Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-04, 17:35   #24
tifozshqiptar
 
Anėtarėsuar: 06-01-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 15
tifozshqiptar e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Futbollisti 18-vjeēar Bajram Fetai, kėto ditė ka nėnshkruar njė kontratė trevjeēare me skuadrėn e njohur skoceze Gllasgou Rejnxhėrs. Transferimi i Fetait konsiderohet punė e kryer pėr ekipin skocez, pasi, sipas tyre, nė garė pėr shėrbimet e Fetait kanė qenė edhe ekipe tė tjera tė njohura, si Inter, Ajaks, PSV Einthoven, Ēarlton Atletik dhe Borusia e Dortmundit. Futbollisti shqiptar ka lindur nė Maqedoni dhe ėshtė rritur nė Danimarkė. Ai ka luajtur rregullisht nė ndeshjet e fundit tė ekipit pėrfaqėsues danez, grup-mosha 19-vjeēare. Trajneri i Rejnxhėrsit, Aleks MekLeish, dhe drejtori sportiv i kėtij ekipi, Martin Bain, nė orėt e fundit tė afatit tė merkatos dimėrore siguruan nėnshkrimin e sulmuesit shqiptar, duke i paguar njėkohėsisht njė dėmshpėrblim (sipas mediave britanike supozohet tė jetė rreth 300.000 euro) klubit tė tij danez, B93 tė Kopenhagės.

Tė kritikuar kohėt e fundit pėr shkak tė angazhimit tė lojtarėve 30-vjeēarė dhe mė tė vjetėr, zyrtarėt e Rejnxhėrsit kanė filluar tė ndėrtojnė njė skuadėr pėr tė ardhmen. Nė tė, me sa duket, njė rol tė rėndėsishėm do tė ketė edhe sulmuesi i ri shqiptar.
Sipas faqes zyrtare tė internetit tė ekipit skocez, Fetai ka qenė mė herėt nė ekip, ku ka kaluar njė javė stėrvitje. Ai e ka lėnė tė impresionuar stafin e trajnerėve. "Trajnerėve u pėlqeu ēfarė panė te ky lojtar. Ai kishte qenė mė herėt kėtu dhe pėr kėtė u vumė nė lėvizje pėr tė nėnshkruar kontratėn. Ka pasur interes nga disa klube angleze pėr Bajramin, prandaj jemi tė gėzuar qė i siguruam shėrbimet e tij,"- ka thėnė pėr mediat skoceze drejtori sportiv i Rejnxhėrsit, Bain.
Fetai nuk pritet tė luajė nė ekipin e parė menjėherė, por trajneri MekLeish beson se ai mund tė jetė njė yll i vėrtetė i Rejnxhėrsit nė tė ardhmen. "Edhe pse Bajrami ka lindur nė Maqedoni, tani ėshtė shtetas danez. Madje, deri tani, ai ka luajtur 6 ndeshje pėr pėrfaqėsuesen U-19 tė kėtij shteti. Ai ėshtė njė lojtar qė premton shumė. Madje unė mendoj se ėshtė shumė pėrpara lojtarėve tė kėsaj grup-moshe, qė ne kemi nė ekip,"- ka thėnė trajneri MekLeish.
"Nuk do ta hedh menjėherė nė ekipin e parė Fetain. Ai ėshtė njėri nga lojtarėt e sė ardhmes dhe jam i gėzuar pėr aftėsitė qė zotėron. Ky futbollist mund ta ndihmojė shumė ekipin tonė,"- ka gjykuar dhe vlerėsuar nė fund trajneri MekLeish.
"Kam mundur tė zgjedh ndėrmjet gjashtė a shtatė klubeve evropiane dhe ekipeve kryesore tė Danimarkės, Brondbi dhe Kopenhagė. Gjithashtu, kam pasur ofertė nga Herenveni i Holandės dhe disa ekipe gjermane. Thjesht, vendosa pėr Rejnxhėrsin, sepse, kur isha nė prova atje, i vėrejta kushtet dhe kuptova sesa klub i madh ėshtė,"- ka thėnė Fetai pėr "The Daily Record".
Sulmuesi ka thėnė se do t'i duhen disa kohė, derisa tė adoptohet me jetėn e re, por shton se ėshtė i gatshėm t'i tregojė aftėsitė e tij nė Ibroks. "Shpresoj tė bėhem yll nė Skoci. Megjithatė, qėllimi im i parė ėshtė tė angazhohem me ekipin e parė. Futbolli skocez ėshtė i pėrqendruar te forca dhe loja e shpejtė. Kjo mė pėlqen, sepse edhe unė e dėshiroj njė gjė tė tillė. Luaj shpejt dhe jam lojtar teknik. Shpresoj tė pėrgatitem mė tepėr fizikisht dhe ta kombinoj kėtė me teknikėn time, qė tė bėhem lojtar i mirė,"- ka thėnė Fetai nė deklarimin e tij tė parė pėr mediat skoceze, e cila nuk i ndahet. Edhe pse vetėm 18 vjeē, Fetai e ka "pushtuar" Gllasgoun... Nė vitin e fundit tė futbollit danez, Fetai ka shėnuar 12 gola, nga 25 ndeshje qė ka luajtur me B93 tė Kopenhagės.
__________________
[url]www.tifozat.com[/url]
tifozshqiptar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė