m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
vazhdim:
All-llahu i Lartmadhėruar, xh.sh., ju ka dhuruar nga dituria e Tij dhe kjo ėshtė e mjaftueshme.
Pra, edhe ti mendon se ju nuk mund tė shiheni, dėgjoheni a prekeni, ndonėse jeni kudo prezentė nė afėrsinė tonė e rreth nesh, pėr shkak tė vibracioneve tė cilat gjenden nė qenien tuaj?
Pikėrisht, tha ai. Kėto vibracione te ne e tejkalojnė shpejtėsinė e dritės te ju ( 186 milje nė sekondė), e tė cilėn ju e vėni nė pah si shembull (matjeje). Guri i rėndomtė, i cili hidhet fuqishėm, nuk mund tė shihet. Apo plumbi, tė cilin e shkrepni nga revolja apo armė tjetėr qė posedoni ju. Nėse pėr shkak tė shpejtėsisė sė shkrepjes sė plumbit (predhės) nuk jeni nė gjendje pėr ta parė atė, atėherė si mundeni tė na shihni neve? Pėrjashtim nga kjo bėjnė gjendjet nė tė cilat fitoni forcė e energji plotėsuese. Uji i sihrizuar e jep kėtė fuqi.
Ēdo person, e cili e pin kėtė lloj uji, fiton fuqi?
Jo, kjo nuk do tė thotė tė gjithė. Neve janė nė gjendje pėr tė na parė vetėm ata, tė cilėt e pijnė atė ujė, nė tė cilin ėshtė ndikuar pėr ti nxitur shejtanėt nė trupin e atij qė e pin. E kjo do tė thotė se shejtani e ngėrthen njeriun dhe e sihrizon. Kur shejtani apo mė shumė prej tyre, e lėshojnė trupin e personit tė sihrizuar e kur ai fillon tė vijė nė vete (nė gjendje normale), nė ato ēaste i sheh para vetes.
E, a do tė shohė vėllai (S), nė trupin e tė cilit gjendesh aktualisht, e kur ta lėshosh trupin e tij, meqė edhe ai ėshtė nė gjendje tė kėtillė, pėr tė cilėn fole pak mė parė?
Po, ai mua tashmė ėshtė duke mė parė e degjuar. Unė jam duke ia tėrhequr shpesh vėrejtjen nė lėshimet e tij fetare dhe e kėshilloj qė tė mos i bėjė ato lėshime, qofshin edhe nga mė tė voglat. Si p.sh. kur don tė marrė diēka me dorėn e majtė apo kur harron ta kėndojė bismilahin nė situata tė caktuara apo fillon tė hajė me dorėn e majtė, atėeherė ia tėrheq vėrejtjen. Ai, nė kėto raste, thotė se ka harruar. Atėherė unė i rekomandoj qė tė kėrkojė mbrojtje nga shejtani i mallkuar, meqenėse harresa vie nga ai. Nė atė gjendje, ai edhe mė sheh e edhe mė dėgjon.
Shumė mirė. E nėse dikujt i ėshtė bėrė sihri, i cili nuk i detyron shejtanėt qė ta ngėrthejnė njeriun?
Ai ma kthen: Nė atė mėnyrė, personi i sihrizuar, nuk i sheh shejtanėt. Ai mund tė shihet vetėmse kur realizohet ai sihir, i cili e ndėrron gjendjen e tij deri nė atė masė sa qė ta bėjė jonormale e tė panatyrshme. Njė gjendje e tillė nuk mund tė normalizohet pėrderisa All-llahu i Plotfuqishėm xh.sh, nuk e mėshiron atė person, qė tė ēbėhet sihri, i cili i ėshtė bėrė atij.
Mendoj qė ėshtė koha qė tė sqarohet situata e tretė, nė tė cilėn ėshtė e mundur tė shihen xhinėt. Tashmė e vure nė pah qė ėshtė kjo gjendje kur xhini e dėshiron vetė, nėse plotėsohen disa kushte tė caktuara e tė cilat, nė situatat e dhėna, i ndihmojnė nė kėtė.
Po, tha ai.Kjo ėshtė nė rregull...do ta shpjegoj edhe kėtė situatė.
Thuaji tė gjitha, All-llahu tė shpėrbleftė!
DUKJA E XHINIT NĖ SITUATĖN KUR DON TA BĖJ KĖTĖ, E DUKE I PLOTĖSUAR DISA KUSHTE TĖ CAKTUARA, TĖ CILAT JANĖ TĖ DOMOSDOSHME PĖR KĖTĖ
Miku im xhin, shton: Xhini mund tė paraqitet kur tė dojė, vetėm nėse nuk ėshtė shejtan, i cili don ta tmerrojė e ti sjellė ndonjė tė keqe (njeriut). Ėshtė diēka e rrallė qė xhini i mirė tė veprojė ngjashėm me kėtė. Ata xhinė, tė cilėt i shfaqen njeriut nė figurat e tyre tė vėrteta apo ia mundėsojnė pėr tia dėgjuar zėrin e tyre tė vėrtetė e me qėllim tmerrimi a frikėsimi, janė, tė mė falėsh nė shprehje, njėsoj si te ju ata pėr tė cilėt thoni se janė problematikėt qė e kanė humbur rrugėn.
Siē duket, ata kėtė e bėjnė me lehtėsi?...
Ēfarė?! Me siguri se nuk e kanė fare tė lehtė pėr ta bėrė atė gjė, tha ai. Madje, edhe kur shfaqen nė dukjen e tyre tė vėrtetė atyre iu nevojitet njė mundim i madh deri sa tė mund ti shfaqen njeriut.
E, pėr ēfarė arsye?
Nuk e di, thotė ai...Por, pėr tu shfaqur iu nevojitet mund i madh dhe shpenzim i madh energjie, hiq rrezikun qė i kanoset shejtanit apo xhinit nė atė moment.
Ēfarė rreziku?
Qė tė hasė nė ndonjė njeri tė devotshėm (pėrshpirtshėm), i cili din ta zė shejtanin apo xhinin, tia thotė emrat e All-llahut tė Lartėsuar dhe me kėtė rast ta burgosė e ta lidhė, nė mėnyrė qė nė kėtė figurė tua tregojė njerėzve apo tua lėshojė fėmijėve pėr tė lozur sikur lodėr me tė. (10)
[i]Ahmed b. Hambeli nė Musnedin e tij shėnon nga Ebu Seid el Hudriju se ka thėnė: [/i9Profeti i All-llahut a.s. njė herė po e falte sabahun, e ai (Iblisi) qėndronte pas tij dhe e pengonte nė kėndim (recitim). Pasi qė e pėrfundoi namazin tha: Po tė mė shihni ju mua me Iblisin! E zgjata dorėn dhe e shtrėngova aq sa qė nė mes kėtyre dy gishtave e hetova ftohtėsinė e pėshtymės sė tij. Po tė mos mė kujtohej duaja e Sylejmanit (Salomonit) a.s., do tė gdhinte i lidhur nė shtyllėn e xhamisė, ashtuqė fėmijėt e Medinės tė mund tė loznin me tė...
[i]Kjo te ne trajtohet si armiqėsi dhe rrebelim, siē ėshtė te ju hajdutėria rrugore. Kurdoherė qė dikush nė situata tė tilla tė jetė nė gjendje ti drejtohet prijėsit tė atij xhini, ai padyshim se do tė ndėshkohet pėr kėtė gjė, burgoset e madje edhe tė rrihet.
Edhe nėse prijėsi tė jetė shejtan i mbrapshtė...?
Akuza tek All-llahu ėshtė mė e mira... Tė udhėzuarit e All-llahut ėshtė gjėja mė e mirė. Poqese atyre qė u shfaqet shejtani pėr ta frikėsuar, do tė ishin tė tillė qė ti drejtohen sinqerisht All-llahut xh.sh., shejtani as qė do tė mund tu shfaqej, as qė do tė mund ti shkatėrronte. Prandaj tė thashė qė dėshira e xhinit pėr tiu paraqitur dikujt, ėshtė e kushtėzuar me disa rrethana, tė cilat ia mundėsojnė dhe ia lehtėsojnė kėtė. Kėto janė, para sė gjithash, largėsia e njeriut nga All-llahu xh.sh., pakujdesia e tij ndaj dhikrit, lėshimet e tij ndaj farzeve, bėrja e harameve (mėkateve), lėvizjet dhe fjetje e tij e papastruar.(11) Ėshtė thėnė se:[/i9 Melekėt (engjujt) nuk do tė hyjnė nė shtėpinė ku gjendet fotografia, qeni dhe njeriu i papastėr (xhunub).
El-Bazzari shėnon nė senedin e besueshėm tė Ibn Abasit, se ka thėnė: Tre personave nuk u afrohet meleku: tė papastėtit (xhunubit), pijanecit dhe njeriut qė pėrdor materiale (kozmetike) tė femrave.
Ibn Hibban nė Salih, shėnon nga Omeri qė Pejgamberi, a.s., ka thėnė: Kush bie nė shtrat qė tė flejė i pastėr, me rrobat e tij tė fjetjes, me tė do tė flejė edhe meleku, i cili, kurdo qė tė zgjohet nga gjumi, do ti thotė: Zoti im, fale kėt robin (shėrbyesin) Tėnd, sepse po fle i partėrt. Duke mos marrė sė paku abdes (12), lėvizjet e tij i vetmuar nėpėr vendet e shkreta e varreza natėn (13) e tė ngjashme. Krahas tė gjitha kėtyre, shejtani, kur do qė ti shfaqet njeriut, ėshtė nė dilemė tė madhe. Ai e sprovon edhe nga njė mijė herė. Sė fundi, gjendja e njė njeriu tė tillė e trimėron dhe e kurajon kėtė, aq mė parė kur ai njeri, krahas imanit (besimit) tė dobėt ėshtė edhe frikacak.
A ndodh qė shejtani ti paraqitet edhe njeriut trim, me iman tė fortė e qė nuk bėn lėshime fetare?
Gjithsesi, por ato janė raste tė rralla, prandaj nuk ndodhin shpesh. E, nėse ndodh, atėherė nė kėto raste kemi tė bėjmė me shejtan budalla, i cili rrezikon ta humb jetėn ose kemi tė bėjmė me ndonjė xhin tė mirė, i cili i shfaqet njeriut tė mirė, me qėllim qė ta peys pėr diēka nga lėmi i sheriatit (tė drejtės islame). Ulemaja te njerėzit i njeh dhe i kupton mė mirė dituritė islame se sa ulemaja xhin. Prandaj ėshtė e logjikshme qė njeriu ta mėsojė e ta udhėzojė xhinin me rregullat islame, sepse pėr kėtė do tė ketė shpėrblim tė madh.
vazhdon...
JETA E XHINIT
"""
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|