AAK: Arrestimet e djeshme goditėn drejtėsinė nė Kosovė Kosovė
AAK ka reaguar ndaj arrestime tė djeshme. Nė njė komunikatė pėr media tė kėsaj partie thuhet: Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e priti me indinjatė tė thellė lajmin pėr arrestimin e gjeneral Selim Krasniqit, komandant i Zonės II Mbrojtėse dhe tre eprorėve tė tjerė tė lartė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. AAK beson nė drejtėsinė, rendin dhe ligjin, por nuk u beson improvizimeve tė tilla tė drejtėsisė dhe kundėrshton ashpėr arrestimet qė shkojnė nė favor tė politikės ditore. Ky dhe veprime tė tjera tė tilla janė nė vazhdėn e eksperimenteve me drejtėsinė qė po bėhen nė Kosovė.
AAK konsideron se bashkėpunėtorėt e Millosheviqit kurrė nuk mund tė vendosin drejtėsi nė Kosovė. Po tė kishte drejtėsi kėtu, atėherė dje do tė duhej arrestuar udhėheqėsi, mbėshtetėsi dhe nxitėsi i tė gjitha situatave destabilizuese dhe bandave kriminale nė Kosovė, Nebojsha Ēoviq dhe jo luftėtari i lirisė, gjenerali Selim Krasniqi. AAK beson nė luftėn e pastėr dhe plotėsisht tė drejtė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe beson, po ashtu, nė kontributin e ēmuar tė cilin nė kuadėr tė saj e kanė dhėnė gjenerali Selim Krasniqi dhe bashkėluftėtarėt e tij. Arrestimet e djeshme goditėn edhe njėherė drejtėsinė nė Kosovė dhe ato janė tė drejtuara po ashtu kundėr vlerave madhore tė UĒK-sė, TMK-sė, paqes, stabilitetit dhe tė ardhmes sė Kosovės, thuhet nė komunikatėn e Kryesisė sė AAK-sė.
|