i Ministrisė kineze tė Mbrojtjes. Kina po merr pjesė nė manovėr me destrojerin "Xining". Zėdhėnėsi nuk dha informacione se sa ushtarė dhe anije marrin pjesė gjithsej nė mision.
Situata nė rajonin e Gjirit ka qenė jashtėzakonisht e tensionuar pasi Shtetet e Bashkuara nėn Presidentin Donald Trump e braktisėn nė vitin 2018 nė mėnyrė tė njėanshme marrėveshjen ndėrkombėtare bėrthamore me Iranin. Nė pėrgjigje tė politikės sė "presionit maksimal" tė Uashingtonit, Teherani filloi nga ana e tij tė tėrhiqet gradualisht nga marrėveshja. Kina dhe Rusia, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, janė ndėr partnerėt e mbetur kontraktues.
Nė muajt e fundit, situata nė rajon ėshtė pėrkeqėsuar mė tej nga njė seri sulmesh kundėr cisternave tė naftės nė Gjirin Persik, nga lėshimi i njė drone nga SHBA si dhe nga sulme me avionė pa pilotė dhe me raketa ndaj dy centraleve tė rėndėsishme tė naftės nė Arabinė Saudite. Shtetet e Bashkuara dhe partnerėt e saj bėjnė pėr to pėrgjegjėse Iranin, por Teherani mohoi ēdo pėrfshirje. Nė pėrgjigje tė sulmeve, Shtetet e Bashkuara formuan me disa aleatė njė mision detar pėr tė mbrojtur transportin detar.
China | Präsident Xi Jinping besucht Zerstörer Xining (picture-alliance/AP Photo/Li Gang)
Edhe Japonia po dėrgon gjithashtu pėr herė tė parė njė destrojer dhe dy avionė zbulimi nė rajonin e Gjirit pėr tė mbrojtur anijet e saj tregtare dhe cisternat e naftės nga kėrcėnimet e mundshme. Kabineti i Tokios e kufizoi misionin nė njė vit. Megjithatė, japonezėt nuk marrin pjesė nė koalicionin e udhėhequr nga SHBA. Zona e operacioneve tė marinė, sipas ministrisė sė Mbrojtes ėshtė nė Gjirin e Omanit, nė pjesėn veriore tė Detit tė Arabisė dhe nė Gjirin e Adenit, sipas Ministrisė sė Mbrojtjes. Marrėdhėniet tradicionalisht tė mira me Iranin duhet tė ruhen, u tha mė tej nė Japoni.
Gjiri i Omanit
lidhet me Gjirin Persik nga njė ngushticė: ngushtica e Hormuzit. Rreth njė e treta e naftės sė dėrguar me anije transportohet pėrmes kėsaj ngushtice. Njė bllokadė - me tė cilėn Irani kėrcėnon nė mėnyrė tė pėrsėritur - do tė ngrinte menjėherė ēmimin e naftės dhe do ta rėndonte nė mėnyrė tė konsiderueshme ekonominė globale.
j
|