Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-04, 21:24   #34
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Nje bilete te lutem


normale kjo heshtje e tredhur ne harrim
tualet i se vese qe kerkonte dashnore,
nje bilete te lutem - vajtje pa kthim,
ne binar nje i huaj do ma beje me dore

nje bilete te lutem per trenin e pare,
per ate qe niset ne orare endrrash,
kur dielli i pergjumur hap syt e palare,
pas orgjise se mbremshme me nje tufe henash

nje bilete te lutem per ne Sdiseku,
aty ku deshirat kurverojne heshtur,
me kercinjt e bardhe zbuluar mbi gju,
mes zjarresh te akullt vdes epshi i rreshkur

e vendosa, do nisem, e kote te mundohesh,
t“a gdhish me mua deri neser ne agim
mbyll syte e lodhur e fli te clirohesh
prej heshtjes normale te tredhur ne harrim...

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė