Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-03, 18:54   #25
doni
 
Anėtarėsuar: 02-10-03
Vendndodhja: Klina
Postime: 59
doni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rugova, Holkeri dhe Daci udhėtuan sot pėr nė Vjenė

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut Hari Holekri dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci sot nė mesditė udhėtuan pėr nė Vjenė, ku do tė marrin pjesė nė fillimin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike.

Anėtarėt e delegacionit tė Kosovės, tė cilėt do ta marrin pjesė nė takimin e nesėrm tė Vjenė deklaruan para mediave nė aereportin e Prishtinės se do ta pėrfaqėsojnė Kosovėn nė mėnyrė tė denjė dhe interesat e qytetarėve tė saj.

Presidenti Rugova tha se vendimin pėr tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės e ka marrė nė nė bazė tė kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė institucionit tė Presidentit tė Kosovės, qė dalin nga Korniza Kushtetuese, si dhe pas kėrkesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Presidenti tha se nė Vjenė pėrfaqėson interesat e qytetarėve tė Kosovės, nga tė cilėt kėrkoi pėrkrahje dhe mirėkuptim.

"Vendimin pėr tė shkuar nė Vjenė e kam marrė nė bazė tė kompetencave tė mia kushtetuese qė i pėrfaqėsoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe popullin e saj dhe nė bazė tė kėrkesės sė bashkėsisė ndėrkombėtare qė Kosova duhet tė marrė pjesė nė bisedimet pėr ēėshtje praktike nė Vjenė", tha Presidenit i Kosovės. "Nė tė njėjtėn kohė kėrkoj dhe besoj se e kam edhe mirėkuptimin e qytetarėve tė Kosovės", theksoi Presidenti Rugova, duke nėnvizuar se vendimi pėr pjesėmarrje nė takimin e Vjenės ėshtė marrė me qėllim qė Kosova tė mos akuzohet para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe se dėshiron marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt e saj. Ndonėse shumica kanė qenė pro bisedimeve, Presidenti shprehu bindjen se me gjithė dallimet qė ekzistonin tash, institucionet e Kosovės do tė vazhdojnė tė funksionojnė si mė parė.

Ndėrkaq shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri tha se Kosova do tė pėrfaqėsohet denjėsisht nė Vjenė, duke shprehur njėherit keqardhje qė nė delegacionin e Kosovės nuk ndodhet edhe Qeveria.

"Pėr fat tė keq, mosuniteti i subjekteve politike ka bėrė qė nė Vjenė tė mos pėrfaqėsohen tė gjitha institucionet e Kosovės. Prej tri institucioneve, atje do tė shkojnė vetėm dy. Sigurisht ne do tė pėrpiqemi qė atje ta pėrfaqėsojmė nė mėnyrė tė denjė Kosovėn". theksoi Holkeri.

Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci tha se takimi i Vjenės do tė jetė fillimi i njė rruge tė parė dhe tė vėshtirė tė pėrfaqėsimit tė drejtpėrdrejtė tė shtetit tė Kosovės, duke shprehur bindjen se nė Vjenė Kosova do tė pėrfaqėsohet nė mėnyrė tė denjė. Kryeparlamentari Daci tha se mospėrfaqėsimi i qeverisė nė fillimin e dialogut ėshtė njė hendikep pėr institucionet e Kosovės. "Unė mendoj qė ėshtė njė hendikep real. Do tė ketė kohė pėr riparime tė tilla, por mendoj se nė momentet kritike, konform forcės qė ka njė subjekt politik, duhet t'i marrė pėrgjegjėsitė e veta", tha Daci, duke e quajtur indirekt tė gabuar vendimin Kryeministrit pėr tė mos marrė pjesė nė takimin e Vjenės.
__________________
Doni
doni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė