Kallėzim penal rreth njė deklarate tė R.Trajkoviq
Prishtinė, 18 shkurt - Avokati Tomė Gashi, nė cilėsi tė autorizuarit gjeneral major Rrustem Mustafa, ka paraqitur kallzim penal nė Prokurorinė publike komunale nė Prishtinė kundėr deputetės Rada Trajkoviq. Kallėzimi ka tė bėjė me njė deklaratė tė deputetes Trajkoviq nė RTK me datė 8 dhjetor tė vitit tė kaluar, ku ajo shprehet se po vriten dėshmitarėt qė duhet tė dėshmojnė kundėr shqiptarėve, duke pėrmendur ndėr tė tjera edhe rastin e gjykimit tė ish gjeneral-major Rrustem Mustafės-Remi. "Ju e dini se po vriten dėshmitarėt qė duhet tė dėshmojnė kundėr shqiptarėve, kemi procesin gjuqėsor kundėr Remit dhe procesin gjyqėsor kundėr Haradinajt, tė gjithė ata qė ėshtė dashur tė jenė dėshmitarė, po vriten. Ky ėshtė problem i shoqėrive tona, i krejt Ballkanit." Kjo deklaratė e bėrė nga deputetja e koalicionit serb "Kthimi" Rada Trajkoviq, nė RTK me datė 8 dhjetor tė vitit tė kaluar, nė emisionin "Debat pėr dorėzimin e armėve" sipas avokatit Tomė Gashi nė bazė tė Ligjit Penal tė Kosovės, konsiderohet vepėr penale pėr pėrhapje tė lajmeve tė rreme dhe shpifje. Nė bazė tė kėsaj dėshmie, me autorizim tė ish gjeneral major Rrustem Mustafa-Remi, avokati Tomė Gashi, nė njė konferencė pėr shtyp bėri tė ditur se ka paraqitur kallėzim penal nė prokurorinė publike komunale tė Prishtinės. Z. Gashi shton se pėr akuzėn e drejpėrdrejtė ekzistojnė fakte ngase ka prova tė mjaftueshme,siq ėshtė videoincizimi i cili nuk mund tė ndryshohet.Ai thotė se sipas ligjit nė fuqi e paditura mund tė dėnohet deri mė 5 vite burg por shton se do tė preferonte qė kėtė ēėshtje ta hetonte prokurori ndėrkombėtar. Nė Kornizėn Kushtetues tė Kosovės ėshtė e pėrcaktuar se tė gjithė deputetėt gėzojnė imunitet nga tė gjitha ndjekjet penale dhe civile qė kanė tė bėjnė me mendimet e shprehura ose veprimet e thera tė kryera nė cilėsinė e tyre si deputet tė kuvendit.Ky imunitet nuk mbulon veprime tė cilat hapatzi inkurajojnė dhunėn ndėrmejt komuniteteve.
|