UNMIK-ut thotė se nuk pėrkrah ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės
Prishtinė, 4 nėntor - Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Niraxh Sing, e cilėsoi tė paqėdnrueshme deklaratėn e djeshme tė kryeparlamentarit Nexhat Daci se kryeadministratori Hari Holkeri ka mbėshtetur procesin e ndryshimeve e plotėsimeve nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės."Pėrfaqėsuesi Special i Kombeve tė Bashkuara nuk ėshtė pajtuar dhe as qė ka dhėnė ndonjė premtim pėr ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės", ka thėnė ai."Tash pėr tash kjo nuk mund tė ndodhė, por ndoshta mund tė ndodh nė tė ardhmen", ka shtuar z. Sing."Ne tė gjithė kemi thėnė se kompetancat e kapitullit tė pestė do tė transferohen deri nė fund tė vitit, ndėrsa pėr ato tė kapitullit tė tetė duhet tė konsultohemi me Kėshillin e Sigurimit, para se tė bėhet ndojnė ndryshim", plotėsoi Niraxh Sing. Nga ana tjetėr, kryesuesi i komisionit parlamentar pėr Legjislacion, Gjyqėsi dhe Kornizė Kushtetuese, Arsim Bajrami, tha se projekti pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese tė Kosovės nuk ėshtė projekt indivdual dhe nuk duhet tė ndikohet nga deklaratat e tilla. Ai shprehu bindjen se Kosova do tė hyjė nė vitin e ardhshėm me ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese. Edhe Fatmir Sejdiu, anėtar i kėtij komisioni, tha se i konsideron tė domosdoshme ndryshimet e plotėsimet nė Kornizėn Kushtetuese. Ndėrkaq, Bajram Kosumi, vlerėsoi ar tė gjitha ēėshtjet nė Kornizėn Kushtetuese duhet tė jenė tė hapura pėr amandamentim. Sipas anėtarėve tė Komisionit pėr Legjislacion, Gjyqėsi dhe Kornizė Kushtetuese, ndihma e Zyrės pėr Ēėshtje Ligjore e UNMIK-ut pėr hartimin e ndryshimeve tė Kornizės ėshtė e mirėseardhur, sikur edhe e ekspertėve tė pavarur.
|