MUHAMEDI S.A.S PROFET I PAQES APO I SHPATES
Vazhdim.....
PAS VDEKJES SE MUHAMEDIT
Pas vdekjes se profetit ne vitin 11 pas Hixhres 632 e.s.administrata e re muslimane u ballafaqua me njė krizė te madhe.U shperthye qrregullimi ne disa pjesė te gadishullit dhe shumė fise u shkeputen vetem nga Medina duke refuzuar te paguajnė zekatin.Kjo levizje njihet me emrin Al-Ridah.Detyra kryesore e pasardhesit te Muhamedit Ebu Bakrit ishte qe te kontrolloj kete qrregullim.Megjithse detyra e tij e parė ishte qe te percillte ekspediten per percjelljen e se ciles profeti kishte urdheruar para vdekjes se vetė.Pra, pas dy diteve te shpalljes se kilafetit te vetė Ebu Bakri e dergoi ne kufirin e Sirisė njė armat nen komanden e Uthama b.Zejd b. Harithit , sepse kjo ishte urdhersa e Muhamedit para vdekjes.Pasi qe u largua Uthama dhe ushtria e tij , shumė fise u larguan nga Mekka.Vetem Mekka dhe Medina dhe rrethinat e tyre i mbeten besnik administrates qendrore.Agjentet musliman te caktuar nga vetė profeti Muhamed para vdekjes se tij te fiset rebele u detyruan ti braktisin pozitat e tyre e te kthehen ne Medinė .Ky ishte njė revolt i plotė.Duke vendosur te luftoj kunder rebeleve , Ebu Bakri dergoi delegatė te disa fiseve besnike qe te vijn e te dalin ne ndihmė te tij.Gjersa Ebu Bakri ishte duke pritur perforcimin Kharxhah Hism i udhehequr nga Unejnah b.Hism b. al-Fazari dhe Al-Akra b.Habis al-Tamimi , organizoi njė sulm te befasishem kunder muslimaneve.Muslimanet u ngaterruan por shpejt u ritubuan dhe benė njė kundersulm ndaj njerezve te Kharxhes te cilet u mposhten.Para perleshjez nė Dhul al-Kassa , njė delegacion i fiseve arabe shkoi nė Medinė qe te bėjė negociacionin me Ebu Bakrin me qeshtjen e zekatit (taksa qe duhej paguar) , mirpo Ebu Bakri e refuzoi kerkesen e tyre.Disa muhagjir (emigrant) te parė tė famshem nuk u pajtuan me vendimin e Ebu Bakrit qe te luftohet kunder atyre qe nuk japin zekat.Fakti se keto fise ishin kurreshtare per negociacionin tregon qartė se ata nuk kishin hequr dorė nga Islami dhe nuk deshironin qe te ashpersohen mardhenjet e tyre ne Medinė , prap nuk ishin te gatshem te pranonin kontrollin e Medines ndaj vetes.Perse te paguhej taksa dhe perse paguhej ajo?????
Njė grupu i shokeve te njohur mirė i udhhequr nga Omeri kundershtoi vendimin e Ebu Bakrit qe te luftohet kunder rrebeleve,.Shkruhet ne Omeri i tha Ebu Bakrit :- Qfarė te drejte ke ti te luftosh kunder ketyre njerezve . A nuk e din ti se qka pat then profeti Muhamed ai tha: "Une jam urdheruar te luftoj kunder njerzve derisa ata te thonė se ska Zot tjeter perveq Allahut" Shifet qart se Muhamedi luftoj kunder atyre derisa ata nuk e than fjalen e atij , atehere dihet mirė si llojė imponimi fetare , me qeshtjen e shpates, prap hasim ne fjalet e Muhamedit :-PO nese ata thon keshtu se ska Zot tjeter perpos Allahut , ata janė te sigurt dhe do te jenė te sigurta edhe pronesit prej meje" Qka nenkuptojm ketu .
Me njė fjalė nenkuptohet se si profet , ai detyronete njerezit te pranojn fen , kurse ne anen tjeter u siguronte pronesi!!!????
Pas largimit te delegacionit nga Medina , Ebu Bakri i tuboi muslimanet dhe u tha:- Delegacioni e ka observuar se sa pak jeni ju ne Medinė. Ju nuk e dini se a do tju sulmojn ata diten a naten,
Pararoja e tyre eshte aq afer Medines sa gjuhet guri.Ata deshironin qe ne ti pranojm propozimet e tyre dhe te bejmė nje marrveshje me ta , por ne e hodhem poshtė kerkesen e tyre.Prandaj behuni gati kunder sulmit te tyre "
Dhe brenda tri diteve ata e sulmuan Medinen.
Lufta e Riddahut shkaktoi gjakderdhje te madhe .Ishte e pa shmangeshme per historianet e mevonshem te Arabisė se pas vdekjes se Muhamedit shumė lufta u bene te domosdoshme ne token e Arabisė; ata konsiderojn se vetem per shkak te Riddahut - njė levizje religjioze kender Islamit , por pse nuk lejohej kundershtimi i Islamit.Juristėt , te cilet u deshtuan ta gjejnė autoritetin kuranik apo te synetit lidhur me ekzekutimin e muslimaneve te akuzuar per kafr (mosbesim) apo lidhur me luften e fuqive politike , e kan pranuar kete mendim pa e berė me tė gjatė , do te thot ligji kuranor eksekuton mosbesimtaret ne emer te Allahut.
Duke diskutuar legalitetin e luftes se Ebu Bakrit kunder rebeleve musliman , Imam al-shafi thotė:Riddah mbeshtetet mbi njė religjion te meparshem te adoptuar ne mosbesim dhe ne refuzimin e plotsimit ne pergjegjsi te meparshme te pranuar.
Rikantacioni nuk mjafton.Ky patjeter duhet te jetė i ashpersuar nga justifikimet e thyerjes se nje marrveshje , d.m.th. ish pranimi i islamit.
Ibn Abi al-Hadid dijetar i njė shkolle teresisht ndryshe , ne komentin etij Naxh al Balagah e sqaroi qeshtjen kur shkroi:" Fiset te cilat refuzuan tė pagujn zekatin ( taksat) nuk ishin rikantet.Ata ashtu u quajten metaforikisht nga es-habėt e Profetit.
Zekati u pagua edhe gjatė kohes kur Muhamedi ishte gjallė.
Sipas Valhausenit , Riddah ishte njė shkeputje nga udhheqsia e Medines e jo nga Islami , edhe pse shumica prej fiseve deshironin ta adhuronin Allahun , por pa paguar zekatin.
Kurse Becker shkruan :
"Vdekja e papritur e Muhamedit u dha perkrahje te reja tendencave centrifugale.Karakteri i terė levizjes , siq eshte me forcė nga historianet, ishte , me te vertetu e fshehur nga bashkohasit.Arabia do te fundosej nė partikularizem nese nevoja e shkatrruar nga shkeputja e Al-Riddahut nuk do te ishte zhvilluar ne shtetin e Medines si njė energji qe shkon mbarė.Lufta kunder Ridahhut nuk ishte e besimit ose e mosbesimit vetem e haraqit (borgjit) qe duhej paguar Medines;lufta u zhvillua per supermacinė politike mbi Arabinė"
Bernard Levis e bene shumė te qartė se Riddah reprezentonte nje shtrembim te rendesis reale te ngjarjeve teologjikishte te ngjyrosura nga historianet e mevonshem.
vazhdon nr 5
PERLESHJET NDER UDHEHEQESIT ISLAM
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|