Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-03, 13:03   #12
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Sqarim i shkurtėr pėr ata qė tregojnė interesim…





Kėtė temė qė kam hapur unė, pra „Jezusi (Isa a.s.) do tė kthehet nė tokė, e kam hapur i shtyer mė sė tepėrmi nga situata e ligė kudo nė botė. Shtjellimi i kėsaj teme bėhet duke u mbėshtetur nė burime tė sigurta islame. Unė gjithashtu jam i vetėdijshėm pėr atė se nė kėtė forum marrin pjesė edhe shqiptarė tė konfesioneve tjera. Megjithatė, mė duhet tė theksoj se nuk e kam pėr qėllim ta denoncoj apo uli ndonjė individ me bindje e besim tjetėr. Pra, nuk dua kurrsesi qė, duke folur pėr islamin, tė mirrem me religjione tjera dhe ta ngris veten nė llogari tė tyre. Kėtu shėnon „Feja e shqiptarit“, ashtuqė kanė tė drejtė tė flasin tė gjithė pa dallim. Mirėpo, qė ditėn e parė pas rihapjes sė kėtij forumi mė ka rėnė nė sy se disa ndjejnė kokėdhembje sa hare tė pėrmendet Kur’ani, islami… Kėtyre iu kisha sugjeruar qė, sa herė tė kenė dhimbje koke, le tė marrin ASPIRIN, le tė shkojnė te „hoxha“/“prifti“, te mjeku specialist apo t’ia bėjnė ēaren vetes nė ndonjė mėnyrė tjetėr.





Siē e ceka edhe pak mė lart, gjindemi nė njė kohė tė pakohė. Nė njė kohė ku mbisundon e keqja. Mbisundon korrupcioni, padrejtėsia… Jemi nė njė kohė ku tė pasurit pasurohen gjithnjė e mė shumė ndėrsa tė varfėrit varfėrohen gjithnjė e mė shumė. Dikush, ruana Zot nga kėto tė kėqia, ka edhe pėr tė hedhur ushqim e dikush nuk ka as pėr ta ngopur barkun. Njerėzit vdesin nga uria. Pėr kėtė arsye, ata qė vuajnė nga tė gjitha kėto tė kėqia me plot tė drejtė presin t’iu vijė ndonjė shpėtimtar. Besimtarėt ndėr ta e lusin pandėrprerė Zotin pėr t’iu ardhur nė ndihmė… Bazuar nga disa ngjarje tė kohėve tė mėhershme qė mund t’i lexojmė nė Kur’an , All-llahu i Lartmadhėruar iu ka dalė gjithmonė nė ndihmė lutjeve tė besimtarėve tė sinqertė. Prandaj, edhe kėsaj rradhe, besimtarėt e sinqertė dhe tė pėrshpirtshėm e presim me padurim ardhjen e profetit Isa a.s. (Jezu Krishtit).





Pėr disa qė nuk e kuptojnė, njė sqarim:

Njė ndėr pesė shtyllat e islamit ėshtė:Besimi nė profetėt e All-llahut Me kėtė nėnkuptojmė se ēdo besimtar beson nė tė gjithė tė dėrguarit e Zotit, duke filluar nga Ademi a.s. (Adami) e deri te profeti i fundit Muhammed, bekimi dhe mirėsia e All-llahut qofshin mbi tė. Prandaj, nuk qėndron fare kur thuhet „ky (profet) ėshtė yni e ai i juaji“. Tė mos flasim pėr ata qė flasim me „ky ėshtė Zoti ynė e Ai ėshtė i atyre…“, gjė qė nuk qėndron fare. Por ne, tė gjithė njerėzit, pa dallim konfesioni, gjinie, ngjyre… jemi tė Tij.





Megjithėse kėtė temė do ta postoj nė formė fejtoni, kjo nuk do tė thotė se iu ėshtė e ndaluar dukujt pjesėmarrja nė tė. Megjithatė, unė do tė reagoj vetėmse ndaj atyre qė janė ose mundohet tė jenė konstruktiv nė bisedė a debat. Pra, do t’i pėrgjigjem vetėm atyre qė flasin, ashtu tė them, „pėr lisat“ e jo atyre qė „falisn pėr fshisat“.





Tė nderuarit e mi



Siē keni mundur tė hetoni, nick-u im ėshtė „4peace“ , qė dtth se jam pėr paqė. Kėtė nick do tė mundohem ta dėshmoj me tė gjitha mundėsitė e mia.





Shpresoj se do tė mbisundojė paqe nė botė.

Shpresoj se do tė mbisundojė paqja edhe nė kėtė forum.

Shpresoj gjithashtu se ky forum tė bėhet shembull pėr shumė gjėra tė mira.





Paqe, mirėsi, lumturi e shėndet pėr tė gjithė!





Juaji

4peace
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė