HENDBOLL: Kombėtarja e Kosovės niset nė Essen tė Gjermanisė
Delegacioni 3 anėtarėsh i Federatės sė Hendbollit tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesja jonė nė hendboll, tė mėrkurėn ėshtė nisur pėr nė landin Essen tė Gjermanisė, nga i cili ka marrė ftesė pėr pjesėmarrje nė njė turne.
Delegacioni 3 anėtarėsh i Federatės sė Hendbollit tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesja jonė nė hendboll, tė mėrkurėn ėshtė nisur pėr nė landin Essen tė Gjermanisė, nga i cili ka marrė ftesė pėr pjesėmarrje nė njė turne.
Gjatė qėndrimit katėrditor atje, zyrtarėt e Federatės sė hendbollit tė Kosovės, do tė kenė njė varg takimesh me udhėheqėsit mė tė lartė tė hendbollit gjerman.
Kjo ėshtė vizita e parė zyrtare nė Gjermani dhe ėshtė vazhdim i pėrpjekjeve nė krijimin e kontakteve tė reja, pas takimeve paraprake tė zhvilluara nė Egjipt, Maqedoni dhe Turqi me federatat pėrkatėse tė hendbollit, qė kanė ndikim tė madh nė mekanizmat ndėrkombėtarė tė kėsaj disipline sportive.
Nga pėrzgjedhėsi Tefik Mikushnica janė ftuar 12 hendbollistėt mė tė mirė kosovarė, tė cilėve nė Essen do tu bashkangjiten edhe Agron Shabani qė luan nė Luksemburg, Taip Ramadani nga Norvegjia dhe Ali Salihu i cili luan nė Gjermani.
Udhėtimin e kombėtares e ka mundėsuar Departamenti i sportit, i cili i ka mbuluar tė gjitha shpenzimet.
Ndeshjen e parė, hendbollistėt kosovarė do ta zhvillojnė nesėr nė orėn 20.
Sė shpejti Federata e Hendbollit e Kosovės do tė ketė vizita edhe nė Itali e Suedi, tė cilat do ti paraprijnė kongresit tė Federatės evropiane tė Hendbollit, ku pritet tė shqyrtohet edhe ēėshtja e pranimit tė FHK-sė nė familjen e hendbollit tė kontinentit tė vjetėr.
Gjatė kėtij muaji, nė Kosovė do tė vijė njė delegacion 3 anėtarėsh i Federatės Evropiane tė hendbollit.
__________________
E dua sportin
|