B. REXHEPI:"UNMIK-u PENGON ARRITJEN E PĖRPARIMEVE NĖ KOSOVĖ"
Washington Times
Administrata e Kombeve tė Bashkuara ėshtė duke i dėmtuar mundėsitė nė Kosovė pėr tė tėrhequr investimet e huaja, pėrpjekjet pėr tė luftuar korrupsionin dhe pėr tė aprovuar reformat e domosdoshme ekonomike. Kėto janė vlerėsimet e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, tė publikuara nė tė pėrditshmen amerikane "Washington Times". Zoti Rexhepi, i cili aktualisht gjendet nė Shtetet e Bashkuara pėr tė marrė pjesė nė manifestimin tradicional tė Lutjes sė Mėngjesit, do tė takohet me sekretarin amerikan tė shtetit, Colin Powel dhe nėnsekretarin e tij pėr cėshtje politike, Marc Grossman. Zoti Rexhepi citohet tė ketė thėnė se shqiptarėt e Kosovės mbesin jashtėzakonisht tė pėrkushtuar qė tė pavarėsohen nga Serbia dhe Mali i Zi, por njė numėr i vendeve anėtare tė Aleancės Veriatlantike, veēanėrisht ato evropiane, kanė shprehur dyshimin e tyre se pavarėsia do tė mund tė krijonte njė jostabilitet tė ri politik dhe tė rrisė tensionet ndėretnike nė Ballkan, ku situata vazhdon tė mbetet e brishtė. Kryeministri i Kosovės ka nėnvizuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve tė Bashkuara nė Kosovė ėshtė i rėndėsisė thelbėsore, pėr faktin se fuqitė evropiane nuk posedojnė aftėsi ushtarake pėr tė pėrmbushur misionin nė ruajtjen e njė ambienti tė sigurtė. Roli i Shteteve tė Bashkuara nė tė ardhmen politike dhe ushtarake tė Kosovės, sipas zoti Rexhepi, do tė ishte simbol jetėsor pėr tė krijuar njė ndjenjė sigurie tek kosovarėt dhe pėr tė parandaluar fqinjėt, sikur qė ėshtė Serbia, nė pėrpjekjet pėr tė zvarritur dhe penguar diskutimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Kosova mbase ėshtė njė pjesė e Evropės ku amerikanėt janė mė tė popullarizuarit, ka thėnė zoti Rexhepi, duke shprehur bindjen e tij se roli i Shteteve tė Bashkuara nė aspektin e sigurisė nė Kosovė duhet tė jetė jo mė pak se dhjetė vjetė. Ai sėrish ka pėrshėndetur angazhimin e Grupit tė Kontaktit qė pėrbėhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Italia, Gjermania, Franca dhe Rusia, pėr tė vlerėsuar nga mesi i vitit 2005 pėrparimet e arritura nėpėrmjet tetė standardeve nė rrafshin politik, ligjor dhe social. Pėr zotin Rexhepi, kjo do tė jetė rruga qė do tė hapė mundėsitė pėr fillimin e bisedimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Zoti Grossman, nėnsekretari amerikan i shtetit, gjatė njė turneu nė Ballkan nė nėntor tė vitit tė kaluar, ka nėnvizuar se vlerėsimi i pėrmbushjes sė standardeve nuk nėnkupton nė mėnyrė automatike pėrkrahjen pėr pavarėsinė e Kosovės, por zoti Rexhepi ėshtė i mendimit se kjo iniciativė e administratės amerikane nė Kosovė ėshtė kuptuar si shenjė e ripėrqėndrimit tė vėmendjes sė Shteteve tė Bashkuara mbi ēėshtjen e Kosovės.
|