Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-04, 12:08   #56
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

O moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitė me krye n'hi?
Ti ke pas qenė njė zojė e randė,
Burrat e dheut tė thirrshin nanė.

Ke pasė shumė t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
Me burra trima, me gra tė dlira;
Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,
I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;
Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė, si fushė me lule
Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė!

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;
Ca thonė kam fe ca thonė kam din;
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!
Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
Pėr me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
Me ju turpnue me grue e motėr,
E pėr sa pare qi do t'fitoni,
Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
Por asht rrėzue e bamun trokė!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!

Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
Ket fare trimneshė, qi sot asht mekė?
Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,
Qi njeri i huej ta shklasė me kam?

Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do
Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!

اoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithkund l'shon dielli vapė dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
Kush mos na e preki, se desim t'tanė
Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.

Vaso Pasha, 1878

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė