Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-03, 11:24   #27
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

vazhdim:







Shoqėritė moderne i kap shumė shpejt korrupcioni dhe degjenerimi. Varfėria , mjerimi dhe shtypja jetėn e njerėzve e ēojnė nė ērregullim komplet dhe nė kėtė mėnyrė te ata e ngjallin dėshirėn pėr tė pasur jetė tė qetė, nė tė cilėn mbisundon virtyti. Mirėpo drejtėsia mund tė sundojė vetėmse atėherė kur nė mesin e njerėzve mbizotėrojnė dhe praktikohen vlerat e Kur’anit. Zgjidhjen e problemeve qė ekzistojnė sot nėpėr popuj mund ta gjejnė vetėmse ata njerėz qė posedojnė vlera tė vėrteta. Ėshtė fakt i pamohueshėm se gjeneratave tė mėhershme , tė cilėt kishin pėrjetuar depresione sociale tė ngjashme me kėto tė sotit, Allahu u kishte dėrguar profetė e tė dėrguar. Nganjėherė Ai iu kishte lejuar pasuri e shkėlqim tė madh atyre qė i kishin pasuar profetėt. Ky fakt shpjegohet nė versin vijues:









Sikur megjithatė tė kishin besuar e tė kishin qenė tė pėrshpirtshėm banuesit e kėtyre qyteteve, me siguri tė plotė do t’ua kishim hapur bekimet e qiellit e tė tokės. Porse ata mohuan, dhe ne i ndėshkuam pėr atė ēka kishin bėrė.(sure 7:96 – ar-A’raf)









Ky vers, ashtu edhe shumė verse tjera, tregon se rruga e vetme pėr tė arritur lumturim e paqė gjindet nė Islam. Ky rregull themelor vlen edhe pėr gjeneratat e ardhshme mu ashtu siē kishte vle edhe pėr gjeneratat e mėparshme. Atje ku nuk sundon Islami ka padrejtėsi, pasiguri dhe jostabilitet. Ky ėshtė ligj i Allahut. Kėtu nuk ka kurrfarė ndryshimi:









Ata ishin betuar nė Allahun me betimet mė solemne se do tė pranonin tė udhėhiqeshin mė shumė se ēdo popull tjetėr po t’iu kishte ardhur ndonjė paralajmėrues. Por, kur iu kishte ardhur ndonjė paralajmėrues atyre vetėmsa iu kishte shtuar antipatia.

Mendjemadhėsia e tyre nė tokė dhe plani pėr tė liga. Por planit pėr tė liga i biejnė pre vetėmse vet ata qė ķntrigojnė. A mos presin ata diēka tjetėr pos riskut tė shkuarve tė mėhershėm? Nė mėnyrėt e tė vepruarit tė Allahut nuk do ta gjesh kurrė asnjė ndryshim.
(sure 35: 42-43 – al-Fatir)















Predominimi i Islamit sipas Kur’anit











Siē e shjeguam nė kapitullin e mėparshėm Allahu kishte dėrguar profetė e lajmėtarė te popuj tė ndryshėm pėr shėlbim nga mosbesimi dhe padrejtėsia pėr tė cilat na informon Kur’ani. Ky profet apo lajmėtar e fton popullin e vet pėr tė besuar nė Allah, pėr tė mos i bashkangjitur kurrfarė zoti tjetėr Atij si dhe pėr t’ia pasur frikėn Atij. Nėse ata megjithatė nuk i binden kėtij apeli ai ua tėrheq vėrejtjen pėr zemėrimin e Allahut. Allahu sqaron se nuk e asgjėson asnjė popull para se t’iu ėshtė transmetuar atyre paralajmėrimi i Tij:









Por Ne nuk e asgjėsojmė asnjė qytet qė nuk kishte pasur paralajmėrues pėr t’ua tėrgequr vėrejtjen; meqenėse Ne nuk jemi tė padrejtė. (sure 26: 208-209 – ash-Shu’ara’)









Nė epokėn qė jemi duke jetuar mund tė vėshtrohen degjenerime si fizike ashtu edhe shpirtėrore si dhe jostabilitet ekonomik e politik nė shoqėri. Ekzistojnė dallime shumė tė mėdha ndėrmjet tė varfėrfve dhe tė pasurve kurse korrupcioni shkon gjithnjė duke marrė pėrmasa mė tė mėdha. Kur’ani ua pėrkujton njerėzve se Allahu ua tregon gjithmonė rrugėn e shpėtimit atyre qė dėshirojnė kėtė me seriozitet pas gje pėrgjatė periudhave tė errėta si kjo. Shpėtimi don tė thotė predominimi i Islamit nė botė dhe zėvendėsimi i tė gjitha religjioneve pagane pėrmes tij.



Lajmin e mirė pėr kėtė besimtarėve tė vėrtetė tė Tij ua jep nė suren at-Tauba:









Ata dėshirojnė ta shuajnė dritėn e Allahut me fjalėt e tyre. Por Allahu don ta pėrsosė dritėn e Vet megjithėse kjo nuk u shkon pėrshtati mosbesimtarėve.

Ky ėshtė Ai qė i ka dėrguar tė dėrguarit e Vet me udhėheqje tė drejtė dhe me religjionin e tė sė vėrtetės, me qėllim qė ta fitojė epėrsinė mbi ēdo religjion tjetėr, megjithėse kjo nuk u shkon pėrshtati mosbesimtarėve.
(sure 9:32-33 – at-Tauba)









Nė suren an-Nur Allahu i informon besimtarėt e vėrtetė, tė cilėt angazhohen „nė veprat e mira“, pėr tė mos pasur zotėra tjerė pranė Tij dhe mė nė fund ta kėrkojnė kėnaqėsinė e Tij qė do tė arrijnė pushtet si besimtarėt e mėparshėm:









Allahu u ka premtuar atyre nga ju qė besojnė dhe veprojnė drejtė se do t’i angazhojė ata si mėkėmbės (tė pushtetit tė Tij) nė Tokė mu ashtu siē ua kishte siguruar kėtė atyre qė kanė jetuar para tyre; dhe se Ai do t’ua pėrforcojė atyre religjionin ashtu siē e kishte miratuar Ai pėr ta; dhe se Ai frikėn e tyre do ta shndėrrojė nė siguri. „Ata duhet tė mė shėrbejnė vetėmse Mua; ata nuk duhet tė mė vėnė asgjė nė anėn Time.“ Dhe kush ėshtė mosbesimtarė mė pastaj, kėta janė keqbėrės. (sure 24:55 – an-Nur)









Pra nė versin e pėrmenduar mė lart ėshtė bėrė kėrkesa pėr pėrhapjen e Islamit; ekzistimi i besimtarėve, qė fundja janė shėrbyes tė Zotit, pa i vėnė Atij zotėra tjerė pranė dhe tė cilėt angazhohen nė rrugėn e Tij me vepra tė mira...







vazhdon me:



Shpėtimtari i pritur






.
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė