per here te pare hyj ne forumin e dardanise, dhe duke qene nga tirana, me interesoi te di mentalitetin e te rinjve kosovare edhe per nje teme "pikante" sic mund ta konsiderojme ate te seksit para martese. te them te drejten mbeta plotesisht e befasuar nga mentaliteti i forumisteve dhe sidomos prej atyre qe gjoja nuk ishin konservatore porse donin ta ruanin virgjerine per naten e pare te marteses. Dhe si argument sillnin faktin se djemve nuk u besohet e perralla si keto. duke qene femer e shikoj nga ky kendveshtrim edhe problemin e perjetshem te besnikerise mashkullore. Kjo do te thote qe mendoj si te gjitha femrat e tjera qe meshkujt nuk jane besnike.Por te thuash qe nuk bej seks me njeriun qe dua sepse nuk e di a do te martohet ai me mua, ky me duket kulmi i injorances. Une bej dashuri me dike sepse e DUA, dhe nuk llogaris asnje interes tjeter.E nese lidhja jone nuk ka qene aq domethenese sa te me coje ne martese, pune e madhe fort. S'do ti humb shpresat se nje dite do ta njoh dashurine e madhe te jetes sime. Do te doja t'ju pyesja ju "te ndershmeve" te forumt si eshte me mire : seksi para martese dhe gjetja e njeriut te drejte per te kaluar jeten tende apo seksi pas martese, por me te tjere, sepse burri te ka zhgenjyer dhe nuk e do me? Ky eshte problem moral, them une, dhe jo ky qe me kepusni ju ketu, dhe qe nuk do tja pranoja per argument as femijeve te 8-vjecares ne tirane.
|