Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-06-04, 14:37   #1
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim A po takohen fshehurazi lideret Kosovar me ata serbe?!!!!!!!

VAZHDOJNĖ BISEDIMET MES SHQIPTARĖVE DHE SERBĖVE TĖ KOSOVĖS

THE ECONOMIST


Kosova tani ka drejtuesin e ri, diplomatin danez Soren Jessen Petersen. I mėparshmi, Hari Holkeri dha dorėheqje pas trazirave sė marsit, nė tė cilat rreth 4.000 serbė u dėbuan nga shtėpitė e tyre.
Tani proritet duhet tė jetė qė serbėt dhe shqiptarėt sėrish tė bisedojnė. Prej marsit, serbėt i kanė bojkotuar institucionet e Kosovės, pėrfshirė qeverinė. Bisedimet brenda Kosovės dhe me Beogradin pėr ēėshtjet qė mund tė diskutohet nuk kanė vazhduar.
Megjithate, komunikimi mes shqiptarėve dhe serbėve nuk ėshtė ndėrprerė krejtėsisht. Figura tė shquara nga tė dyja palėt, disa herė janė takuar jashtė Kosovės. Javėn e kaluar, kėshilltarėt mė tė lartė tė kryeministrit dhe presidentit tė Kosovės u takuan me homologėt e tyre, nė mesin e tė cilėve edhe me Aleksandar Simiē, njėrin nga autorėt e planit pėr Kosovėn tė kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica. Takimi i pėrgatitur nga Eliamep, njė Institut i njohur grek pėr politikėn e jashtme, u zhvillua nė ujdhesėn greke Halki. Dhe si zakonisht, puna u bė nė tryezė me ushqime dhe verė tė mirė. Alush Gashi, kėshilltar i presidentit Rugova, i ka thėnė Oliver Ivanoviēit se shqiptarėt duan tė bisedojnė me serbėt e Koosvės, por ata mė parė duhet tė kthehen nė Parlament.
Takimi i politikėbėrėsve shqiptarė dhe serbė mund tė jetė punė e mirė. Por disa diplomatė tė huaj druajnė se dobia nga kėto takime po zbehet. Tė njohėsh njėri-tjetrin dhe tė hashė ushqim tė mirė, nuk ėshtė punė e keqe, por ka ardhur koha tė fillohet me punė tė vėrtetė. Dimitri Triantaphyllou, kėshilltar nė ministrinė e Jashtme greke ka sugjeruar se ndoshta ka ardhur koha, qė Instituti tė organizojė njė varg takimesh tė strukturuara tė profilit tė ulėt, nė tė cilėt nga shqiptarėt dhe serbėt do tė kėrkohej tė pėrcaktojnė se pėr ēka mund tė bien dakord, dhe si ta zbatojnė nė praktikė. "Janė pjekur kushtet, prandaj s'kemi kohė pėr tė humbur", ka thėnė ai.
E vėrtetė. Kėtė fundjavė, Serbia voton nė raundin final pėr zgjedhjet presidenciale. Nėse fiton kandidati ekstrem nacionalist Tomisllav Nikoliq, ai mund tė bėjė qė politikanėt serbė tė jenė mė radikalė nė Kosovė. Anketimet e opinionit tregojnė se ai ndoshta nuk do tė fitojė, por ato shpesh herė janė treguar tė gabuara. Nė tetor, zgjedhjet mbahen edhe nė Kosovė. Shqiptarėve po iu humb durimi pėr pavarėsinė, tė cilėn liderėt e tyre ua kanė premtuar, prandaj mund t'i mbėshtesin ekstremistėt nė radhėt e tyre. Dritarja pėrmes sė cilės, statusi i Kosovės mund tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore, sė shpejti mund tė mbyllet.


opinioni i juaj ne lidhje me kete ARtikull te botuar ne gazeten THE ECONOMIST


fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante