Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
B. HAXHIU: KA FILLUAR NJĖ ETAPĖ E RE E MARRĖDHĖNIEVE SHQIPTARO-SERBE
15. Tetor, 2003 " Europa e Lirė "
Baton Haxhiu, analist nga Prishtina
RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, si e vlerėsoni ju fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, nė fakt, si e vlerėsoni takimin e djeshėm nė Vjenė?
BATON HAXHIU : Asgjė e re. Domethėnė kam pritur qė ky takim tė jetė simboli dhe tė fillojė procesin e komunikimit shqiptaro-serb, pėr arsye se konsideroj se lufta nė Kosovė ka pėrfunduar, konsideroj se paqja e papėrfunduar, me Vjenėn shndėrrohet nė fillimin e procesit paqėsor, prandaj ka qenė e rėndėsishme prezenca e delegacionit kosovar nė Vjenė dhe nuk mė kanė bėrė pėrshtypje fare fjalimet e asnjėrit lider, domethėnė as tė zotit Rugova dhe as zotit Zhivkoviē, ashtu si edhe fjalimet e ndėrkombėtarėve, por me rėndėsi ėshtė qė ka filluar njė etapė e re e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe.
Unė nuk mendoj qė nga ky takim dikush ka pritur mė shumė se kaq. Ajo qė ka pritur ka qenė bashkėsia ndėrkombėtare, e cila ka pritur sė paku njė respekt tė kosovarėve, qė prezenca e tyre nė Vjenė tė jetė ashtu siē ata kanė menduar.
Domethėnė tė jetė njė prezencė institucionale, pėr arsye se ky ka qenė njė lloj vlerėsimi i bashkėsisė ndėrkombėtare se nė Kosovė po ndėrtohen institucionet. Kjo ėshtė arsyeja pse unė personalisht jam i zhgėnjyer nga kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, i cili ka treguar se ėshtė kryeministėr i vetvetes dhe nė njėfarė mėnyre nuk ka respektuar dy milionė shqiptarė tė Kosovės, shumica e tė cilėve, pavarėsisht nga dhimbjet, dhe nga tė gjitha qė kanė ndodhur, kanė dashur qė Rexhepi tė jetė atje dhe ta thotė atė qė ėshtė dashur ta thotė.
RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, po ēfarė prisni ju nga zhvillimet e tanishme, pas fėrkimeve, me tė cilat janė pėrballur institucionet e Kosovės para shkuarjes nė Vjenė. Cilat janė zhvillimet brenda pėrbrenda institucioneve tė Kosovės?
BATON HAXHIU : Ēėshtja kryesore te ky takim ka qenė qė ne tė rregullojmė imazhin, apo tė rikthejmė imazhin, i cili ka qenė jo vetėm duke u humbur, por edhe duke u shkatėrruar dhe ky imazh tani ėshtė dėmtuar edhe mė shumė. Nuk e di se si mund tė dėmtohet imazhi i Kosovės mė shumė se nga mosprezenca e kryeministrit tė Kosovės apo shkuarja e delegacionit kosovar tė pėrgjysmuar.
Ekzistojnė disa grupe nė Kosovė qė dėshirojnė qė pėrmes tyre ta bėjnė nė njėfarė mėnyre kontrollimin e pushtetit, apo tė jenė nė njėfarė mėnyre qeveri nėn hije, qofshin ato tė shoqėrisė civile, qofshin tė partive politike. Nuk po flas pėr gabimet strategjike dhe megalomane tė njė partie politike, por po flas pėr grupet e NGO-ve (OJQ-ve), tė cilat kanė ndikuar shumė pėr bllokimin dhe frenimin e procesit politik, apo rastin e Vjenės. Nuk guxojmė qė kur ekzistojnė institucionet e Kosovės, tė ndėrtojmė delegacione, tė cilat janė jashtė institucionale.
Ne mund tė organizojmė grupe qė ndihmojnė institucionet e Kosovės, por jo qė atje tė jenė grupet qė nuk u takojnė institucioneve. Mendoj se zoti Rugova ka treguar diēka qė ne e kemi pritur-loajalitetin maksimal ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, qė pėr mua personalisht ėshtė shumė mė i rėndėsishėm sesa refuzimi i shkuarjes nė Vjenė. Kėto tė dyja nuk kanė ekuivalencė. Nuk guxojmė tė luajmė me imazhin tonė, duke refuzuar gjithė ato shtete dhe gjithė atė prezencė tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe duke i dhėnė konotacion politik.
RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, ju i pėrmendėt grupet punuese, ndėrkohė kryetari Rugova ka thėnė nė Vjenė se shpreson qė qeveria do tė pėrfshihet nė punėn e kėtyre grupeve, e tė njėjtėn gjė nė njė mėnyrė e ka thėnė edhe kryeministri Rexhepi nė prononcimin e tij drejtuar mediave tė huaja, por jo nė fjalimin publik. Sa besoni ju se mund tė gjejė hapėsira dhe mundėsi qeveria e Kosovės qė tė pėrfshihet tani nė fazėn e dytė tė kėtij procesi?
BATON HAXHIU : E para e punės, unė nuk shoh mundėsi morale qė zoti Bajram Rexhepi ta udhėheqė dhe mėtutje qeverinė e Kosovės. Unė mendoj se ai do tė jetė i ndėrgjegjshėm dhe ndėrgjegja duhet tė vlerėsohet nė kėtė moment mė shumė se gjithēka tjetėr. Bajram Rexhepi nuk ka mundėsi mė qė tė jetė kryeministėr i Kosovės dhe ti udhėheqė delegacionet apo ēėshtjet teknike.
Nuk dua tė hy nė detaje se kush ka pasur gabime, a ka pasur presion Bajram Rexhepi apo jo, nga kush ka pasur presion, kush qėndron prapa kėsaj, por pa marrė parasysh, nuk ka mundėsi qė njė kryeministėr siē ėshtė Bajram Rexhepi me njė deklaratė, tė tillė si e ka dhėnė, tė mbetet kryeministėr i Kosovės.
Unė personalisht mendoj se Bajram Rexhepi ka qenė kryeministėr i duhur nė momentin e duhur, por nė momente tė tilla dhe sidomos deklarata famoze para opinionit publik kosovar ka qenė e paduhur, frazeologjike dhe e paqėndrueshme, prandaj unė konsideroj se duhet tė rishqyrtohet pozicioni i qeverisė dhe institucioneve tė Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Haxhiu, tu kthehemi edhe njė herė vetė bisedimeve. Ju thatė se takimi i Vjenės u mbajt ashtu siē edhe ėshtė pritur, si takim simbolik. Mirėpo, sipas jush ēfarė do tė prodhojė ky takim nė kuptimin e rezultateve dhe pasojave tė mundshme?
BATON HAXHIU : Pasojat do tė jenė pėr Kosovėn, kurse rezultatet e kėtij takimi janė vetėm fillimi i njė procesi, i cili do tė fillojė nė vitin 2005 dhe asgjė tjetėr. Domethėnė, realizimi i fillimit tė njė standardi, i cili ka qenė i paraparė. Bashkėsia ndėrkombėtare ka kėrkuar exit-strategjinė, domethėnė strategjinė e daljes nga Kosova dhe e ka filluar me takimin e Vjenės, prandaj unė konsideroj qė konsekuencat nuk do tė jenė te bashkėsia ndėrkombėtare, ato nuk do tė jenė te pala serbe, por do tė jenė nė zhvillimin e procesit tė Kosovės, sepse gjithkush e di se pavarėsia e Kosovės nuk ka alternativė dhe e dinė kėtė edhe nė Serbi, edhe nė Kosovė.
Tre muaj mė parė e kemi pasur ēėshtjen e statusit, e kemi biseduar me ju ka qenė dilema, Serbia duhet tė pėrcaktohet ose pėr Bashkimin Evropian, ose pėr palestinizimin e rajonit.
Me siguri se ata do tė pėrcaktohen pėr Bashkimin Evropian dhe ky pėrcaktim ne na e hap rrugėn qė tė jemi kooperues me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe na e hap rrugėn se si ta ndėrtojmė pavarėsinė e Kosovės dhe ekuivoket e tilla tė prodhimit tė tradhtarėve dhe patriotėve, nė situata shumė tė rėnda pėr Kosovėn karshi bashkėsisė ndėrkombėtare, mė bėn tė jem skeptik nėse jemi tė gatshėm qė nė njė periudhė deri nė vitin 2008, kur parashihet tė rregullohet statusi i Kosovės, tė jemi nė gjendje ta vėmė atė vijėn e aplikimit tė nuancave pėr ndėrtimin e pavarėsisė.
Intervistoi : Rrahman Paēarizi
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|