Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-10-03, 10:22   #53
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Zyrtarėt e Serbisė i kėrkojnė UNMIK-ut ”gjykimin e krimeve tė kryera nė Kosovė” kundėr serbėve

Fahri Musliu

26 tetor 2003 (18:15 UTC)





Ministri serb i Drejtėsisė, Vlladan Batiē, nė njė letėr tė hapur drejtuar Administratorit tė OKB-sė pėr Kosovėn, Hari Holkeri, tė cilėn e publikoi tė djelėn pėrmes mediave elektronike, kėrkon qė zoti Agim Ēeku tė shkarkohet nga posti i komandantit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, sepse ”ėshtė komprometuese pėr bashkėsinė ndėrkombėtare qė njeriu i cili ka kyer krime, tė jetė nė njė post kaq tė lartė”.

Ministri Batiē kėrkon gjithashtu qė zotėrinjve Agim Ēeku, Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj t’u merren pasaportat dhe t’u pengohet largimi nga Kosova.



Nė letėr thuhet se Ministria serbe e Drejtėsisė ka kėrkuar tri herė zyrtarisht nga ish-shefi i UNMIK-ut, Mihail Shtajner, qė ata t’u dorėzohen autoriteteve serbe pėr vuajtjen e dėnimit. Mirėpo, UNMIK-u kurrė nuk ka kėrkuar ndonjė dokumentacion ”pėr kėto apo krimet tė tjera”, ndonėse Ministria serbe e Drejtėsisė, me vetė iniciativėn e saj, ia ka dorėzuar UNMIK-ut tė gjitha ato qė i ajo i ”quan prova voluminoze”, thuhet nė letėr.



Zoti Batiē thekson se ”veprat penale pėr tė cilat ngarkohen zotėrinjtė Ēeku, Thaēi dhe Haradinaj, janė kryer para ardhjes sė UNMIK-ut nė Kosovė, pėr ē’ka procedimi i tyre ėshtė nė kompetencėn e organeve gjyqėsore tė Serbisė”. Ai rikujton se zoti Thaēi ėshtė dėnuar nga gjykata serbe nė vitin 1997 pėr terrorizėm dhe se kundėr zotėrinjve Ēeku dhe Haradinaj po zhvillohen hetime: kundėr zotit Ēeku pėr gjenocid, ndėrsa kundėr zotit Hardinaj pėr terrorizėm.



”Nė qoftė se mbeteni nė qėndrimin tuaj se pėr kėta persona janė kompetente organet gjyqėsore tė Kosovės, atėherė arrestojini dhe gjykojini”, thekson Batiē nė letėr.



Ndėrkaq, Prokurori i Posaēėm i Serbisė pėr Krimet e Luftės, Vlladimir Vukēeviē, deklaroi pėr mjetet e shtypit nė Beograd se ėshtė "pėrpunuar" rasti i varrezave masive me trupat e shqiptarėve tė Kosovės nė Batajnicė, afėr Beogradit dhe po vazhdojnė hetimet ndaj personave tė panjohur. ”Nė kėtė rast kanė qenė tė implikuar shumė njerėz, pėrfshirė edhe shoferėt, tė cilėt nuk kanė raportuar pėr kėto raste, edhe pse kanė patur dijeni pėr ē’ka ka ndodhur dhe nga janė kufomat”, thotė prokurori Vukēeviē.



Ditė mė parė Zyra e Komisionerit tė lartė tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Beograd ftoi autoritet serbe tė formojnė njė komision tė posaēėm, i cili do tė merrej hetimet mbi varrezave masive nė Serbi. ”Ky komision do tė pėrbėhej nga specialistė tė pavarur dhe paanshėm, si dhe do tė kryente hetime tė plota”, tha zonja Lori Vajzberg, shefe kėtij Misioni, duke theksuar posaēėrisht varrin masiv nė Batajnicė pranė Beogradit me afėr 900 kufoma shqiptarėsh, por edhe varrezat nė fshatrat Petrovė dhe Peruēac.



Kėto varre janė zbuluar para dy vjetėsh, kurse autoritetet serbe deri mė tani nuk kanė nisur asnjė procedurė gjyqėsore. //az//
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė