Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Kryeministri Rexhepi: Dialogu Prishtinė-Beograd, nė kohėn dhe kushtet e pėrshtatshme
Ilir Ikonomi
30 tetor 2003, 20:45 UTC
Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, si e vlerėsoni raportin e zotit Holkeri?
Bajram Rexhepi: Ndoshta ėshtė herėt dhe unė nuk kisha dashur ta vlerėsoj raportin pėr arsye se ishte kohė e shkurtėr e zotit Holkeri si kryeadministrator dhe mendoj qė shumica e hapėsirės sė raportit tremujor ėshtė e mbuluar me ēėshtjen e dialogut, pėr arsye se ai ishte edhe aktiviteti kryesor i zotit Holkeri, por po ashtu edhe dhuna, incidentet tė cilat kanė ndodhur nė muajt dhe javėt e kaluara, pra kemi pritur qė nė njė raport tremujor tė tillė, kryesisht vėmendja do tė pėrqendrohet nė ēėshtjen e dialogut dhe ēėshtjen e incidenteve, dhunės, vrasjeve qė kanė ndodhur sidomos tė disa pjesėtarėve tė komunitetit serb. Mirėpo megjithatė pozitive ėshtė se zoti Holkeri ėshtė angazhuar pėr operacionalizimin e standardeve, i cili do tė jetė njė projekt i pėrbashkėt me UNMIK-un dhe ėshtė njė gjasė e mirė qė tė bėhet pėrparimi nė fusha tė caktuara dhe secili do tė ketė tė definuar se pėr ēka ėshtė pėrgjegjės dhe angazhimi pėr vazhdimin e procesit tė provatizimit dhe po ashtu mėnyra indirekte e kėrkesės qė pėr pėrgjegjėsitė tė cilat janė tė rezervuara, Kėshilli i Sigurimit tė ketė konsideratė dhe me ndonjė vendim tė posaēėm ti krijojė mundėsitė qė edhe ato nė njė tė ardhme tė afėrt tė transferohen nė institucionet e Kosovės.
Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, ju pėrmendėt dialogun, por zoti Holkeri shprehu pakėnaqėsinė pėr mospjesėmarrjen tuaj nė takimin e Vienės, duke shfaqur natyrisht shpresėn se ju do tė pėrfshiheni nė procesin e bisedimeve me Beogradin, me themelimin e grupeve tė punės. Por cili ėshtė nė thelb qėndrimi juaj ndaj kėtij procesi?
Bajram Rexhepi:Por mendoj, unė edhe me prononcimet e mia dhe nė qėndrimin unanim tė qeverisė, ne ndjekim vijėn institucionale, kemi kėrkuar qė parlamenti tė mbajė njė qėndrim politik, me njė konsensus, pro ose kundėr dialogut, ajo ishte arsyeja qė unė si kryeministėr dhe anėtarė tė tjerė tė qeverisė nuk kemi marrė pjesė, pėr arsye se kemi menduar se shkuarja pa njė pėrgatitje tė mirėfilltė do tė kishte konsekuenca nė punėn e mėtejshme tė qeverisė. Megjithatė mendoj se nuk ėshtė vetėm kėrkesa e zotit Holkeri, por edhe e Kėshillit tė Sigurimit, Unionit Evropian dhe nė pėrgjithėsi faktorit ndėrkombėtar se dialogu duhet tė vazhdojė dhe ne po ashtu nuk jemi nė princip kundėr dialogut, mirėpo mendoj qė duhet tė gjendet njė formė mė optimale pėr pjesėmarrjen e qeverisė dhe mendoj se kjo mund tė ndodhė nėpėrmjet operacionalizimit tė standardeve, ku do tė krijohen grupet punuese pėr secilin standard veē e veē dhe ne kuadėr tė kėtyre standardeve ku ėshtė edhe dialogu, mund tė gjendet forma edhe e kyējes sė pjesės teknike tė qeverisė nė dialogun e ardhshėm nė kohėn e pėrshtatshme.
Zėri i Amerikės: Zoti Kryeministėr, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr gjendjen e sigurisė pėr serbėt nė Kosovė?
Bajram Rexhepi: Po mendoj se gjendja e sigurisė ėshtė shumė mė e mirė se mė parė, megjithatė incidentet tė cilat ishin karakteristikė e dy-tre muajve tė kaluar dhe sidomos nė momentin e ardhjes sė zotit Holkeri, ishin ato qė nė njė mėnyrė e tronditėn kėtė regjion, pėr arsye se ishin disa vrasje makabre tė fėmijėve serbė dhe ne ende e paguajmė nė njė mėnyrė ēmimin e tė gjitha kėtyre krimeve, edhe sepse ne jemi pala mė e interesuar qė kėto raste tė zbardhen sa mė shpejt dhe nė pėrgjithėsi mund tė them se tani, pas asaj vale dhune, situata ėshtė mė e mirė, por megjithatė mbeten shumė raste tė pandriēuara dhe unė edhe njė herė e potencoj se nuk ėshtė interesi i kosovarėve qė tė ketė raste tė tilla tė dhunės dhe ne do tė donim qė gjyqėsia dhe policia tė jetė shumė mė efikase dhe sa mė shpejt ti ndriēojė kėto raste.
Zėri i Amerikės:Zoti kryeministėr, Administratori Holkeri ju kritikoi juve pėr mosshkuarjen nė Vienė por as ju nuk e keni kursyer UNMIK-un nga kritikat sidomos pėr tolerimin e korrupsionit dhe tė prostitucionit. Na thoni ju lutem ku i mbeshtesni kėto kritika?
Bajram Rexhepi:Unė do tė shtoja edhe diēka tjetėr: Po ashtu mund tė jetė edhe njė kritikė se pse pėrfaqėsuesit vendorė nuk marrin pjesė nė Kėshillin e Sigurimit, qė edhe ata tė paraqesin pikėpamjen e vet tė zhvillimeve aktuale nė Kosovė, ku sigurisht pėrveē atyre qė ka prezantuar zoti Holkeri do tė kishte edhe ēėshtje tė tjera, tė cilat janė prioritete tė qeverisė, mirėpo ky ėshtė realiteti ynė. Ndėrsa pėrsa i pėrket korrupsionit dhe krimit ekonomik, ne qė prej fillimit, qė pas ardhjes sė zotit Shtajner si kryeadministrator, me formulėn e famshme zero tolerancė kundėr krimit tė organizuar, krimit ekonomik, korrupsionit, e kemi pėrkrahur plotėsisht dhe me tė drejtė kemi pritur qė tė ketė transparencė, tė ndriēohen rastet aty ku ėshtė dyshuar se ka korrupsion, por deri tani rezultatet kanė munguar dhe nėse ne nuk kemi pasur njė kredibilitet moral tė kėrkojmė se ēfarė ka ndodhur me donacionet tė cilat i ka dhėnė bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn, kemi obligim moral ndaj qytetarėve tanė qė tė kėrkojmė qė kėta taksapagues qė e mbushin buxhetin e Kosovės dhe mjetet e tyre a pėrdoren nė mėnyrė tė drejtė, apo ka shpėrdorime. Ne kemi dyshime tė bazuara se ka elemente tė korrupsionit nė struktura mjaft tė larta tė UNMIK-ut, por bashkė me vendorėt i kemi bėrė publike me qėllimin mė tė mirė, jo qė ta denigrojmė UNMIK-un, por qė tė lėvizin mė aktivisht nė drejtim tė zbardhjes sė korrupsionit dhe krimit ekonomik qė sigurisht qė ekziston nė Kosovė dhe ne presim se edhe Kėshilli i Sigurimit, edhe Unioni Evropian do tė angazhohen nė kėtė drejtim dhe do tė kemi njė transparencė shumė mė tė madhe se ēka bėhet me mjete tė caktuara, sidomos nė ndėrmarrjet publike dhe me rastet e tenderimit ku ėshtė njė mundėsi e madhe e keqpėrdorimit.
Zėri i Amerikės: Parlamenti i Kosoves sot miratoi nismėn pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese. Nėse nisma nuk pėrkrahet nga UNMIK-u, si do tė reagoni ju dhe a mund tė ēojė kjo nė fėrkime tė reja me administratėn ndėrkombėtare?
Bajram Rexhepi:Po mendoj se edhe nė kornizėn kushtetuese ekziston njė nen i cili lejon mundėsinė qė tė bėhen disa ndryshime nė kornizėn kushtetuese. Mendoj se njė ndryshim i vogėl nė kornizėn kushtetuese ėshtė bėrė me rastin e zgjerimit tė kryesisė sė Kuvendit, e cila u shtua me dy vetė, mirėpo megjithatė qė tė ketė sukses ndryshimi i disa pjesėve tė kornizės kushtetuese, ėshtė e domosdoshme qė tė pritet ardhja e zotit Holkeri, tė bisedohet me tė, me zyrėn ligjore dhe bashkarisht edhe kjo zyrė bashkė me zotin Holkeri, Komisioni i Kuvendit pėr ndėrrimin e kornizės kushtetuese dhe strukturat e qeverisė, bashkarisht tė gjejmė formėn mė optimale, nė mėnyrė qė tė mos ketė fėrkime. Mendoj se kjo do tė jetė forma mė e mirė dhe shpresoj se do tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt.//kk//
|