Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-03, 09:59   #37
iliri
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Postime: 64
iliri e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Jakup Krasniqi: konferenca e Vjenės nuk ėshtė e pėrgatitur

Arben Xhixho

13 tetor 2003









Fundjavėn qė kaloi u zhvillua nė New York njė konferencė pėr tėrheqjen e investimeve nė Kosovė. Ky eshte viti i dytė qė qeveria e Kosovės i bėn thirrje komunitetit shqiptar dhe afaristėve amerikanė tė investojnė nė Kosovė. Nė konferencė ishte i pranishėm edhe Ministri i Ēėshtjeve Publike Jakup Krasniqi, i cili ishte i ftuar nė emisionin Ditari. Ai komentoi mes tė tjerash edhe pėr bisedimet Prishtinė-Beograd.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, para se tė ndalemi tek konferenca pėr investimet nė Kosovė, le tė flasim pėr bisedimet Prishtinė-Beograd. Duket se pėrsėri kur ėshtė fjala pėr probleme tė rėndėsishme, shqiptarėt mezi e gjejnė ose nuk e gjejnė dot gjuhėn me njeri-tjetrin. A nuk shkon kjo nė favor tė atij imazhi tė krijuar me ose pa tė drejtė se shqiptarėt para se tė kėrkojnė pavarėsinė, qė tė gjithė e kėrkojnė nė Kosovė duhet nė radhė tė parė tė gjejnė gjuhėn me njėri-tjetrin?



Jakup Krasniqi: Populli shqiptar nė Kosovė ka mbajtur tre zgjedhje tė lira. Ka mbajtur zgjedhjet pėr parlamentin e Kosovės dhe institucionet e tjera qėndrore nė Kosovė dhe do tė duhej krejt natyrshėm qė ēėshtja e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit tė vendosej nė parlament dhe parlamenti tė merrte vendimin politik pėr shkruarjen nė bisedimet e Vjenė. Ne konsiderojmė se konferenca e Vjenės nuk ėshtė e pėrgatitur. Delegacioni kosovar atje ėshtė pa pėrgjegjėsi dhe kompetenca tė pėrcaktuara. Bisedimet do tė duhet tė zhvilloheshin mes Prishtinės dhe Beogradit, por vetėm pasi tė bėhej njė marrėveshje paqeje mes Prishtinės dhe Beogradit dhe pas kėsaj, mbasi mes dy vendeve ka pas njė luftė, atėherė tė filloheshin pėrgatitjet e kėtyre bisedimeve. Por paraprakisht qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve tė tjera tė Kosovės administrata ndėrkombėtare do tė duhej t’ju bartėte kompetencat e pėrgjegjėsisė qė delegacioni i Kosovės nė Vjenė tė shkonte me kompetenca tė plota dhe tė kishte mundėsi sovrane pėr tė vendosur pėr tė gjitha format e bisedimeve me palėn serbe.



Zėri i Amerikės: Gjithė kėto kushte qė ju pėrmendėt, a nuk do ta bėnte tė pamundur fillimin e bisedimeve pasi plotėsimi i kėtyre kushteve ėshtė paksa njė proces i gjatė?



Jakup Krasniqi: Plotėsimi i kėtyre kushteve dhe marrja e njė vendimi nė parlament do tė ishte vėrtet krejt e arėsyeshme. Po tė vendosej kjo ēėshtje nė parlament atėherė delegacioni i Kosovės do tė ishte i plotėfuqishėm, do tė kishte bazėn e vet ligjore por edhe do tė ishte i pėrgatitur politikisht dhe do ta merrte pėrgjegjėsinė nga organi ligjvėnės, nga parlamenti i cili ka marrė votat e qytetarėve tė Kosovės dhe me vendosjen e ēėshtjes nė parlament delegacioni i Kosovės do tė kishte pėrgjegjėsi dhe mundėsi tė tjera pėr tė biseduar pėr Kosovėn. Kėshtu siē janė pėrgatitur kėto bisedime, qė nė fakt faktori kosovar ka qėnė krejt i lėnė pas dore dhe pa kompetenca dhe pėrgjegjėsi pėr tė vendosur mbi fatin e vet, nuk di cili do tė ishte pozicioni i delegacionit por edhe nuk di se si do tė zhvillohen proceset nė kėtė formė tė papėrgjegjėshme.



Zėri i Amerikės: A jeni i shqetėsuar se qeveria e Kosovės me mospjesmarrje nė kėto bisedime po rrezikon qė tė prishet uniteti brenda saj dhe tė bjerė fare qeveria?



Jakup Krasniqi: Ne mendojmė se qeveria ka kėrkuar vėrtet krijimin e njė uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe mendoj qė ai unitet ka qėnė i arritur nė kuvendin e Kosovės. Nė kėtė kuvend tė gjitha subjektet politike u kanė thėnė ”po” bisedimeve por pasi do tė plotėsoheshin disa kushte. Mirėpo ēėshtjen e parlamentit, ėshtė njė e vėrtetė e madhe se e ka penguar kryetari i tij zoti Daci i cili nuk ka lejuar zhvillimin e njė debati tė gjerė dhe tė gjithanshėm nė parlament. Nė njė mėnyrė paksa tė ēuditshme ai hodhi nė votim nėse do tė vazhdonte apo do tė ndėrprehej debati. Deputetėt pėr ēudi nė vend qė tė kėrkonin tė debatohej kjo ēėshtje me tė vėrtetė shumė serioze pėr Kosovėn, pėr proceset qė po i kalon Kosova, pėr tė ardhmen e Kosovės, ata votuan pėr ndėrprerjen e debatit dhe kėshtu pengohet parlamenti pėr ta marrė vendimin politik, pėr ta autorizuar qeverinė pėr formimin e njė platforme politike dhe pėr formimin e njė delegacioni tė bisedimeve nė konferencėn e Vjenės.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, ka zėra qė thonė se brenda partisė suaj kanė filluar fraksionet, ka njė lloj pėrēarjeje dhe se nje pjesė ėshtė e interesuar pėr largimin e zotit Rexhepi? A ka ndonjė tė vėrtetė nė to?



Jakup Krasniqi: Jo. Unė mendoj qė subjekti politik shqiptar sidomos Partia Demokratike gjatė kėtij muaji tė fundit i ėshtė qasur nė mėnyrė shumė serioze kėtij problemi. Zoti Rexhepi ėshtė anėtar i kryesisė sė Partisė Demokratike, ėshtė anėtar i kėshillit drejtues tė kėsaj partie dhe ai i ka pėrcjellė zhvillimet dhe diskutimet qė janė bėrė nė kėshillin drejtues tė Partisė Demokratike, din vendimet e kėtij organi vendimmarrės tė partisė dhe natyrisht ai ka mbajtur qėndrimin edhe tė partisė por njėkohėsisht edhe tė qeverisė, sepse edhe nė qeveri ėshtė biseduar pėr kėto probleme dhe nė qeveri ėshtė marrė vendimi qė nėse parlamenti i Kosovės merr vendimin politik, e autorizon qeverinė pėr bisedime atėherė ajo do tė pėrgatitej pėr konferencėn e Vjenės.



Zėri i Amerikės: Megjithatė, zoti Thaēi tha mbrėmė se refuzimi i zotit Rexhepi ėshtė qėndrimi i tij personal?



Jakup Krasniqi: Jo, unė mendoj se qėndrimi i zotit Rexhepi nuk ka qėnė qėndrim personal por ka qėnė edhe vendim i qeverisė por edhe vendim qė del nga qėndrimet e kėshillit drejtues tė Partisė Demokratike tė Kosovės.



Zėri i Amerikės: A gėzon zoti Rexhepi mbėshtetjen e plotė tė partisė suaj?



Jakup Krasniqi: Natyrisht, edhe nė kėto momente zoti Rexhepi vazhdon ta ketė besimin e Partisė Demokratike tė Kosovės.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, tė ndalemi tani tek problemi i konferencės pėr tė cilėn ju erdhėt kėtu nė New York. Sa e efektshme mund tė jetė njė konferencė e tillė pėr tė tėrhequr investitorė pėr investime qoftė nga afaristė shqiptarė, qoftė nga afaristė amerikanė nė njė kohė qė klima politike nė Kosovė tė paktėn nė prag tė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit duket se ėshtė mė tashmė e paqėndrueshme?



Jakup Krasniqi: Pėr kėtė konferencė ėshtė bėrė njė pėrgatitje para shumė kohėsh. Ėshtė nė interesin e Kosovės qė tė tėrhiqen investitorė nga tė gjitha vendet qė janė tė interesuara qė tė investojnė nė Kosovė dhe tė kenė fitimet e tyre nė Kosovė. Pėr kėtė arsye ne dimė qė nė Shtetet e Bashkuara ka shumė bashkėatdhetar qė kanė njė fuqi ekonomike, qė kanė mundėsi qė kapitalin e tyre ta investojnė nė Kosovė dhe tė fitojnė nė Kosovė. Prandaj qeveria e Kosovės nė kėtė rast ka parė tė arsyeshme tė organizojė njė konferencė ku ti thėrrasė tė gjithė afaristėt shqiptarė por edhe jo shqiptarė tė SHBA, ku tė tregojė kushtet dhe mundėsitė qė janė krijuar, si ato ligjore edhe nga pushteti qėndror edhe nga ai lokal dhe ne mendojmė qė ka hapėsirė dhe ka mundėsi pėr tė investuar nė Kosovė dhe ka hapėsirė pėr tė nxjerrė fitime.



Zėri i Amerikės: Zoti Krasniqi, ēfarė po bėhet me procesin e privatizimit. Administrata ndėrkombėtare e anulojė pėr sqarimin e disa ēėshtjeve ligjore. A mund tė jepni njė status tė fundit tė kėtij procesi?



Jakup Krasniqi: Pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm ka ndėrprerė pėrkohėsisht ēėshtjen e privatizimit por ajo duhet tė verifikohet nga bordi mbikqyrės i AKMsė dhe ajo nuk ėshtė bėrė, prandaj ėshtė njė ndėrprerje e pėrkohėshme. Ne e konsiderojmė se ndėrprerja nė kėtė formė e privatizimit pengon realizimin e standartit tė parė, zhvillimit ekonomik dhe nė tė vėrtetė kjo duhet tė shikohet mirė si nga administrata ndėrkombėtare si nga ajo vendore se kjo pengon zhvillimin ekonomik tė Kosovės, pengon realizimin e njė standarti, i cili ėshtė ndoshta njė nga standartet kyēe pėr zhvillimin e tė gjitha proceseve nė vijim nė Kosovė dhe ne shpresojmė qė kjo pengesė do tė hiqet.
iliri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė