Tema: Schumaher
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-03, 12:58   #1
arTanibb
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Schumaher

Aeroplani ushtarak italian Eurofighter Typhoon, ka mposhtur bolidin e kampionit botėror nė Formula 1, Michael Schumacher me rezultat 2 me 1, nė tri garimet e zhvilluara nė shtigjet: 600 , 900 dhe 1200 metra.

Gara ėshtė mbajtur nė bazėn ushtarake Grozzano, nė ishillun e Sicilisė nė Itali.

Ferrari F2003-GA, i gjermanit Schumacher ishte mė i shpejtė sesa aeroplani i pilotit Maurizio Chelli nė shtegun e gjatė 600 metra, kurse mė pas aeroplani Eurofighter Typhoon, “e mori vehten” dhe i fitoi dy duelet tjera nė distancat 900 dhe 1200 metra.



“Ishte njė eksperiencė e kėndshme”- ka thėnė Schumi, duke shtuar se “megjithatė ishte mė lehtė sesa tė ballafaqohesh me rivalin tim tė Formula 1, Juan Pablo Montoya”.



“Ēdonjėri ėshtė princ ose mbret nė profesionin e tij”- ka deklaruar pas garės piloti Italian Chelli.



Kjo nuk ishte hera e parė qė zhvillohen gara tė tilla mes bolidėve tė Formula 1 dhe aeroplanėve ushtarakė.



Nė vitin 1931, Tazio Nuvolari, ngasėsi mė i mirė nė kėto vite, me Alfa Romeon e tij tė tipit 8C-300, ishte mė i shpejtė sesa aeroplani Caproni Ca100, kurse nė vitin 1981, Ferrari 126 i francezit Gilles Villeneuve, nė njė ballafaqim tė tillė mposhti aeroplanin F-104, nė njė distacė 1 km (0.6 milja).



Kurse gara e fundit e mbajtur tė enjten qė lamė pas, mes Shcumacherit dhe Chellit, ishte organizuar nga departamenti i mbrojtjes italiane, nė shenjė demostrimi tė kualitetit tė industrisė ushtarake italiane.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante